Nga Artan Xh. DUKA
Lёngata jonё demokratike e ka njё zanafillё e sё pari mёndja tё shkon tek “pardesybardhёt” e 90 tё futur “kontrabandё” nё politikё dhe kulisa BeRama zgjedhore e vitit 2008 që i poftis shoqërisë lista pafund “eunukësh” politik që i bëjnë fresk “diktaturave” në demokraci.
Sot qytetari ka ҫelsat e kashtёs dhe fatin e politikanёve e ka vetёm SPAK e bota nё dorё. E qё puna tё mos shkojё deri tek SPAK e bota, duhet qё votёs t’i rikthehet dinjiteti e fuqia e para 2008 ndryshe “pardesybardhёt” nuk do tё na shqiten por mund tё evoluojnë nё “flamingo-rozё”.
“Policë” sigurimi për politikën!
Sot nё protestё kryefjala duhet tё jetё sistemi zgjedhor. Thirrjet pёr “burg”, pёrveҫse anomali demokratike e populizëm “jakobin”, mbeten demagogji sa kohё qytetari nuk “gjykon” dot politikanёt me votё se kështu e ka katandisur sistemi zgjedhor.
“Liderat” e vet-shpallur tё sё nesёrmes nё bulevard flasin kryesisht vetёm pёr sistem listash tё hapura proporcional kombёtar, hap pёrpara ky krahasuar me tё sotmin por sёrisht kemi avaz listash “ik ti tё vi unё”, njё qasje “zapate” e ndrrimit të roleve qё sёrisht e lё votuesin “jetim” e të pagojё përballë qeveritarëve që falë listave fitojnë në “tavolinë”.
Njё sistem i tillё, pёrveҫse njё sfidё llogjistike (materialet voluminoze, pёrzgjedhja e emrave, numёrimi etj), do tё mbushte sёrisht Kuvёndin me deputetё tё gjithkujt e askujt njёkohёsisht! Deputeti do tё mblidhte vota nga tё katra cepat e vёndit e botёs duke iu detyruar gjithkujt dhe askujt realisht. Nuk do ia ndjente pёr votuesin sepse karriera e tij do tё varej nga humori i kryetarit tё partisё.
Edhe “liderat” në shesh njëlloj po kërkojnë të vëmë dorën në zjarr për ta sikundër me të tjerët pas viteve 90. Nuk propozojnë kurrfarë “kapistalli” ndaj politikës por vetëm avaz listash po njëlloj. Politika mbetet “shërbim” i pasiguruar; qytetari vetëm humbet dekada, mund, sakrifica, treten ëndërrat e shpresa dhe gjithnjë politika i lë kusure në derë. Edhe vezëhedhësit në bulevard që nuk kanë bërë vezën e kuqe që t’u merren kallëp ato që premtojnë, mund të dalin vetë vezë kllufe një ditë e pa “kapistall” do të na mbeten po njëlloj në derë.
Nuk kemi pse mbajmë sytë nga qielli për burra të mirë e politikanë të përsosur se nuk ka të atillë ndaj që të mos vijohet me fjalë të mira e gurë në trastë, bulevardi duhet të zotohet se do t’i vërë “kapistall” politikës e vetes si pjesë e saj duke e bërë votuesin të plotfuqishëm me sistemin e duhur zgjedhor sepse me lista nuk shtyhet më.
“Kolektivizimi” i votёs
Cungimi i pёrfaqёsimit nё Kuvёnd ёshtё anomali nё demokraci dhe pёrbёn paradoks politik kur mendon se “pardesybardhёt” qё pёrbetohen pёr epёrsinё e pronёs e sipёrmarrjes private (me tё cilёn abuzojnё), bёjnё tё kundёrtёn kur vjen puna tek vota.
