Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: DOSJA ALLA: Kryetari i Bashkisë u filmua me biznesmenin që fitoi tenderin e Ujësjellësit, doli nga Shqipëria me Range Roverin e tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > DOSJA ALLA: Kryetari i Bashkisë u filmua me biznesmenin që fitoi tenderin e Ujësjellësit, doli nga Shqipëria me Range Roverin e tij
KronikeKryesore

DOSJA ALLA: Kryetari i Bashkisë u filmua me biznesmenin që fitoi tenderin e Ujësjellësit, doli nga Shqipëria me Range Roverin e tij

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla, tashmë i arrestuar, është filmuar duke konsumuar diçka në një lokal me njeriun që i dha tenderin për të cilin dhe u arrestua.

Gjatë hetimit, prokurorët e SPAK-ut kanë kapur në një lokal Aqif Koneshën dhe Lefter Allën, ndërsa kanë faktuar dhe udhëtimet e tyre jashtë vendit.

Nga hetimet rezulton se “2AF” kompania e Aqif Koneshës është skualifikuar fillimisht nga gara dhe pas disa kohësh rezulton se ka bërë bashkim kompanish duke u shpallur fituese për të realizuar punimet në ujësjellësin e Bulqizës dhe rrjedhimisht duke fituar tenderin 3 milionë eurosh.

- Publicitet -

Në dosje thuhet se Lefter Alla përdorte dhe makinat e Koneshës për të udhëtuar, një prej të cilave ishte e markës “Range Rover” me targa AA009XH. Një prej takimeve që është faktuar nga SPAK rezulton se ka ndodhur në një lokal që quhet “Vip Beer” në Bulqizë. I pranishëm rezulton të ketë qenë edhe Alban Konesha, vëllai i pronarit të kompanisë që ka fituar tenderin.

Pjesë nga dosja hetimore:

Nga kqyrja e sistemit TIMS në lidhje me hyrje-daljet nga territori i RSH të shtetasit Lefter Alla evidentohet që shtetasi Lefter Alla në datë 16.04.2021, ka dalë nga territori i RSH me automjetin me Targë AA009XH. Ky automjet rezulton të jetë i regjistruar në emër të shoqërisë “2 AF ALBANIA GROUP”.

Ndërsa në datë 09.03.2020, ka dalë nga territori i RSH, me automjetin me Targë AA594ZF, i cili është në pronësi të shoqërisë “2 AF ALBANIA GROUP”. Në datë 09.03.2020, rezulton që bashkë me shtetasin Lefter Alla, të ketë udhëtuar në të njëjtin automjet edhe shtetasi Aqif Konesha, i cili është administratori i subjektit tregtar “2 AF ALBANIA GROUP”.

Në datën 03.03.2022, konstatohet shtetasi Alban Konesha (vëllai i shtetasit Aqif Konesha) në automjetin me targa AA 952 RC, duke biseduar me drejtuesin e automjetit me targa AA 901 RX

Ora 16.20′ konstatohet shtetasi Lefter Alla, të dali nga Bashkia Bulqizë, ecën në këmbë për gati 10 metra dhe hyn në ambientet e brendshme te një lokali me mbishkrimin “Vip Beer”.

Ora 16.39′ konstatohet shtetasi Aqif Konesha, i cili vjen me automjetin tip “Range Rover”, ngjyra e zezë, me targa me targa AA 594 ZF, zbret nga automjeti dhe hyn te bar “Vip Beer”.

Ora 16.42′ dalin nga bar “Vip Beer”, shtetasi Aqif Konesha, së bashku me shtetasin Lefter Alla, shtetasi Aqif Konesha hipën në drejtim të automjetit tip “Range Rover”, ngjyra e zezë, me targa AA 594 ZF, kurse shtetasi Lefter Alla, hipën në sediljen e parë të automjetit.

Automjeti vazhdon lëvizjen në drejtim të Qafës së Buallit ku ndalojnë, në automjet hipën në sediljen e pasme të automjetit shtetasi Alban Konesha, vazhdojnë lëvizjen në një rrugë të dytësore me çakull, dhe më pas hyjnë në një tunel, në Qafë të Buallit.

m.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  • Përfshihen në aksident tre makina në aksin Lezhë-Laç, plagoset një person
  • Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t
  • Horoskopi 8 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Reshje shiu dhe temperatura të larta, si paraqitet moti sot

Komentet e Fundit

  1. Eshte MASHTRIM on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  2. 1 on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. Dashi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. demo on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  5. E on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?