Ndonëse kanë kaluar mëse 30 vjet nga rënia e komunizmit, ende opinioni publik trazohet sa herë që bie fjala për ish-Sigurimin e Shtetit dhe ata që kanë bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me të.
Ditët e fundit Autoriteti i Dosjeve ka publikuar një njoftim se dhe ish-Presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit.
Për të krijuar një përshtypje më të plotë e të saktë për fenomenin e bashkëpunimit, po sjellim shkurtimisht mënyrën si Sigurimi i Shtetit e krijonte rrjetin e tij të agjenturës, ose më saktë tërhiqte njerëzit në bashkëpunim, shkruan Voxnews.
Për këtë gjë vjen në ndihmë “Platforma e Punës Operative të Organeve të Punëve të Brendshme”, e cila miratohej nga Byroja Politike dhe ka ndryshuar, më saktë është plotësuar disa herë nga viti 1948, kur doli edhe Platforma e Parë, deri në vitin 1985, kur ajo u ndryshua për herë të fundit, e cila mban nënshkrimin e Enver Hoxhës.
Platforma, ishte e njëjtë për gjithë organet e Punëve të Brendshme, pra si për Sigurimin, ashtu edhe Policinë e Shtetit, sepse të gjitha këto organe punonin me bashkëpunëtorë, por tek to ndryshonte drejtimi i punës. Pra, nëse policia e përdorte bashkëpunëtorin për të kapur kriminelin apo hajdutin, bashkëpunëtori i Sigurimit përdorej për t’i shërbyer Partisë-Shtet.
Në Platformë shkruhej se “për të zbuluar, parandaluar, dokumentuar e goditur veprimtarinë e armiqve të jashtëm e të brendshëm të republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe të elementëve keqbërës, vetëm organet e Sigurimit të Shtetit dhe sektorët operativë të Policisë Popullore kanë të drejtë të ndërtojnë rrjetin sekret informativ të përbërë nga rezidentë, agjentë, informatorë dhe strehues”.
Tërheqja në bashkëpunim sekret bëhej mbi baza patriotike, vullnetare e detyrimi dhe kurdoherë për qëllime të caktuara operative. Nëse vlerësojmë dokumentacionin për këtë gjë, shohim se rastet më të shumta janë tërheqjet në bashkëpunim mbi bazë patriotike e vullnetare dhe më pak me shtrëngim. Kjo edhe për faktin se procedurat për këtë gjë ishin më të komplikuara, sikurse do t’i shohim edhe më poshtë.
Rezidenti ishte bashkëpunëtor sekret i organeve të punëve të brendshme, i cili drejtonte një grup informatorësh. Ai ishte ndihmësi ilegal i punëtorit operativ, nën drejtimin e të cilit ai udhëhiqte grupin e informatorëve që mbante në lidhje. Grupi që ai drejtonte, nuk mund të ishte më shumë se 8 bashkëpunëtorë. Rekrutimin e rezidentit e kryente punëtori operativ dhe gjatë procesit të rekrutimit atij duhej ti merrej deklarata e bashkëpunimit. Rezidenti mund të shpërblehej edhe me rrogë të përmuajshme ose kohë pas kohe, sipas rezultateve të punës. Nëse i lidhej rrogë e përmuajshme, aprovimin e saj e bënte Ministri i Brendshëm.
Agjenti ishte një bashkëpunëtor i kualifikuar, i cili gëzonte besimin e elementëve armiq, penetronte thellë në veprimtarinë e tyre dhe përdorej për të zbuluar këtë veprimtari.
Agjenti rekrutohej parimisht nga radhët e vetë elementit armik (zakonisht me material komprometues). Agjenti rekrutohej në çdo rast për qëllime dhe çështje konkrete. Materiali komprometues duhej të ishte bindës dhe të mos i linte kandidatit për agjent mundësi mospranimi. Studimin për rekrutimin e agjentit e bënte punëtori operativ, i cili pasi mbaronte studimin e kandidaturës i paraqiste propozimin me shkrim shefit të seksionit dhe ky e përcillte te kryetari i degës së punëve të brendshme. Kryetari i degës së punëve të brendshme, pasi jepte pëlqimin e nënshkruante propozimin dhe ja përcillte atë Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit (degës përkatëse) dhe dega përkatëse Zv./drejtorit ose drejtorit të drejtorisë për aprovim. Aprovimin për rekrutim të agjentit me material shtrëngues/ komprometues e jepte Ministri ose zv./Ministri përkatës.
Rekrutimi i agjentit nuk mund të kryhej nga çdo punëtor operativ, por zgjidheshin ata më të aftët. Ndër ta këtë të drejtë e kishin kryetarët dhe zv.kryetarët e degës së punëve të brendshme, shefat e seksionit të aparatit qendror, drejtorët dhe zv.drejtorët e Sigurimit të Shtetit.