“Pardesybardhёt” sot kanё “kolektivizuar” e futur votёn nё “kooperativё” duke zbehur interesin e pasionin qytetar tek ajo. Vota si investim qytetar duhet tё jetё konkrete dhe qytetari duhet t’a ketё me “tapi” deputetin e tij. “Pronё” kjo e “blerё” me votё dhe qё qytetari duhet t’a gёzojё e tё vendosё vetё pёr fatin e saj duke e “mbajtur” apo “kёmbyer” atё ҫdo katёr vjet.
Demokracia zvenitet kur vota merret peng dhe qytetari i pashpresё qё nuk i bie “murit” tё abuzimit me kokё ose vuan nё heshtje, ose bёhet pjesё e sistemit ose ia ҫan jashtё.
Protesta nё bulevard duhet tё pёrqёndrohet sot tek vota e ҫlirimi i saj nga pengmarrja e gjatё. Shpresёn pakthim tek e nesёrmja nuk e sjell rrotacioni e ndёrrimi i emrave lart etj por vota e lirё si guri e arra nё dorёn e qytetarit.
Nuk kemi pse mbetemi mё peng i dёshirёs e vullnetit tё “burrave” tё mirё nё politikё apo tё vёmё “dorёn nё zjarr” pёr dikё. Jo vetёm se nga e thёna nё tё bёrё ndan njё “det” i tёrё por dhe se pёr mirё a keq, fjalёn e fundit duhet t’a thotё qytetari, ndryshe politika vetёm do t’i lёrё pa gajle si gjithnjё “kopilin” e problemeve pafund nё derё.
Gogoli mazhoritar!
Protesta nuk po “ndez” sepse nё shesh dёgjohet po ai avaz i premtimeve prej “burrash” tё mirё pa “kapistall” qё kemi dёgjuar 4 dekada me rradhё. Jemi djegur shpesh nga qulli pa i fryjmё edhe kosit ndaj dhe premtimet e zotimet do tё ngjallin interes vetёm nёse paraprihen nga zotimi pёr njё sistem zgjedhor merite qё i vё politikёs “kapistall”.
Fytyrat e reja nuk ngjallin shpresё pa rregulla tё reja nё politikё duke filluar nga vetё sistemi zgjedhor. Koha tregoi se i vetmi sistem qё ngjall shpresё tek vota e demokracia dhe ul politikёn me kёmbё nё tokё mbetet ai mazhoritar, sistem ky i provuar mё parё dhe qё sot pёrdoret pёr zgjedhjet pёr pushtetin vendor.
Mazhoritari ёshtё njё sistem ku bazohen demokraci vitale nё botё – SHBA, MB etj. Edhe nёse sot nё MB flitet pёr reformim tё tij, bёhet fjalё pёr plotёsim mё tej tё tij. Mazhoritari vetёm pёrmbush mё tej tё drejtёn e pёrfaqёsimit kur plotёsohet psh. me dy raunde, proporcional kombёtar (sikurse e kemi patur dikur) apo rajonal etj.
Vetёm mazhoritari e ul nё gjunjё politikanin pёrpara votuesit duke konkurruar vetёm atje ku banon – Rama nё Surrel, Berisha tek RTSH etj dhe jo tё lёrё “kapelen” nё zonё e marrё shtёpi e jetuar nё Tiranё.
Reforma zgjedhore duhet tё jetё radikale edhe pёr financimin e partive e fushatave zgjedhore pёr tё garantuar barazi mes tyre dhe mundёsi pёr kandidatёt e pavarur. Asnjё kacidhe nga buxheti i shtetit sepse nuk bёn qё qytetari tё gёnjehet me paratё e tij! Tё kavёrdisen me kuotat e tyre dhe tё bёjnё fushatё normale pa tensione e fanfara ku qytetari tё dёgjojё e arsyetojё e jo kalojё nё delir e antagonizёm. Kemi nevojё pёr kohezion shoqёror dhe paraja e tepёrt e prish atё.
Reforma zgjedhore plotёsohet nёse me ligj rishikohet piramida e rrogave dhe deputetёt e shtetarёt paguhen si tё gjithё punonjёsit e administratёs nё shtet. Mega-pagat e shpёrblimet pafund duhet tё marrin fund sepse vetёm kёshtu politika do tё shndёrrohet nё mision dhe jo biznes si deri mё sot, gjё qё tёrthorazi do tё shkurarojё edhe marrjen e tё paudhёve me politikё.
