Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dokumenti: Instituti i Ndërtimit rikonfirmon vendimin për prishjen e pallatit në rr.“Myslym Keta”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dokumenti: Instituti i Ndërtimit rikonfirmon vendimin për prishjen e pallatit në rr.“Myslym Keta”
AktualitetKronikeShoqëri

Dokumenti: Instituti i Ndërtimit rikonfirmon vendimin për prishjen e pallatit në rr.“Myslym Keta”

Published: December 17, 2022
Shpërndaje

 

Instituti i Ndërtimit, i cili është institucioni që bën vlerësimin dhe ekspertizën teknike për sigurinë e një ndërtese që konsiderohet e dëmtuar, dhe që ka vlerësuar të gjithë pallatet pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ka rikonfirmuar nëpërmjet një shkrese që mban datën 15 dhjetor 2022, se Pallati Nr.4 në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, paraqet rrezik të lartë për banorët dhe duhet shembur.

Nisur nga pretendimet e disa familjeve që banojnë në pallatin në fjalë, Bashkia e Tiranës, në një shkresë drejtuar së fundi kreut të Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli, ka kërkuar një rikonfirmim të Oponencës Teknike, të kryer nga ky institucion që në vitin 2020, e cila ka dalë në përfundimin se pallati është i pabanueshëm për shkak të dëmtimeve të rënda në strukturë.

- Publicitet -

Në përgjigje të shkresës, Instituti i Ndërtimit që sot drejtohet nga ish zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë në qeverisjen socialiste dhe ish këshilltari i Kryeministrit, Edi Rama, Artan Shkreli, e rikonfirmon oponencën e vitit 2020.

“Në bazë të kërkesës suaj, Nr. 44366 Prot, datë.15.12.2022, protokolluar me tonën me Nr.2212 Prot, datë.16.12.2022, “Kërkesë për rikonfirmim të Oponencës Teknike”, për objektin: “Pallati Nr.4”, Rruga “Myslym Keta”, Njësia Administrative Nr.4, Tiranë, ju vëmë në dijeni se: Në mungesë të dokumentacioneve të reja, për këtë objekt, rikonfirmojmë oponencën teknike me Nr. 1924/2 Prot , datë.05.08.2020, të bërë mbi bazën e materialeve të paraqitura nga ana juaj”, thuhet në përgjigjen e Artan Shkrelit.

Në vitin 2020, pas analizave të kryera nga inxhinierët dhe ekspertët, Inspektoriati Ndërtimor ka dalë në përfundimin se “Pallati 4, rruga ‘Mylsym Keta”, Tiranë duhet të prishet dhe të ndërtohet e re”.

Është pikërisht kjo ekspertizë e Institutit të Ndërtimit i cili vë në lëvizje, sipas ligjit, Bashkinë e Tiranës, që ka për detyrë ta zbatojë atë, duke marrë masat për shembjen e pallatit dhe strehimin e familjeve në apartamente të reja. Në këtë rast, Bashkia e Tiranës ka dhënë zgjidhjen se familjet të strehohen në pallatet e reja të ndërtuara në lagjen “5 Maji”. 30 familje e kanë pranuar këtë zgjidhje dhe jetojnë tashmë në shtëpitë e reja.

Por, çuditërisht, prej dy ditësh, kandidati i primareve të PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, po nxit disa familje të Pallatit nr.4 në rr. Myslym Keta, që të mos e pranojnë zgjidhjen e bashkisë, por të qëndrojnë në pallatin e dëmtuar, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Nuk dihet pse Belind Këlliçi në këtë rast akuzon vetëm Bashkinë e Tiranës, duke lënë qëllimisht jashtë akuzave Institutin e Ndërtimit dhe drejtorin e tij, Artan Shkrelin, hartuesin e ekspertizës që legjitimon shembjen e pallatit.

Gjithashtu, nuk dihet pse Belind Këlliçi ka kallëzuar sot në SPAK vetëm Bashkinë e Tiranës për këtë proces, dhe ka lënë jashtë padisë Institutin e Ndërtimit, edhe pse ky është institucioni që ka iniciuar zinxhirin e vendimeve që pasojnë prishjen e Pallatit Nr. 4 në rr. Myslym Keta.

Ndoshta përgjigjen për këto dy dyshime mund ta japë vetëm Belind Këlliçi.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  • Rama vijon të relativizojë temën e pronësisë: I ka dalë pronari edhe Teatrit të Butrintit
  • Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  • Asfalia greke, UDB, rusët, Albin Kurti dhe iranianët: A është kjo e vërteta e protestës së Tiranës?
  • Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur

Komentet e Fundit

  1. sadiku on Protesta dhe analiza e deklaratave të Edi Ramës për Zvërnecin
  2. Ke parajsa e satëme on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Glaukias on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  4. Glaukias on Rreth 200 milionë euro për Zvërnecin, nga vëllezërit sirianë, drejt llogarive të Artur Shehut
  5. Futja kot on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?