Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 Majit, i ka kërkuar Departamentit Amerikan të Shtetit heqjen e “non gratës” për kreun e PD-së, Sali Berisha.
Në një dokument prej 23 faqesh thuhet që në hyrje të tij se përcaktimi i Berishës si person ‘non grata’ dëmtoi politikën e jashme amerikane.
Continental Strategy vijon më tej argumentet e saj duke thënë se heqja e këtij përcaktimi për liderin e opozitës duhet bërë edhe për faktin se Berisha tani nuk është më një politikan aktiv.
“Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”. Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon”, thuhet në materialin e hartuar nga kompania lobuese amerikane.
Ndërsa Berisha është kryetar i PD-së dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë që do të dorëhiqet pas humbjes se zgjedhjeve, lobistët e paguar prej tij në SHBA thonë se ai nuk është më figure aktive politike.
Berisha del rregullisht përditë në konferenca shtypi si kryetar i opozitës dhe e përfaqëson këtë të fundit në aktivitetet e Partive Popullore Europiane, por për kompaninë që ka përfituar një kontratë prej 6 milionë $ nga PD-ja, nuk e bëjnë atë një politikan aktiv.
Continental Strategy është një kompani amerikane konsulence dhe lobimi që ka lidhje të ngushta me figura nga rrjeti politik i Partisë Republikane dhe ekipi i Donald Trump. Për Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD), marrëdhënia zyrtare me këtë firmë konsiston në një kontratë lobimi afatgjatë, me vlerë deri në 6 milionë dollarë, dhe shërbime të strategjisë politike për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar dhe për të lobuar në Uashington në favor të PD-së.

Top Channel

Nje “non grada” nuk mjafton per ty more kriminel dhe hajdut qe shkaterrove gjithe shqiperine per te pasuruar familjen, ke vrare njerez te pafajshem dhe shkaterrove pa lindur proceset demokratike ne kete vend te europes. Je pikerisht ti qe aktron prej kaq vitesh ne shqiperi ate qe dirigjon Edi Rama ashtu sic i do qefi, i cili po ta kalon edhe ty per hajduteri dhe krime ne kete vend. Qendrimi yte ne politike, ne krye te PD dhe ai ne krye te PS, jane pikerishte per te krijuar nje “Bunker Politik” qe ti shmangeni drejtesise per korrupsion dhe krimet qe keni bere kunder nje kombi. Ju keni shkaterruar dhe vjedhur gjithe ekonomine shqiptare dhe e shpopulluat kete vend te pasur dhe te begat, ku njerezit kane marre arratine rrugeve te botes per koren e bukes dhe koken e tyre, sepse ne kete vend te okupuar nga kriminelet si ti dhe Edi Rama, Erion Velia, Ilir Meta, etj., tj., me gjithe bandat kriminale qe ju duartrokasin nga pas, sepse dhe ato nuk jane me pak te korruptuar se ju, nuk jetohet me. Ju te gjithe keni cuar ne gremine te ardhmen e nje kombi dhe per kete meritoni jo vetem “non grada” nga SHBA, Anglia por edhe nga cdo shtet ne rruzullin tokesor. Ku i gjeni parate ju qe paguani, miliarda per te hequr “non graden”, 6 milionshet Euro, kur populli vuan per buken e gojes? Jane pikerishte parat e korrupsionit qe ju keni vjedhur ketij populli dhe ju i paguani per te pastruar figurinen tuaj, por juve te gjithe nuk pastroheni me sikur tju futesh edhe ne nje vaske te madhe te mbushur me acid te koncentruar 100%, por cte besh kur ne shqiperi nuk funksionon drejtesia!
Kompanite e lobimit nuk kane te bejne me emrin ose ne se eshte fajtor Sali krimineli! Ato marrin dollaret pavaresisht ne se kjo monster ka vrare e ka zhdukur njerez!
Me miljona dollare qe i vodhi shqiptareve do laje ftyren e kriminelit,hajdutit,grabitesit shkatrrusi i demokracise,i shtetit,i pronave Sali Berisha.Nuk ka dollare ne bote te lajne Sali Berishen.
Amerika prandaj eshte shpresa jone pse i jep hakun krimineleve dhe hajduteve te gjithepushtetshem,qe Drejtesia eshte e paafte ti gjykoje,se keta jane mbi drejtesine.
Nuk e kuptoj, DASH e sanksionoi per korrupsion madhor, SPAK (krijesa e SHBA) e ka marre te pandehur per korupsion, keto hijenat lobuese thone nuk eshte aktiv ne politike. A ka mundesi ti hiqet nongrata nje te pandehuri per korupsion? Vetem nese DASH peshtyn veten per hir te nje kufome pa vlere.
Titulli i shkrimit i bukur se ka shume humor.
Ja dhe La Civita i lau duart me Saliun ! E mbajti fjalen e dhene dhe ja tha Trampit ne sy, qe t’ia heqin “Dekoraten” Saliut, se e ka mike per koke. Dhe Trampi nuk e beri fare dy ! I gezofsh 6 mije dollaret more “miku” i Saliut ! Ne dite te veshtire duhet miku !
Saliu si malok qe eshte vazhdon nje kufte qe demton veten.Aktualisht zyrtaret e larte amerikane qe u kerkohet te investohen ne heqjen e nongrates ĺexojne dosjen e Saĺiut dhe tmerrohen.Pra futen tek njerezit qe nese pyeten per heqjen e nongrates dalin kunder pas leximit te dosjes.Nuk do e kishin lexu ndryshe.Pra Saliu e ka kthy koburen nga vetja.
E paskan marre 250 mije dollareshin e rradhes dhe i kane fut nje leter higjenike me fshi bythen por Saliu nuk din gja e kan bo me koken e vet se eshte ceshtje e Partise jo e Saliut.Hajde gallate hajde.
Sa te jete gjalle Evi Kokalaru,Saliu nuk rehabilitohet.