Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DOKUMENTI: Zbardhet drafti i dakordësuar i PS-PD për votën e diasporës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > DOKUMENTI: Zbardhet drafti i dakordësuar i PS-PD për votën e diasporës
Lajmi i funditPolitike

DOKUMENTI: Zbardhet drafti i dakordësuar i PS-PD për votën e diasporës

Published: January 20, 2025
Shpërndaje

Zbardhet drafti i dakordësuar të PS-PD për votën e diasporës që KQZ pritet t’ja dërgojë sot Kuvendit.

Në draft parashikohet mënyra se si do të numërohen votat e ardhura nga Diaspora. Sipas propozimit, pas mbërritjes së fletëve të votimit, dy partitë kryesore në maxhorancë dhe opozitë do të marrin pjesë në procesin e numërimit.

Në të njëjtën kohë, partitë do të kenë detyrimin që të cojnë emrat e kandidatëve në KQZ, 60 ditë para zgjedhjeve (në 11 mars) dhe jo 50 ditë sic ishte më parë.

Neni 25/2

- Publicitet -

Numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe rezultati zgjedhor

Fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në momentin e mbërritjes në KQZ regjistrohen në një regjistër të posaçëm dhe ndahen sipas zonës zgjedhore të vendbanimit më të fundit të zgjedhësit para largimit nga Shqipëria.

Fletët e votimit të dërguara nga zgjedhësit jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë dhe të administruara nga KQZ numërohen dhe vlerësohen në vendin e numërimit të votave nga jashtë të caktuar nga KQZ.

Procesi i numërimit të tyre fillon në të njëjtin moment që fillon numërimi i kutisë së parë me fletë votimi të zonës zgjedhore përkatëse.

Numërimi dhe vlerësimi i votave nga jashtë administrohet nga një komision i përbërë prej 4 anëtarësh dhe sekretari, të emëruar nga KSHZ. Propozimi për 2 anëtarë bëhet nga partia më e madhe e pozitës parlamentare dhe për 2 anëtarët e tjerë propozimi bëhet nga partia më e madhe e opozitës parlamentare. Sekretari i komisionit emërohet mbi bazë të aplikimeve të lira dhe duhet të jetë me profesion jurist. Anëtarët dhe sekretari duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në nent 30 dhe 31 të këtij Kodi. Nëse numri në listën përfundimtare të zgjedhësve nga jashtë është më i madh se 80 mijë, KSHZ mund të ngrejë më shumë se një komision të numërimit dhe të vlerësimit të votave nga jashtë, me kushtin që vlerësimi i votave të një qarku të kryhet nga i njëjti komision.

Për numërimin dhe vlerësimin e votave KSHZ cakton grupe numërimi të përbërë nga dy anëtarë. Një anëtar propozohet nga partia më e madhe e shumicës parlamentare dhe anëtari tjetër nga partia më e madhe e opozitës parlamentare.

Rregullatori, me propozimin e Komisionerit, përcakton me akt nënligjor dokumentacionin, mënyrën e plotësimit të tij dhe çdo aspekt tjetër për administrimin, vëzhgimin e procesit të numërimit, numërimin, vlerësimin e votës dhe tabelimin e rezultatit zgjedhor sipas këtij neni.

Neni 64 pika 1

Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 75 ditë (ishte 70) përpara datës së zgjedhjeve.

Neni 65 pika 1

Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 65 ditë (ishte 60) përpara datës së zgjedhjeve.

Neni 67 pika 1

Partia  politike  ose  koalicioni  zgjedhor,  në  kuptim  të  nenit  65,  që  është  regjistruar  nëKQZ  si subjekt zgjedhor për zgjedhjet në Kuvend, depoziton në KQZ për çdo zonë zgjedhore, jo më vonë se 60 ditë (ishte 50) para datës së zgjedhjeve, listën që përbëhet nga: lista shumemërore me renditje të fiksuar të kandidatëve; dhe b) lista shumemërore e kandidatëve që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. / TCH

Drafti i dakordësuar PS-PD

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?
  • 60 vjet pas zbulimit të amfiteatrit të Durrësit
  • Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  • Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  • Aksidenti në galeritë e minierës së kromit, vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. 1thundrak on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. Detari on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. KTH S on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  5. Vl on 50 milionë Euro apartamente të sekuestruara, çfarë ndodh me blerësit?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?