Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dokumenti sekret i Kremlinit: Ekonomia ruse është në kolaps
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dokumenti sekret i Kremlinit: Ekonomia ruse është në kolaps
AktualitetBote

Dokumenti sekret i Kremlinit: Ekonomia ruse është në kolaps

Published: September 7, 2022
Shpërndaje

Putini pretendon: Ekonomia ruse po ecën mirë, inflacioni në vend ka rënë në nivelin e 14.31 përqind, ndërsa Perëndimi po vuan shumë më tepër.

Problemi për luftënxitësin e Kremlinit është se ka dyshime të brendshme se kjo është propagandë ekonomike. Shumë më tepër flitet për të kundërtën. Vendi që pushtoi Ukrainën po përballet me një rënie të gjatë dhe një krizë të rëndë ekonomike.

Një dokument sekret i Kremlinit (mbi një takim me dyer të mbyllura të zyrtarëve të lartë më 30 gusht) e sheh të zezë situatën ekonomike në Rusi. Kështu bën të ditur shërbimi ekonomik ‘Bloomberg’. Sanksionet amerikane dhe evropiane po shkatërrojnë sektorët kryesorë ekonomikë, nga të cilët Rusia ka qenë e varur prej vitesh.

- Publicitet -

Pas muajsh punë, ekspertët dhe zyrtarët e qeverisë arritën në këto skenarë:

-Vetëm në fund të dekadës, ekonomia ruse mund të rikthehet në nivelet e paraluftës.

-Në varësi të skenarit, ekonomia do prekë fundin vitin e ardhshëm me një rënie 8.3 përqind nën nivelin e vitit 2021- ose edhe në vitin 2024, me një rënie prej 11.9 përqind nën nivelin e paraluftës.

Një kontrast i fortë me propagandën e Kremlinit. Sepse ai pretendon se ekonomia ruse do të tkurret vetëm me 3 përqind këtë vit dhe akoma më pak vitin që vjen.

E vërteta është se sanksionet po funksionojnë dhe ato janë të dhimbshme.

Tronditja ekonomike në detaje

Sipas Bloomberg, ekspertët presin gjithashtu që të paktën 200 mijë specialistë të IT të largohen nga vendi deri në vitin 2025. Që prej fillimit të luftës, ekspertë të panumërt janë larguar nga Rusia.

-Sipas shifrave zyrtare ruse, 419 mijë njerëz janë larguar nga vendi vetëm në gjysmën e parë të vitit. Një rekord absolut!

-Sanksionet perëndimore kanë dobësuar ndjeshëm ekonominë ruse- sepse Moska nuk mund të importojë më pjesët e nevojshme dhe në të njejtën kohë nuk mund të heqë mallrat e saj.

Për shembull, vëllimet e prodhimit në sektorët kryesorë (naftë, gaz, metale, kimikate, dru) mund të vazhdojnë të bien gjatë një ose dy viteve të ardhshme. Nuk ka blerënga Perëndimi dhe në terma aftgjatë, çmimet e lëndëve të para ka të ngjarë të bien sërish.

-Një sektor tjetër në rrezik janë ilaçet. 80 përqind e prodhimit farmaceutik rus varet nga furnizimet me jashtë.

-Flota ruse e avionëve kërcënohet gjithashtu me tkurrje të detyruar: ka mungesë të pjesëve dhe avionëve të rinj (në Rusi fluturojnë 95 përqind prodhime të huaja).

-Sanksionet e BE-së tashmë e kanë trefishuar koston e transportit rrugor.

-Rusia mund të bjerë pas standardeve të teknologjisë perëndimore me një gjeneratë. Ajo po kërkon alternativa në Azi, por mesa duket vendi ka probleme edhe me kartat SIM. Ato mund të mungojnë duke nisur nga viti 2025.

-Për shkak se Rusia vështirë se mund të importojë më, ekziston edhe rreziku i ndalimit të prodhimit në sektorë të tjerë. Mungon dorëzimi i komponentëve të rëndësishëm (psh pjesët e makinerive). Vetëm 30 përqind e makinerive të prodhimit prodhohen në Rusi, thuhet në raport. Industrisë i mungon kapaciteti për të kompensuar këtë kërkesë.

-Mund të ndikojë edhe në bujqësi, e cila është kritike për prodhimin e ushqimit. Rreth 99 përqind e prodhimit të shpendëve varet nga importi. Shumica e farave të nevojshme për panxhar sheqeri, patate apo ushqimet e peshkut importohet nga jashtë./BILD

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryeministri britanik, Keir Starmer zyrtarizon dorëheqjen
  • VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  • Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  • Shtrenjtohet ndjeshëm parkimi në Tiranë, banorët shpenzojnë të paktën 15 mln euro në vit
  • Ngadalësohet trafiku në Hormuz, pasi Irani thotë se ka mbyllur sërish ngushticën

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. TITI on VIDEO: Fundi i izolimit 22-vjeçar, plazhi i Kakomesë mbushet me pushues
  3. Vurko on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?
  4. Protestuesi on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  5. demo on Incidenti natën me studenten 19-vjecare dhe dy civilët 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit” në protestë?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?