Vetё proҫesi i votimit duhet tё administrohet e votat tё numёrohen nga qytetarё pa parti. Partitё janё nё konflikt interesi me votimet e duhen mbajtur larg.
Afёrmёndsh PS e PD qё gatuan 2008 nuk do e ndryshojnё sistemin zgjedhor. Edhe nёse protesta nё bulevard zotohet pёr mazhoritar sёrisht ajo do tё mbetet njё dёshirё e mirё e ёndёrr nё sirtar sa kohё BeRama mbetet nё pushtet. Por, ndonse edhe e mira do kohёn e saj, boll tё flitet e tё fillojё pёrpjekja pёr tё sa mё parё.
Bulevardi nuk ka nё dorё as burgun e njёrit apo dorёheqjen e tjetrit. Ka nё dorё tё ngjallё shpresёn qytetare tek e nesёrmja dhe zotimi pёr njё sistem mazhoritar e moderim tё politikёs e fut atё nё hulli. Atёhere edhe sheshi do tё mbushet plot se qytetari do të shohë se për premtimin politik nuk do të ofrohet si policë “sigurimi” thjesht besa e fjala e dhënë e tjetrit në tribunë por garancia e votës mazhoritare që ia mat kokën me pe çdokujt në politikë.
Të tjerat janë llafe e fukarallëk. Dorën në zjarr për askënd!
DITA

Po.Berisha ne Fier i premtoi zonjes Majaci me 1 kembe,qe do t`ja beje pensionin nga 40 mije, 220 mije.Foli per dhomat e hotelit 15 mije dollare, udhetimet carter te kryeministrit,por nuk foli per 50 miljon te llogarase,per betonimin e parkut Rinia,qe shkon jo miljona,por miljarda dollare.(Ne ish gropen e Ajdin Sejdise aksioner eshte i biri).Nuk foli per qindra e mijera hektare te Sazan,Zvernec,Bregdetin,qe shkojne miljarda dollare,dhe per kete:Pucin Kushtetues te 2008,qe rrezoi systemin demokratik zgjedhor ne Shqiperi.Dmth,keto qe nuk i permendi,do ti perserise Berisha,sapo te vije ne pushtet.
Faleminderit Artan Duka!
Për artikuj të tillë orientues dhe
të qartë ka shumë nevojë situata e vështirë në të cilën ndodhemi
Kësaj i thonë të shkulësh të keqen duke e filluar nga rrënjët dhe jo duke tërhequr degët, sepse kështu e keqja gjallërohet dhe trashet, e pamundur më vonë për t’u shkulur.
Sa më shumë artikuj në median e shkruar aq më shumë ndriçohet mendja dhe kthjellohet qytetari.
Me fal or ti, qytetari ne nevoje per tu ndricuar,,,Nje pyetje kam.
Sa vite i duhen qytetareve qiptare qe te ndricohen?
Dhe, te ndricohen nga Artan Duka
Liderucat e vetëshpallur të rrugës si dhe ai grusht tellallësh e zhurmuesish që i venë nga pas duket se nuk e kanë si preokupim domosdoshmërinë e varrosjes së marrëveshjes së fshehtë tinzare të 2008-ës.
Për ta ndryshimi i sistemit aktual të votës me sa duket nuk ka as interes dhe as priotitet. Si figurina të shqyera falë angazhimit të tyre “serioz” në rrjetet sociale, vota mazhoritare mund t’i nxirrte ata automatikisht jashtë loje.
Listat e hartuara nga lapsi i kryetharit vlerësojnë dhe u japin poste drejtuese “trapave loyalë”, e pra sahanlëpirësve të pamoralshëm dhe pa dinjitet. Si rrjedhojë, gjithë ai stërmundim dhe harxhim energjie në protesta do i shkonte dëm, pasi në sistemin mazhoritar vendos sovrani dhe jo hajvani. Është sovrani ai që vlerëson përmes votës se duhet të drejtojë meritokracia apo hajnia.
