Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja e zezë e Bankers
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Dosja e zezë e Bankers
Kryesoreopinion

Dosja e zezë e Bankers

Published: May 5, 2026
Shpërndaje

Nga Ing. Isuf Tushe

Ky nuk është thjesht korrupsion administrativ, por një operacion mafioz i sofistikuar ku janë bërë bashkë qeveritarë, gjyqtarë dhe studio ligjore për të tjetërsuar gjakun dhe djersën e popullit

Hetimet e prokurorisë Fier lidhur me korrupsionin e Bankers-it në vendburimin Patos – Marinëz, kanë qenë biznes midis drejtësisë dhe kompanisë nën drejtimin e kupolës politike PS – PD, dhe të gjitha termat e kontratës janë shkelur rëndë dhe shteti nuk duhet t’a lejonte deri sa gjendja të arrinte deri këtu. Ne specialistët e naftës kemi që në 94′ që i kërkuam qeverisë Meksi që të mos privatizohet industria e naftës dhe të prishet kontrata me kompaninë JV Albpetrol – Premier Oil, asnjë përgjigje, heshtje varri.  Premieri vodhi sa deshi dhe u largua. Me ardhjen e Nanos në 97′, i kërkuam takim në Institutin e Naftës Fier për të diskutuar lidhur me zhvillimin e industrisë naftës në kushtet e ekonomisë tregut, erdhi ministri Ylli Bufi, drejtori Albpetrolit dhe ca palo deputet karrierist që s’ja u dëgjuam njëherë zërin në Parlament. Unë isha i caktuar për të diskutuar për vendburimet, dhe disa kolegë të tjerë për kërkimet, e kështu me radhë.

- Publicitet -

Sapo unë fillova, dhe zotëria sa dëgjoi fjalën vendburim, më ndërpreu dhe i dha urdhër të ndjerit Gjergj Kerri që të diskutonte me mua dhe t’i dërgonim mendimet tona, asgjë s’u bë me gjithë insistimin tim. Pra, Ylli erdhi për të pirë një kafe se vendimet i kishin marrë. Në 2004 – rën, Nano ja dha me konҫesion, një grupi inxhinjerësh të Premier Oil, që s’kishin as kompani as kapital investues, por kishin marrë të gjitha studimet tona dhe u interesuan se atje ishte një pasuri marramendëse, krijuan Bankersin kanadez, i cili vazhdoi vjedhjen dhe shkatërrimin e vendburimit deri në 2016, kur Rama – Gjiknuri futën oligarkun e tyre kinez.

Bankersi ka patur shumë favore të çuditshme me VKM apo thjesht me urdhëra verbale nga Nano, pas 8 vitesh nga heshtja e Berishës ku ministri Genc Ruli i hoqi TVSH – në dhe nga 2013 – ta nga Rama që e përjashtoi atë nga të gjitha detyrimet, derisa sot ky vendburim ka arritur në fazën e fundit të shfrytëzimit dhe po shkatërrohet barbarisht, duke lënë në shtresë sasi të konsiderueshme rezervash nafte që vështirë se rekuperohen.

Që në vitin e parë të aktivitetit, Bankersi raportonte se punonte me humbje (termi kryesor i kontratës dhe vetëm me këtë i pezullohej direkt aktiviteti operativ), por ai ka vazhduar normalisht aktivitetin e tij, të mbështetur nga këto qeveri.

Gjykata Fierit, i ka hapur dhe mbyllur dosjet siç ka dashur dhe pazarin e kanë bërë mjaftë mirë. Tani që dosja i kaloj SPAK – ut, dhe rezultatet e hetimit kanë përfunduar (siç dëgjuam nga “Kazanët dhe Tenxheret” mediatike), përgjegjësia i ka mbetur Leonidha Çobos, dhe ja 3 – 4 të tjerë, dhe gjithë pazaret e Bankersit na qënkëshin vetëm pazaret e pista me qiratë e tokave që merrte kompania dhe jo korrupsioni marramëndës me vjedhjen e miliona tonëve të naftës nga kompania për 21 vite, dhe ky grup na paska bërë pastrim parash, etj.

