Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
AnalizaInvestigim

Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit

Published: July 3, 2026
Shpërndaje

Një projektvendim i Këshillit të Ministrave po transferon ishullin e Sazanit nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes te Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.

Në një intervistë të fundit për podkastin e sipërmarrësit David Senra, Ivanka Trump përshkroi projektin që po zhvillon së bashku me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, si një investim me përmasa të mëdha në Mesdhe në një ishull privat.

“Po punoj për një projekt të jashtëzakonshëm me bashkëshortin tim në Mesdhe. Është një projekt me përmasa gjigante. Bëhet fjalë për një ishull privat prej 14 mijë hektarësh në zemër të Mesdheut,” tha Trump.

- Publicitet -

Ndryshe nga përshkrimi i saj, Sazani është pronë shtetërore dhe administrohet nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Dokumenti i siguruar nga BIRN tregon se qeveria po ndërmerr hapat për ta transferuar ishullin në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, duke e kaluar atë nën administrimin e Ministrisë së Ekonomisë.

Projektvendimi, i propozuar nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, parashikon transferimin e pasurive në zonën kadastrale 3269 të Bashkisë Vlorë për “zhvillimin dhe realizimin e projektit për investim strategjik ‘Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit’”.

Pjesë nga dokumenti, publikuar nga BIRN

Sipërfaqja që parashikohet të vihet në dispozicion të projektit përfshin rreth 5.2 milionë metra katrorë truall dhe ndërtesa ekzistuese në ishull, ose më shumë se 90 për qind të sipërfaqes së Sazanit.

Në fund të vitit 2024, qeveria shqiptare i dha statusin e “Investitorit Strategjik” kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC, e lidhur me Kushner. Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, investimi i planifikuar arrin në 1.4 miliardë euro dhe parashikon zhvillimin e një kompleksi turistik në një pjesë të ishullit.

Afatet për realizimin e projektit u shtynë në fund të vitit 2024, ndërsa investitorit iu njohën lehtësi të reja. Ndër to përfshihen ndryshime ligjore që lejojnë procedura të posaçme për investitorët strategjikë, si dhe angazhimi i Ministrisë së Mbrojtjes për pastrimin e zonës nga municionet e paplasura që gjenden në tokë dhe në detin përreth ishullit.

Më herët, presidenti Bajram Begaj dekretoi nxjerrjen e një zone stërvitore nga Plani i Përhapjes së Forcave të Armatosura, një hap që konsiderohet i nevojshëm për zhvillimin e projektit.

Sipas projektvendimit, transferimi përfshin pasurinë nr. 206/7 me sipërfaqe 5,255,215 metra katrorë dhe ndërtesa me sipërfaqe 31,005 metra katrorë; pasurinë nr. 208 me sipërfaqe 254,178 metra katrorë dhe ndërtesa me sipërfaqe 5,344 metra katrorë; si dhe pasurinë nr. 207 me sipërfaqe 9,386 metra katrorë dhe ndërtesa me sipërfaqe 412 metra katrorë.

Ishulli i Sazanit është pjesë e Parku Kombëtar Sazan-Karaburun, i vetmi park kombëtar detar dhe tokësor në Shqipëri.

Zona konsiderohet habitat i dhjetëra specieve me rëndësi ndërkombëtare, përfshirë specie të rrezikuara të faunës detare.

Projektvendimi për kalimin e ishullit të Sazanit te kompania “Atlantic Incubation Partners LLC” vjen në një kohë kur Shqipëria është përfshirë nga një valë protestash.

Kryeministri Edi Rama është treguar sfidues ndaj protestuesve, duke u zotuar se qeveria nuk do të tërhiqet nga projekti. Ai ka akuzuar gjithashtu forca të jashtme si nxitëse të protestave.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
31 Comments
  • R.S says:
    July 3, 2026 at 7:30 am

    Pershendetje
    Po lexoj DITEN dhe po shkruaj keto dy radhe, Sapo mora vesh ate qe ka ndodhur dje. Sot populli e mori vesh se ke mbron dhe lufton e drejta e njeriut, sot doli ne shesh se e drejta e njeriut i bene karshillek nga ballkoni i qeverrise, te drejtes se njerezve! Neser kete te drejte do ta festojne si gjithe bota si te drjten e tyre, te pranimit te roberise, boterore! Rofte drejta e jeriut, rrofte fitorja e pavaresise, qe s’le roberine te livadhise! Po neser, bota dhe vete BE-ja do te ndjejn carjen e pare te BE-se, Gjermanine mos ta genjeje mendja! Eshte e braktisur nga lindja qe ne momentin e pare!

    Reply
    • !!!!!!!’ says:
      July 3, 2026 at 7:46 am

      ????????

