Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DOKUMENTI/ Ilir Meta punësime me pagesë në Presidencë? Emëroi në poste kyçe persona që hodhën para në arkën e LSI-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DOKUMENTI/ Ilir Meta punësime me pagesë në Presidencë? Emëroi në poste kyçe persona që hodhën para në arkën e LSI-së
KronikeKryesorePolitike

DOKUMENTI/ Ilir Meta punësime me pagesë në Presidencë? Emëroi në poste kyçe persona që hodhën para në arkën e LSI-së

Published: October 5, 2022
Shpërndaje

Të tjera fakte mbi përdorimin e pushtetit nga Ilir Meta për interesa partiake dhe private kanë dalë në dritë. Meta sistemoi në institucionin publik donatorët e LSI-së në fushatën e zgjedhjeve të 2017 .

Shqiptarja.com sjell të dhëna që ngrenë dyshime serioze për një tjetër skemë klienteliste dhe korruptive të Ilir Metës me punësimet në Presidencë, gjatë mandatit të presidencial 2017-2022. Persona që kanë hedhur para për të mbushur arkën e LSI-së gjatë kohës kur drejtohej ende nga Ilir Meta, janë punësuar më pas nga ky i fundit në Presidencë pas zgjedhjes nga Kuvendi në krye të shtetit.

Ky dokument zyrtar tregon se znj. Sara Lleshi, ka paguar rreth 1.4 mijë USD për fushatën e LSI-së në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, fushatë që është drejtuar nga Ilir Meta. Më pas, Meta shpërblen Sara Lleshin duke e emëruar në Presidencë, në pozicionin e ndihmëses së Ilir Metës, me pagë mujore rreth 1.4 mijë USD në muaj.

- Publicitet -

Majlind Lazimi, kushëriri i Monika Kryemadhit, ka derdhur rreth 1 mijë USD në arkën e LSI-së për zgjedhjet e qershorit 2017. Lazimi, i lakuar për abuzime kur ishte drejtor i ‘Postës, u emërua nga Meta si këshilltar në Presidencë. Meta emëroi këshilltar për sigurinë edhe Bahri Shaqirin, i cili figuron gjithashtu në listën e donatorëve të LSI-së.

Në fund të muajit korrik 2017, një javë pasi hyri në Presidencë, Ilir Meta emëroi Alqi Bllakon si Sekretar të Përgjithshëm të Presidencës, edhe pse më pas, kur Bllako iu bashkua PS-së, Meta e akuzoi për historinë e inceneratorëve.

Bllako, ashtu si Sara Lleshi, rezulton në listën e donatorëve të LSI-së në zgjedhjet e qershorit 2017. Edmond Panariti ka kontribuar me rreth 1.5 mijë USD në arkën e LSI-së, në zgjedhjet e 25 qershorit 2017. Në vitin 2020, Meta emëroi Panaritin drejtor kabineti në Presidencë.

Emërime të kësaj natyre konfirmojmë edhe një herë përdorimin në vijimësi të Ilir Metës për interesa familjare dhe partiake, arsye për të cilën aleati i tij, Sali Berisha, u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 19 qershor të vitit 2021.

Në 21 nëntor të vitit 2013, kunati i Ilir Metës, Drini Kryemadhi, u emërua në kompaninë e kolaudimit të makinave SGS, si inxhinier mekanik, por me pagë më të madhe se sa CEO i SGS-së.  Drini Kryemadhi ka marrë rreth 360 mijë USD nga kompania e kolaudimit SGS, në formë pagash, gjatë periudhës 2013-2020, dhe një shpërblim me vlerë 30 mijë USD, ndërsa dyshohet se nuk ka shkuar fare në punë.

Një pjesë të parave, Drini Kryemadhi ia ka kaluar LSI-së dhe Monikës. Ka dyshime të forta se SGS-ja i ka dhënë paratë Drini Kryemadhit në këmbim të heshtjes së Ministrisë së Transporteve që kontrollohej nga Meta, për moszbatimin e kontratës sa i takon investimeve në pikat e kolaudimit të automjeteve. SPAK ka regjistruar një procedim penal për këtë çështje dhe po vijon hetimet.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • PRoShi says:
    October 5, 2022 at 7:56 pm

    Në fakt, faktet po mblidhen dhe po bëhen publike. Spak, a-spak nuk lëviz. Oportunisti Arben Kraja pret të ndërpresë mandatin në paqe pa punuar, duke abuzuar me rrogën e shtetit.

    Reply
  • Toni says:
    October 5, 2022 at 9:54 pm

    I gjithi ky mashtrim dhe përbaltje ndaj Ilir Metës nga zagarët mediatikë të drogaxhiut Rama për ta eleminuar politikisht.Nëse Ilir Meta dënohet një Muaj,Edvin Rama duhet të dënohet 100 vite.

    Reply
  • Bardi says:
    October 5, 2022 at 9:55 pm

    Se mos ai qe do zavendsoj Krajen do beje gjd?.Ky staf duke nisur qe nga prokuror
    gjykates ,qe jane vendosur qe ne kohen e SB dhe IM,te gjithe kush me shume e kush me pak,ja kane friken ketyre se abuzimet nga ata ,keta i kane me dokumenta dhe ne se hapin gojen automatikisht u hapen dosjet nga keta.Dhe as dhe nje here keta nuk do denohen,sa bejme derre e gerr per reformen ne drejtesi.

    Reply
  • Gerk says:
    October 5, 2022 at 10:08 pm

    TE PRESESH HAIR NGA SHKODRANI
    DMTH SE JE IDIOT
    SE ATO NUK KANE LOQE
    POR CA HUDHRA QE I MBAJNE KOT

    Reply
  • Pensionisti says:
    October 6, 2022 at 3:09 am

    Nuk pyet zagari per akuza! Pergjigja e tij eshte e prere: -Me sulmojne, se une jam patriot. Une jam çun i Pazarit te Ri dhe une kam mesuar te godas me te fortin, ta kepus ne mes me te fortin. Rama s’eshte i forte, por ben si i forte! – ”sqaron” me tej zagari… I bie te fortit. Ai ben si i forte, po s’eshte i forte. Une i bie te fortit dhe e kepus!… Hajde merre vesh kete legen te piset, se çfare mendon, çfare do te thote dhe çfare thote realisht.
    Njeriu, qe ishte per ne balte,
    Na u ngjit larte e me larte.
    Me sfurqe, spat’ e lopate
    Po ben lufte, te ruaje parate!
    Jane para me korrupsion,
    Para krimi dhe hajnie,
    Cdo shqiptar e tash kupton,
    Kush eshte hajdut qeverie!

    Reply
  • edi says:
    October 6, 2022 at 6:22 am

    Detyrimisht qe hajdut qeverie eshte Rama sepse eshte ai qe qeveris prej 9 vjetesh e jo Meta. Rama per te fituar zgjedhjet ka punesuar me mijera simpatizant neper ujesjellese e zyra bashkie.

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    October 6, 2022 at 6:26 am

    Skandal i vërtet me LikeSpounin që populli di më shumë për hajdutin e madh me përmasa Europiane.
    -LIke Floriri në 5 vite në Presidencë ka punësuar 2 agjente Sërbe-Ruse,Vetëm SPAK nuk i shikon.Pasi është i TREDHUR nga Sali Ram Berish(Milloshi)
    -Kuvëndi të votoi ligjin e dosjeve për autoritetin e dosjeve..dhe të nxjerr me shqelma nga institucionet SPIUNËT 32 VJEÇAR QË KAN KAPUR PD+PL,etj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?