Që në vitin e parë të aktivitetit operativ, Bankersi ka raportuar se punonte me humbje (termi kryesor i kontratës dhe vetëm me këtë i pezullohej direkt aktiviteti), por ai vazhdoi normalisht aktivitetin të mbështetur nga këto qeveri.

Po gjobat pse ja falën Balluku – Denaj, po për ambientin që është kthyer në një katastrofë mjedisore vdekjeprurëse kush mbanë përgjegjësi? Emrat e tyre kanë dalë dhe asnjëri s’përmendet në këtë hetim, edhe pse është vjedhur gjithë pasuria kombëtare e naftës, gjaku dhe djersa e popullit.

Bankersi ka nxjerrë mbi 1.5 milion ton naftë bruto/vit, por në disa vite edhe mbi 2 milion ton dhe na ka dal me humbje, i kam dëgjuar këto shifra nga intervistat e punonjësve të kompanisë. Atëherë pse ajo vazhdoi aktivitetin, po shteti pse e lejoi, po favoret mbi detyrimet financiare pse ja dhanë qeveritë Nano-Berisha-Rama, po gjobat pse ja falën Rama – Balluku – Denaj, po për ambientin që është kthyer në një katastrofë mjedisore kush mbanë përgjegjësi dhe pse kompania s’ka investuar asnjë lek, po për shkatërrimin e pronave private, a ka politikan të përfshirë në këto skema mafioze të sofistikuara korrupsioni, po qeveritar, k/ministra, zv – k/ministra, ministra, studio ligjore fiktive, kompani private fiktive, k/bashkiakë, gjyqtar, doganier, drejtues institucionesh, etj., etj., të përfshirë në korrupsion në këtë vendburim?

SPAK – u duhet të sqaronte këto detaje, madje në një shkrimin tim, para ca ditësh kam sugjeruar që SPAK – u se ka të leht të bëjë këtë hetim se janë ndërthurur shumë faktorë, prandaj duhet medoemos të kërkoj kryerjen e një ekspertize teknike – ekonomike – juridike për të hetuar korrupsionin marramendës në këtë vendburim. Atje janë nxjerrë mbi 30 milion ton naftë bruto për 20 vite nga kjo kompani, me vlerë rreth 20 miliard Euro dhe jo aq sa e vlerëson SPAK-u.

Ana tjetër, kompania është në hetim për korrupsion, si i lejohet asaj akoma të vazhdoj aktivitetin, nuk i sekuestrohet pasuria, vendburimi, dhe t’i kaloj kompanisë shtetërore Albpetrol? Po ashtu pse lejohet kompania Bankers Petroleum të depozitoj paratë nga eksporti i naftës në bankat offshore jashtë shtetit, në kundërshim me marëveshjen hidrokarbure apo vazhdon akoma lojën se del me “humbje” për t’ju  shmangur pagesave mbi detyrimet financiare që ka ndaj Shtetit Shqipëtar?

Po nga hetimet e deritanishme, prokuroria e posaҫme, SPAK-u, i ka sekuestruar ndonjë llogari bankare Bankersit dhe personave që ka ngritur akuzë penale dhe sa është shuma? Këtu ka aq shumë probleme për të diskutuar dhe hetuar sa nuk mjaftojn 2 – 3 prokurorë, por i gjithë SPAK – u duhej të merrej me hetimin në detaje të kësaj vjedhje dhe do t’ja vlente shumë se do të dilnin të gjitha horrëlliqet e kësaj klase politike në shesh, që kanë bërë në këtë vendburim dhe në të gjitha vendburimet e tjera të naftës/gazit, kromit, bakrit, etj.

Analizat dhe interpretimet në shkrimet tona janë bërë në bazë të eksperiencës që ne kemi në këto vendburime, se termat e kontratës, janë mbajtur tepër sekret, por pak a shumë këto janë që kemi diskutuar ne në ecuri. Kjo është vjedhja më e madhe edhe se ajo e rrugëve, tuneleve, porteve dhe aeroporteve, etj prandaj SPAK – u dhe drejtësia në tërësi duhet të mendohet mirë para se të konkludoj dhe të flasi, se është vjedhur gjithë pasuria natyrore minerare kombëtare e naftës dhe minierave, gjaku dhe djersa e popullit, naftëtarëve, minatorëve dhe këtë korrupsion e ka drejtuar kupola e lartë politike PS – PD, kompania Bankers Petroleum, kanadez apo kinez s’ka vjedhur vetëm, por bashkë me këta të zotët e shtëpisë, emrat e tyre kanë dalë herë pas here dhe asnjëri s’përmëndet në këtë hetim. Kështu do vazhdojmë dhe deri kaq është rezultati që po pret me padurim populli nga SPAK ?