      Reply
    • Krrraaaa krraaaa flamingo says:
      July 3, 2026 at 8:10 am

      pusho injorant, perhapes i budalleqeve ne net

      Reply
  • Detari says:
    July 3, 2026 at 8:40 am

    R.S. Gjermanine shteti i pare qe do ta godasi do jete Polonia, po ai shtet qe mbahet me leket e Gjermanise, frances dhe suedise.

    Gjithe shtetet sllavo-fone do jene te parat qe do godasin BE-ne dhe evropen se bashku.

    Thjesht shiko cfare po bejne me njeri tjetrin ukr-rusi dhe imagjino cfare do benin me perendimoret.

    Reply
    • tfgs says:
      July 3, 2026 at 10:38 am

      pusho injorant i qishes greke. Ju pederastet e janulles nuk shquheni per mendte e kokes

      Reply
  • VLONJATI says:
    July 3, 2026 at 8:43 am

    Rama dhenien e Shqiperise te miqte e ka misjon dhe nuk iken pa e realizuar.Kete do e cimentoj ne parlament me 83 buratinot qe nuk do kete bir nene qe ti ktheje me ne gjendjen fillestare, se nuk te le me arbitrazhi nderkombetar.Emri i tij dhe i deputeteve qe do e votojne ne parlament keto kalime do kujtohen ne vite si esadiste shqiptare.Duhet qe vet deputetet ti thone Ndal se po e tepron.Aka bura dhe gra te tilla?Kjo eshte pyetja 1000 dollareshe.Te shohim

    Reply
    • Deni says:
      July 5, 2026 at 11:22 am

      mos e vrit mendjenmplako se cudia me e madhe 3 dite zgjat…aty ne ate parlament ka pas esadiste pa fjnd dhe prap nuk e rruajti njeri ti mbaje mend.
      ky aktuali eshte esadisti me i vogel ne historine shqiptare me krahasim me tjeret.Ketij i’a shtrian te tjeret tapetun e kuq keshtuqe duhet nis nga ato.Filloni me salen te parin dhe do mberrini tek te gjithe faktoret shkaterrues te shqiperise.

      Reply
  • pyetje nga publiku says:
    July 3, 2026 at 9:17 am

    Nje pyetje mund tja bejne vehtes shqiptaret kudo ku jane per ta kuptuar a kemi ne Sazan nje interes kombetar a interes personal te Rames :
    A do tja jepte Sazanin 90 % ne zoterim ky Esat Pashe Rama nje Kushneri qe nuk ka vjehrrin President te SHBA?

    Reply
    • Detari says:
      July 3, 2026 at 9:32 am

      Rames nuk i intereson kush i ben, Rames i intereson vetem te vere dore ne “artin” e ndertimeve. E filloi me lyerjen e pallateve ne Tirane, me vone duke ndertuar kulla te vogla ne shume zona si Korca etj, kulla te cila ngjasojne 100% me ato skulpturat dhe vizatimet e tije qe mban ne KM. Mbas kesaj filluan kullat ne kryeqytet. Gjithe keto kohe ka bere plan ta “pikturoje” gjithe vendin dhe keto ndertime qe te realizohen duhet leku i zi.

      Ne cdo ndertim te madh rama ka futur doren kjo eshte e sigurte.

      Reply
  • LORI says:
    July 3, 2026 at 12:49 pm

    Eshte po e njejta afere e KSPRTIZANIT qe beri SLQIU me dhendrin e tij.Ndryshimi eshte vetem tek dhendri qe nuk eshte RAMES por i TRAPIT.

    Reply
  • c´FARE Fitojme? says:
    July 3, 2026 at 1:51 pm

    shkurt dhe pa Akuzuar ASKEND..pra Jepet 90% e Ishullit??Me c´´fare Cmimi??
    1-C´fare Fiton Shqiperia??Apo hajde dhe themi “Do Investoj” Kushneri??Ose edhe dikush Tjeter??
    2-Kontrata..midis Shqiperise dhe Kompanise…cilat jane Klauzolat e Kontrates??
    A-FITON SHqiperia, nga Perqindja e Investimit????????????????????????????DHE NESE JO…lere me mire ashtu sikur se eshte??

    Reply
  • deltaerruar says:
    July 3, 2026 at 2:00 pm

    ore si vate ajo puna e Lisistrates, ca thote tos tarifeu ?

