Kokainë, një thikë, një shkop dhe një këmbë karrige është gjendur nga policia në banesën e Gerald Gushollit, mjete këto që akuzohet se i ka përdorur në rrahjen barbare të bashkëjetueses së tij, R. Baxhaja, infermiere që jetonte prej tre dekadash me familjen në Gjermani dhe u kthye në vendlindje vetëm për sakrificë dashurie. Dhunime fizik dhe psikologjik i vajzës, ka ndodhur për katër ditë me radhë në datën 12, 13, 14 dhe 15 Prill, ku gjatë kësaj kohe R. Baxhaja ishte mbyllur në një dhomë dhe është keqtrajtohej me sende të forta. Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, ka detaje e prova për akuzat e “heqjes së paligjshme të lirisë”, “dhunë në familje” dhe “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”.
Ndërsa nën hetim për moskallëzim krimi janë dhe katër shokët e Gushollit, shtetasit Erlin Kateshi, Bledi Kateshi, Arian Sheta, Besmir Nurçellari. Sipas dosjes hetimore, dhunimi barbar i R.Baxhaja fillimisht është konstatuar nga Olta Sheta, e cila e ka marrë në telefon motrën e Geraldit, shtetasen Amarilda Bërdica, e cila pasi ka shkuar në banesë dhe ka parë gjendjen e shkaktuar. Menjëherë e ka transportuar të dëmtuarën në drejtim të një klinike private. Në kuadër të hetimeve është pyetur Amarilda Bërdica, motra e Gerald Gushollit, e cila ka deklaruar se i vëllai dhe viktima jetojnë në shtëpinë e nënës së saj, tek rruga “Frosina Plaku”. Përgjatë kohëve të fundit ajo ka udhëtuar drejt Turqisë për vizita mjekësore dhe nga ana e vëllait të saj i është shmangur takimi. Me të dëmtuarën tha se ishte takuar një herë dhe kishin marrëdhënie të mira. Më tej shtoi se i vëllai ka qenë i ngarkuar emocionalisht.
Mjekët e spitalit kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për çfarë kishte ndodhur dhe menjëherë nisën hetimet. R. Baxhaja ka deklaruar se është dhunuar nga i fejuari i saj me këmbën e tavolinës, duke e goditur në të gjithë trupin. Ajo ka sqaruar se e ka goditur me grushte dhe shkelma edhe në fytyrë dhe i ka marrë telefonin celular, me qëllim që të mos lajmërojë lidhur me dhunën. Gjithashtu Geraldi e ka mbyllur me çelës dhe ka vijuar veprimet e dhunshme për 4 ditë me radhë, duke i thënë se do ia merrte shpirtin.
Gjatë ekspertimit mjeko-ligjor, kanë rezultuar dëmtime dhe shenja në pjesë të ndryshme të trupit. Lidhur me ngjarjen është pyetur Ardit Manoku, i cili ka sqaruar se Gerald Gushollin, e ka shok fëmijërie dhe është lajmëruar nga ky i fundit se ka goditur bashkëjetuesen me shpullë. Si pasojë Geraldi i ka treguar se bashkëjetuesja është rrëzuar në tokë dhe ka humbur ndjenjat, ndërsa ai vetë është larguar nga banesa.
Arditi i ka thënë shokut të tij se nuk është në Tiranë dhe më pas është nisur drejt Durrësit, ndërsa takimin e kanë lënë për në datë 16 prill në orën 01:30 tek “Mozaiku”, ku dhe janë ndaluar nga policia.
Për ngjarjen është pyetur Gerald Gusholli, i cili ka deklaruar se është i ngarkuar emocionalisht dhe nuk ka pranuar të japë shpjegime në këtë fazë të hetimit.
Në pyetje është marrë dhe Olta Sheta, kushërira e Gerald Gushollit, e cila ka sqaruar se është njoftuar nga Geraldi se nuk ishte mirë dhe ka shkuar në banesën e tij. Aty ka vënë re R. të dëmtuar në ballë dhe në pjesën e kofshës. Fillimisht, R. nuk i ka treguar se çfarë ka ndodhur dhe se bashku me Amarildën, e kanë dërguar për ndihmë mjekësore. Gjithashtu i është marrë deklarimi i shtetasit Besmir Nurçellari, i cili ka sqaruar se nuk ka pasur dijeni përsa ka ndodhur deri në momentin që është lajmëruar nga bashkëshortja e tij. Aktualisht ndaj Gerald Gushollit, është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për katër personat e tjerë Erlin Kateshi, Bledi Kateshi, Arian Sheta, Besmir Nurçellari, është vendosur masa e sigurisë “detyrim për paraqitjeje”.