—

*Autori është inxhinier gjeolog nafte, Doktor i Shkencave Gjeologjike. Ish-drejtues i kabinetit të vendburimeve në Institutin Gjeologjik të Naftës, Fier

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • demo says:
    May 5, 2026 at 10:28 pm

    Nuk lexoj dot me pasojat e vjedhjes Pasurise toksore,nentoksore,detare,te atdheut.shitjen e Kufijve detare,Dhurimin e Portit te durresit.vlerave Ekonomikie,porte,limane ishuj gadishuj,Baza Ushtarake.Te lesh Shqiperine pa Port Detar ne kushtet e nje lufte Boterore qe po shperthen.Nuk me mbetet vec te perseris fjalet e hidhura te patriotit Hajro Limaj>Me dhimbje jam i detyruar te pranoj nje realitet te hidhur,sepse Ata qe jane ne pushtet kane krijuar kushtet per nje agresion ushtarak kunder Shqiprise.
    Ky ruan ku te gjeje nje panair,Sumit,me buke,pa buke,sa per te dhene mend,,Mbeti ne ajer.Punet e Qeverrise i drejton Balukja,Taulant Balla me Ulsiun mbajne ne rresht Partine.Sec ka nje cifut ne zyre thone,qe i ben Strategjite.

    Reply
  • vlora says:
    May 6, 2026 at 1:26 am

    Ske cfar komenti te besh.Artikulli flet vet.Mos mendoni se jam adhurues i sistemit monist po ne kete rast e them me plot gojen. LAVDI ENVER HOXHES.Doni te me hidhni balte hidhmeni per kete qe thash.Po e kam gabim argumentoni te kunderten

    Reply
  • Dursakja says:
    May 6, 2026 at 4:19 am

    Ky artikull i shkruar nga një profesionist dhe atdhetar flet për tradhëtinë që klasa politike shqiptare i ka bërë Shqipërisë.
    Ndëkaq mu kujtuan fjalët e të madhit Dritëro se kjo nuk është demokraci por
    Shk….. kraci.
    Eh, hallemadhja Shqipëri,
    Hallemadhja Shqipëri u nxorr në pazar
    nga “bijtë e saj” politikanë mafjozë për
    interesa personale.
    Kjo fatkeqësi kombëtare është fatkeqësia më e madhe e të gjithë kohrave që e ka pllakosur këtë vend.
    A ka djelmosha ky vend që mos ta lënë
    këtë Nënë hallemadhe në pazaret e botës?

    Reply
  • Igor says:
    May 6, 2026 at 6:13 am

    Ne nji shtet i koruptuar si Shqiperia nuk hetohen hajdutet qe ndodhen ne kuvend ose ne qeveri por hetohen vetem fshataret e varfer ,e mjera BE qe bisedojn me ju per Anetaresim por kjo nuk ka te ndodhe .

    Reply
  • demo says:
    May 6, 2026 at 6:27 am

    Populli i Naftes ka vrare e ka prere,ka burgosur dhe syrgjynosur kaq shume inxhinjere dhe gjeologe nafte,sa te drejtonin njaftenxjerrjen e gjithe Botes.Nafta shqiptare rrjedh me shume gjak,se nafte.Vetem kaq te mendonte populli i naftes,kur sheh hajdutet,qe Ja RREMBEJNE ME MIJRA ton nafte ne dite.;Prandaj populli kriminal i Naftes kur vrau TE MIRIN,TE VRASE EDHE REZILIN.
    Kur nuk i vret dot hajdutet qeverritare,Kur nuk godet dot Sali malokun dhe Edi palacon,le te godase trenat e naftes.Te shembe botat e naftes,T`i vere flaken Zyrave te Bankersit.Ti verre flaken puseve si Sadami,.Ti vere dinamitin tubacioneve te Bankersit.As une,as ti.
    A vrate per naften o popull? Vrisni tamam,qe t`u themi:LJu lumte dora!.
    A eshte gjalle Ay sakati roje i zyrave te Institutit te naftes ne Patos,qe i shklruante letra shokut Enver per Koco Plakun,Milto Gjikopul;l;in,Nuredin Skraparin,Enriko Veizin e dhjetrta koka te shkences,qe nxorren naften per ta vjedhur Sali maloku me Edi bojaxhiun? Ku je futur o VRROME?Pse nuk i shkruan Gjykates Hages?