    Reply
    • Dado/Dade says:
      July 3, 2026 at 8:30 pm

      Ore po gjithe hajvanet ketu qenkan mbledhur ??
      U paska krijuar kushte Thano me Daden
      Keta me keto qe shkruajne ose jane te fandaksur ose bejne “punen” sipas pageses.Nga protesta te Dita dhe nga Dita te protesta. Derisa tu ngele bytha ne ndonje hu…

      Reply
    • Anonymous says:
      July 7, 2026 at 12:23 am

      In

      Reply
  • Liria says:
    July 3, 2026 at 2:06 pm

    Me kete “Projektvendim” qe ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahim Esat Pashe Toptani ka propozuar per transferimin e pasurive të zonës kadastrale 3269 të Bashkisë Vlorës dikur Heroike, për te zevendesuar projektet ushtarake te mbrojtjes me “zhvillimin dhe realizimin e projektit për investim gjoja “strategjik” “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit”, po i ve minat mbrojtjes strategjike te Shqiperise, ne nje kohe kur planet e pushtimit te Kosoves dhe Shqiperise jane mbi tavolinat e Perbindeshit Rus Vladimir Putin dhe te shovinisteve te eger serbe. Demostruesit heroike te Tiranes kete propozim tradhtar duhet ta paraqesin urgjentisht ne SPAK!

    Reply
  • Florida says:
    July 3, 2026 at 2:07 pm

    Ky cift,Kushner, nuk ju plas fare se cfar behet ne Sazan. Ato si dorezan, marrin $ bilionat , dhe ku ju kam pa. Puna , ajo fare pune qe do behet e bejne vellezeri Sirian me qendrim ne Izrael. Keshtu qe Edi merr pjesen, V. Sirian me babin ne Izrael pjesen dhe fundi eshte, Shqipetaret pa token e tyre dhe te varfer, perseri!

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    July 3, 2026 at 2:18 pm

    Sipas ketij dokumenti trondites privatizimi i Klubit Partizani” nga dhenderri i Berishes nuk ka me kuptim te hetohet nga SPAK-u, sepse Shqiperia eshte vene ne Shitje nga Qeveria Rama.

    Reply
    • Aldrin says:
      July 5, 2026 at 1:38 pm

      Hetimi ka perfunduar o kurve e Ramutit. Klubin Partizani ja dha Rama Berishes. nuk e moren vete..
      Rama ne burg, Berisha ne Burg

      Reply
  • Aldrin says:
    July 3, 2026 at 2:26 pm

    Kot llap Protesta. Shitja po behet para syve tane.
    te gjithe llapeqenet e mediave qe nuk i bashkohen protestes, por shkojne per te bere publicitet, te gjithe jane bashkefajtore ne krim
    Sot, eshte detyre e te gjitheve dhe secilit nga ne qe te shkoje ne Proteste.
    Kushdo patriot qe e ndjen pergjegjesin e ceshtjes, duhet te ofrohet ne Proteste per te bashkuar Zerin me Zerin e Popullit.
    Ky eshte fundi i Shqiperise

    Reply
  • Shqipëria says:
    July 3, 2026 at 3:45 pm

    Urrime plote suksese Shqipërisë investime i mbrekullueshme e ardhmja plote jete endra realitet ta Gezojme

    Reply
    • Aldrin says:
      July 5, 2026 at 1:36 pm

      O kurva dhiare, Urime qe u shkaterrua Balleshi dhe Porti i Durresit??

      Reply
  • demo says:
    July 4, 2026 at 1:47 am

    Rama ka leshuar frenat,Brenda tre diteve,ndersa Protesta vazhdon,,KA DORZUAR VLOREN.Ka hequr nga Territori Republikes Shqiptise,Sazanin,Zvernecin,Pishe Poron,Akernine,Orrikumin Pasha Limanin..Keto Teritore i kalojne Mafias Nderkombetaree Izraelit,Katarit,Sirian,Amerikan,Rus,Arab,Bullgar etj,derisa te sqarohet perfundimisht Pronesia.
    Asgje me teper nuk kishte pushtuar Italia ne 1920.Kete radhe fajin nuk na e kane pushtuesit e huaj,por pushtuesi Edi Rama,qe kerkon te zhduke Shqiperine nga faqja dheut.Ne kete situate te rende,te dorzimit te copave re Shqiprise,Asgjesimit te Sovranitetit dhe Kufijve Shteterore,nuk vlejne me Parullat ne Proteste por duhen nxjerre Armet e 97 nga dollapet ti dalim Zot vendit.Cfare ben Komiteti i Mbrojtjes Kombetare te Vlores? Ky Komitet duhet te mblidhet Urgjentisht te leshoje thirrje per mobilizimin ushtarak te popullsise per Mbrojtjen e Vlores.Ate qe beri Komiteti Kombetare i Barcallase ne 1920.
    Miku ka Urgjence,.Firmos cdo dite shkeputjen e miljona meter katror nga Territori i Republikes Shqiprise per Banden e Tij.Degjova dje nje Interviste te Tartar Bazes.Nqs se ka nje Vendim te Komitetit te Mbrojtjes Kombetare te Vlores,le te na informoje npm.rrjeteve socialeKoha nuk pret.Edi Rama vepron.Ka ikur koha e konstatimit.Po na hiken Atdheu!