Me britma dhe ulërima euforiste nuk mund t’i thuash vetes “protestues”.
Me thirrje delirantësh si “Rama ik” nuk largon dot askënd pa dëshirën e tij.
Me përmbysje e zjarrvënie kazanësh nuk i largon dot “plehrat” që qelbin ambientin.
Me goditje vezësh nuk ndryshon dot asgjë përveç se dëmton kauzën.
bejne xhibla se nuk zgjidhen deputet si emer ne gare me tjetrin por ne tavoline me lista. vete Rama 4 mandate kryeminister tavoline. cfare pret nga te tille deputete ne hava qe miratojne ne unison rroga, privilegje, imunitet nga zullumet… per veten! ndaj dhe flamingot po vazhduan me lista, prape ai avaz ndaj dhe sheshi nuk eshte ai qe pritej deri tani, jane te gjithe firaune o mete per vete dhe xhanem normal qe nuk presim te bien nga qielli por te pakten te votohen tamam cdo 4 vjet se ua kaluan edhe bllokmeneve ne kohe
Ndryshimet ne sistemin zgjedhor jane absolutisht te domosdoshme;besoj se,ne thelb,kjo eshte kerkesa kryesore e protestes dhe e publikut ne pergjithesi.Thirrja per burgosjen e drejtuesve te dy partive pergjegjese per kete situate shpreh me shume indinjaten ndaj pandeshkueshmerise qe gezojne per paligjshmerite e tyre,por ceshtja kryesore eshte rikthimi i fuqise se votes te populli.Dhe kete ose do ta bejne keto dy parti nen presionin e popullit per te shpetuar dicka nga vetja,ose partite e reja duhet ta artikulojne qarte;perndryshe,nuk ka kuptim te mbahen zgjedhje.Duam demokratizimin e sistemit,jo thjesht nje rotacion individesh ne pushtet.
Z.A.DUKA:
1.Pardesyt e bardha,koka e 64.000 komunistve dhe spinve të Enverit po drejtojnë akoma vëndin nga 1992..
..Nuk është rastësi që u rikthye SALISËRBI BISTURIA 79.! Pa u larguar non grata nga politika dhe arrestimi tij për 10001 krime nga 1991 Shkodër nuk ka stabilitet,Demokraci BE.!
..Edi Rama është i detyruar nga SHBA,BE të qëndroi KM derisa Sb të ketë frymë,pasi SPAK+GJKKO I KA TREDHUR SB DHE NË PD NUK KA DEMOKEACI.!
2.Ndryshimet e kodit 2008,ja imponoi Saliu K.Ministër apsolut – E.Ramës në opozitë i pafuqishëm ta ndalonte edhe për gërdecin,ku ishte implikuar edhe vetë Amerika..dhe u interesoi antarsimi në NATO,për të shpëtuar Saliun që gjoja përmbysi Komunizmin në Shqipëri pas 45 vitesh.!
..Dhe,Sa të jetë Saliu Aty,nuk ka shpresë për ndryshim të 2008.!
3.Në kushtet kur nuk ka opozitë alternative,PS E.RAMA do qeverisi gjatë,pasi SHQIPËRIA NË NATO NUK U LIHET MË NË DORË AVENTURIERVE NON GRARA DHE PA KOKË.!?
4.PD me Saliun nuk vjen kurrë në Pushtet,pasi veç tjerash:
.. BRAKTISI TË PËRNDJEKURIT,PRONARËT,FSHATIN ME L.7501,QYTETET E MËDHA.! DHE I KAN NGELUR TRETHINAT VERIORE QË ZAPTUAN PRONAT E TË TJERVE ME MBI 16.000 TË VRAR..
5.E.Rama votohet nga 80 % e popullit,ka mbështrtjen e SHBA,BE,ANGLISË..