    Reply
  • drejtesi e munguar says:
    May 6, 2026 at 3:10 pm

    Shkrimi dhe komentet jane treguesi me i qarte i veprimeve antishqiptare te politikaneve te pas 1990-tes.Dikush thote ti drejtohen BE-s,dikush kerkon ti vene zjarrin e te tjera shpertime deshperuese.JO! Askush vec popullit nuk mund ta kethej kete pasuri qe GRABITET cdo dite.Politikat e qeverive te pas 1990-tes jane vari i Shqiperise.Te huajt vijne dhe ikin me kapitalin pa zot te Shqiptareve dhe nje llokme e marrin politikanet e qeveritaret tane antishqiptar.

    Reply
  • nastradini says:
    May 7, 2026 at 8:59 am

    Ja SEPSE o ing. i paditur Isuf Tushe:

    SEPSE Yli Bufi ishte pjella e Sigurimit te Shtetit dhe bedeli i Ramizit me Nexhmijen per te vazhduar kauzen e Enverit per te vjdhur Shqypnine.

    SEPSE Fatos Nano ishte cuni i Thanasit dhe bedeli i Nexhmijes te Instituti i m-l bolshevik qe mbolli murtajen e morrit te kuq ne Shqypni.

    SEPSE Sali Berisha ishte pjella origjinale e Enverit per te spiunuar Hysni Kapon dhe prandaj Ramizi me Nexhmijen e hodhen ne krye te PD dhe prandaj DOKTOR MORTJEN Edi Rama e mban gerdallen komuniste deri me sot si Lider Opozitar

    SEPSE prandaj Alexander Meksi ju thoni “… Premieri vodhi sa deshi dhe u largua…” sepse ishte nje sigurims pa moral qe punonte ne muzeun e Ministrise se Brendeshme dhe Partia e martoi me pastruesen, sepse u kap duke bere sex gjate orarit te punes dhe Sali Gerdeci e beri kryeminister pa permendur asnje fjale

    SEPSE Genc Ruli ishte dhe eshte dhenderi i kriminelit te Enverit Josif Pashko, qe po Sali Sekretari e beri minister te financave duke i varur UJKUT komunist plak melcite e parave te shtetit ne qafe.

    SEPSE Hajdutja Belinda Balluku eshte pjella e kriminelit Beqir Balluku dhe prandaj nuk ka asnje skrupull per t’i vene frena hajnise se saj me fondet dhe pronat publike.

    SEPSE Krye-Hajduti Edi Rama eshte cuni i Kristaqit, KILLERIT te Enverit dhe prandaj ne krye te SPAK emeron kriminelin e Diktatures Arben Kraja dhe ne krye te Drejtesise emeron Sokol Sadushin, pjellen e kriminelit Maliq Sadushi qe pozonte per fotografi mbi kufomat e kosovareve te vrare ne Tivar.

    SEPSE Po keta hajdute enveriste grabisin taksapaguesit per te bere homazhe pompoze per fanatikun e Enverit, PROFESORIN e krimit komunist dhe te trafikut te femijeve per organe ne Greqi, Servet Pellumbi si ne asnje vend tjeter ish komunist te Evropes Lindore dhe si nje turp dhe rezil i Shqypnise qe pozonte per fotografi kerkon te antarsohet ne BE duke festuar Datat e Zeza te historise sone kombetare: 5 maji, 29 nentori, 8 nentori, 11 janari etj duke mashtruar me propagande sovjetike popullin edhe nderkombetaret per LANC kriminal jugosllav te Enverit

    dhe:

    PRANDAJ BANKERSAT E KINES KANE GJETUR SHSH DHE PO BEJNE PERSHESH ME NAFTEN

    Reply
  • Anonymous says:
    May 8, 2026 at 2:32 am

    Edhe ky shkrimi i kolegut tim Isufit eshte ne unitet me te gjithe shkrimet e tij botuar me pare qe kane ne epiqender naften tone, moralin dhe energjine tone. Me qarte se kaq nuk ka se cfare te thuhet, por te gjithe qeveritaret e perfshire perbejne administraten e ketij koorupsioni te madh, qe eshte pa limit,,, Ky shkrim eshte nje proteste e argumentuar, me fakte, me emera, me moral, se armiqte tane, jane brenda nesh dhe vazhdojne te vjedhin shqiparet, qarte dhe thjeshte, pa u prekur ne seder dhe moral. Korrupsioni shqipatre eshte perhapur si nje pandemi ne gjithe administratat shteterore, duke perfshire edhe ato liggore… Dhe nderkohe populli, hesht, koleget e mi, kane frike te bejne nje proteste. Ska me turp! Koleget e mi qe krekosen, me simposiume, me tituje, me shtirje, nuk bejne nje proteste te shkurter, tregon se ketu ne kete vend cdo gje ka mbaruar… Shoku im, Isufi, eshte me popullin, kunder maskarenjeve qe na vjedhin… dhe ai ska frike, si ca te tjere qe krekosen ne ekrane TV-ve. …Korrupsioni eshte i argumentuar. atehere, perse nuk vepron sistemi gjyqesor? Kjo tregon, se ketu gjithcka eshte kapur nga makrokorrupsioni ne sistem…

    Reply
  • ahmet collaku says:
    May 8, 2026 at 2:32 am

    Edhe ky shkrimi i kolegut tim Isufit eshte ne unitet me te gjithe shkrimet e tij botuar me pare qe kane ne epiqender naften tone, moralin dhe energjine tone. Me qarte se kaq nuk ka se cfare te thuhet, por te gjithe qeveritaret e perfshire perbejne administraten e ketij koorupsioni te madh, qe eshte pa limit,,, Ky shkrim eshte nje proteste e argumentuar, me fakte, me emera, me moral, se armiqte tane, jane brenda nesh dhe vazhdojne te vjedhin shqiparet, qarte dhe thjeshte, pa u prekur ne seder dhe moral. Korrupsioni shqipatre eshte perhapur si nje pandemi ne gjithe administratat shteterore, duke perfshire edhe ato liggore… Dhe nderkohe populli, hesht, koleget e mi, kane frike te bejne nje proteste. Ska me turp! Koleget e mi qe krekosen, me simposiume, me tituje, me shtirje, nuk bejne nje proteste te shkurter, tregon se ketu ne kete vend cdo gje ka mbaruar… Shoku im, Isufi, eshte me popullin, kunder maskarenjeve qe na vjedhin… dhe ai ska frike, si ca te tjere qe krekosen ne ekrane TV-ve. …Korrupsioni eshte i argumentuar. atehere, perse nuk vepron sistemi gjyqesor? Kjo tregon, se ketu gjithcka eshte kapur nga makrokorrupsioni ne sistem…

    Reply
  • ahmet collaku says:
    May 8, 2026 at 2:36 am

    E cfare do me shume SPAKU? Ah, sikur ta donim edhe pak fare Atdheun?

    Reply
  • Jorgji Hanxhari says:
    May 17, 2026 at 3:37 pm

    Të gjitha sa thotë Inxh Isuf Tushe , si dhe të gjitha sa kemi thënë edhe neve specialistë të tjerë, që nuk po i përmend me emër, por që shkrimet e tyre janë në gazeta dhe në facebook, janë shumë të vërteta dhe fajtorët, që janë Kryeministrat që nga 1992 2 këtej dhe ministrat e energjetikës të kësaj periudhe, duhet të trajtohen si shkatërrues të ekonomisë së vendit, që nga industria, bujqësia, transporti hekurudhor, mbrojtja e vendit, etj dhe të dënohen si armiq të popullit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?