    Reply
    • Juda says:
      July 4, 2026 at 11:44 am

      GJAKUN.PO JA PI
      KETIJ PIS MILETI
      FATI KOMBIT MBARE
      NE DORE TENDE MBETI

      JEPI BOS TE LUMTE
      DO TE MBAHESH MEND
      SI AI QE RRENJESH
      E ZHBIU KTE VEND

      Reply
  • demo says:
    July 4, 2026 at 1:57 am

    Po or po!Edhe Esad pasha me vota e kishte qeverrine e Durresit.

    Reply
  • Dashi says:
    July 4, 2026 at 11:34 am

    Rama ja paska dorëzuar Sazanin Kushnerit (!?) , që do të thotë , do t’a lidhin me zinxhirë ishullin , do t’a tërheqin zvarë e do t’ja bashkangjisin Amerikës . Sa budallenj e idiotë që jini ! Resortet e Mykonosit ( ndër më modernet në botë) , i ndërtoi një firmë e famëshme franceze para shumë vitesh , i shfrytëzoi kompania e huaj për aq vite sipas kontratës , por përfundimisht Mykonosi mbeti aty ku ishte , në Greqi , nuk u bë tokë franceze dhe resortet i mbetën përjetësisht Greqisë .

    Reply
    • realitet ballkanik says:
      July 5, 2026 at 7:02 am

      Ne Greqi nuk guxon asnje kryeminister te beje pazare fshehtas me trojet e vendit e greket ti marrin vesht ato pazare nga mediat e huaja. Sic ka ngjare me Ramen ne gjithe keto vite te mbreterimit tij.

      Reply
  • Juda says:
    July 4, 2026 at 11:45 am

    GJAKUN.PO JA PI
    KETIJ PIS MILETI
    FATI KOMBIT MBARE
    NE DORE TENDE MBETI

    JEPI BOS TE LUMTE
    DO TE MBAHESH MEND
    SI AI QE RRENJESH
    E ZHBIU KTE VEND

    Reply
  • SOKRATI says:
    July 5, 2026 at 4:12 am

    Nuk eshte e besuesheme kjo shgarravine, pa frimen origjinale! Tymnaje, nen shembullin e protestuesve pa koke, vetem me gjuhen llape dhe ca para ne xhep te paguara nga oligarke te pakenaqur, qa bejne pastrim, si edhe nga qarqe te huaj, qe i duan ”te miren” Shqiperise!
    Rrofte Shqiperia!
    Poshte tradhetia dhe llapaqeneria!

    Reply
  • xxx says:
    July 5, 2026 at 8:33 am

    Ti Adriatik i mjere
    Pse s’ben vale kete here
    Vale, dallge e furtune
    Se ti Vlorene ta zune

    Vloren e Karaburune
    Vlora dhe Karaburuni
    Jane vatanet e mia
    S’na i mban dot Italia

    Reply
  • Tártari says:
    July 5, 2026 at 11:16 am

    A mos ato sherret e Rames me ata k/bashkiaket e Vlores, kane brenda kete punen e Sazant? Nje nga ata k/bashkiaket ka lindur ne Sazan. I jati ka qene komandant ishullit te Sazanit nga Kuçi i Vlores! Jo per ndonje gje, por ta mesoje z.Thano qe me ka denuar pa gjykuar duke m’i bllokuar komrntet!

    Reply
  • Aldrin says:
    July 5, 2026 at 1:41 pm

    Protesta te dali me nje kerkese te Popullit per Gjykaten e Strasburgut: Te anullohen te gjitha vendimet e qeverise Rama.
    Populli kunder Rames!!
    Eshte gjeja e pare qe duhet te formuloje Protesta
    Me parullen :
    Vendimet e Rames jane Antikombetare
    Vendimet e Rames jane Zero per Popullin
    Eshte urgjence kombetare

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
  • Danubi thahet në nivele historike, dalin nga ujërat anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore
  • Sekreti i jetës sipas një 103 vjeçareje
  • Kjo telefonatë nuk do të jetë më e mundur, nëse ke automjet të ri në BE
  • Trump pret Zelenskyn, takimi në Uashington më 28 korrik, Ukraina rikthehet në fokusin e SHBA

Komentet e Fundit

  1. Hugo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  2. K R on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  3. demo on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  4. Durrsaku on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku
  5. CR7 on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?