..NDËRSA SALIU 20 % të viËotave dhe të PPE(BE) TË TIPIT BELERI GREK.!
6.Ruga për të mos e lënë vëndin pa opozitë(ky është qëllimi Saliut dhe të mbështetsve) DUHET..
..PROTESTUESIT ANONIM TË KRIJOJNË PARTI,TË FUTEN NË ZGJEDHJE,NË 2029 TË ZËNË VËNDIN E DYTË PËR TË NXJER NOKAUT PD-BANDË BERISHISTE NGA 1991..DHE MË PASË JASHTË LIGJIT,PASI NGA 437 KRIJUESIT E PD ’91 KA NGELUR VETËM SALISËRBI BISTURIA 79.!
FLM A.DUKA,DITA
Doli dhe me idioti i kapterrave Et’hem Lalajj
Shume uje ka shkrimi i z.Duka.Gjera te thene e sterthene.Te kesh shprese te llumi i bulevardit eshte te vesh duart ne koke.
Shume drejte qe shqiptaret duhet te jene skeptike per drejtuesit e ardhshem prandaj duhet te vendosin kornizat mbrojtese si
NUK KA IMUNITET PER ASKEND
SISTEMI ZGJEDHOR JO ME LISTA
KUFIZIMI I MANDATEVE
FINANCIMI I VEZHGUAR SE MUND TE HYJNE PARATE E PISTA
BERJA E LEHTE E REFERANDUMEVE
KONTROLLI I PASURISE I DETYRUESHEM
PER PAGESAT E DEPUTETEVE DUHET TE JENE NE RAPORT ME PAGEN MINIMALE PSH 5 HERE ME E LARTE
Protesta duhet ti vendosi kerkesat ne nje pllakate qe te jete si sfond.
Ne parim jam dakort me shkrimin. Ndryshimet jane te nevojshme per tu bere.
Por, kush do ti beje?
Kete problem kemi o Artan, se kush do ta beje kete ndryshim, apo jo?
Se, ndryshimet nuk behen vete.
Nuk di une te veje Ligji vete dhe te deklaroje ndryshim.
Kjo eshte nje gjeagjeze qe une nuk e zgjidh dot.
Nuk e perfytyroj dot “ndryshimin’ ligjor te ndodhi ashtu papritur, ne natyre.
Keshtu qe ngelet nje kushtrim pa pergjigje ky shkrimi jot..
Kush mund ta beje kete ndryshim, dhe kur?
Kanceri i Shqiperisë janë dy parti qe padrejtesisht quhen parti politike , PS dhe PD . Ato janë klube maskarenjsh , shqipetarët më te degjeneruar i gjenë aty , varrmihesit e Shqiperisë .
Antaresia e ketyre 2 partive perbehet nga dy kategori njerezish – o janë idiote me intelegjencë zero , ose janë maskarenj qe mendojne vetëm për lekuren e tyre , pa Shqiperise le t’i dale themeli siç i ka dale .
Ç’pret nga kjo kategori !
Keta janë skllever pa nder, pa dinjitet .
Mjere Shqiperia qe timonin e shtetit e ka në dorë pjesa me e ndyrë e shqipetarisë .
Pisk i kemi punet, ne shqipetaret e kemi zakon historik qe , kur duhet t’i bëjmë sytë kater , ia futim gjumit për shtate pale qejfe dhe pastaje te gjitha i paguajme shtrenjte e shumë shtrenjtë .
Artikull shume cilesor, shterues. Ne radhe te pare duhet te bien nga froni dy “mbreterit” njeri me hajdut se tjetri, njeri me antishqiptar se tjetri. Njeri vrases dhe kriminel, fali 4 HC te popullit shqiptar, tjetri po shet token e Shqiperise per hallin e vet.
Duhet nje sistem zgjedhor qe deputetet mos jene eunuke, mos jene si prostituta qe keta dy tutore i kane nxjerre ne semafor. Ky KM aktual eshte edhe me probleme mendore te theksuara dhe shume i rrezikshem.