Pra, tërheqja në bashkëpunim sekret me detyrim bëhej mbi bazën e të dhënave operative, kallëzimeve ose dokumenteve të tjera të vërtetuara, që provonin se kandidati kishte kryer një vepër penale. Në këtë rast, tërheqja në bashkëpunim kryhej në gjendje të lirë ose arresti. Kur qytetari ishte në gjendje të lirë, tërheqja në bashkëpunim me detyrim bëhej nëpërmjet bashkëbisedimit me personin. Ndërsa, në rastet ku ndaj personit ishte vendosur masa e arrestimit sekret, tërheqja në bashkëpunim bëhej me miratimin e organeve drejtuese të Ministrisë së Brendshme. Në këto raste, ndalimi për tërheqjen në bashkëpunim bëhej brenda një afati prej 72 orësh.
Sigurimi i Shtetit rekrutonte bashkëpunëtorë edhe nga radhët e komunistëve, por në mënyrë të kufizuar dhe kryesisht për të kryer detyrën e rezidentit. Për bashkëpunëtorët anëtar partie, nuk lejohej të merrej deklaratë bashkëpunimi.
Po ashtu, nuk ishte e detyrueshme që gjatë rekrutimit agjentit ti merrej deklarata e bashkëpunimit. Në rast se deklarata nuk merrej, punëtori operativ shkruante në raportin përfundimtar arsyen e mosmarrjes së deklaratës. Kështu që, në dosjen e agjentit ekzistonte dokumenti që vërtetonte mungesën e deklaratës së bashkëpunimit. Zakonisht agjenti nuk shpërblehej me pagë mujore, por herë pas here, nëse ishte nevoja. Sado i sprovuar të ishte agjenti, punëtori operativ duhej të verifikonte të dhënat që ai jepte në forma të tjera, si psh. duke përdorur teknikë operative për regjistrim të bisedave. Nuk lejohej besimi absolut për të dhënat që jepte agjenti.
Informatori ishte një bashkëpunëtor sekret që përdorej për zbulimin e elementit “armik” dhe veprimtarinë armiqësore, për grumbullimin e fakteve të veprimtarisë armiqësore si edhe për zgjidhjen e detyrave të tjera operative. Ai kishte për detyrë të informonte Sigurimin në kohën e duhur për çdo gjë që zbulonte rreth veprimtarisë armiqësore. Informatori ishte më pak i kualifikuar në punën për zbulimin e veprimtarisë armiqësore dhe zotëronte më pak mundësi se agjenti. Informatori rekrutohej zakonisht mbi bazë patriotike ose vullnetare dhe më rrallë me material shtrëngues e komprometues. Në raste të veçanta, informatori mund të ishte edhe anëtar partie. Studimin për rekrutim të informatorit e bënte punëtori operativ, i cili i paraqet raport-propozimin për rekrutim eprorit direkt dhe pasi kryetari i degës jepte pëlqimin, kryhej biseda e tërheqjes në bashkëpunim.
Kandidati për bashkëpunëtor e zgjidhte vetë pseudonimin. Po ashtu, gjatë tërheqjes në bashkëpunim caktohej dhe parulla dhe kundërparulla si edhe detaje të tjera. Edhe për informatorin nuk ishte e nevojshme gjithmonë të merrej deklaratë bashkëpunimi sepse ai jepte raporte me shkrim, të cilat e dokumentonin bashkëpunimin. Informatori mund të rritej në detyrë, duke u bërë agjent apo rezident.
Strehuesi ishte i zoti i shtëpisë konspirative që përdorte Sigurimi për takim me bashkëpunëtorët. Ai ishte i detyruar të ruante konspiracionin dhe të lehtësonte takimin e punëtorit operativ me agjenturën. Veprimet për tërheqjen në bashkëpunim ishin njësoj si të informatorit, por ë duhej të nënshkruante deklaratën e bashkëpunimit, meqë ai nuk jepte informacion. Në rastet kur strehuesi jepte informacion, atij i hapej edhe dosja e punës sepse zakonisht kjo kategori nuk kishte dosje pune.
Për gjithë kategoritë e bashkëpunëtorëve si rezidentët, agjentët, informatorët dhe strehuesit hapej dosja personale e bashkëpunëtorit. Ajo krijohej pas bërjes së raportin përfundimtar të tërheqjes së personit në bashkëpunim. Për agjentët dhe informatorët, në të njëjtën kohë me dosjen personale hapej edhe dosja e punës. Po ashtu, për bashkëpunëtorët hapej kartela model 2 në dy kopje. Njëra shërbente për efekt kontrolli dhe tjetra për efekt statistikor. Në të gjitha rastet, kartelat e bashkëpunëtorëve nënshkruheshin nga kryetari i degës së punëve të brendshme./Vox News
B0.Rezidentbante ne lidhje nga 3 deri ne 5 informatore.Jo 8
Cfare karikature enveriste!
sepse:
Cfare do te thote kjo:
“…Aprovimin për rekrutim të agjentit me material shtrëngues/ komprometues e jepte Ministri ose zv./Ministri…”
PO MINISTRI DHE ZV.MINISTRI DOLEN POLIAGJENTE TE SOVJETIKUT, SERBIT, AMERIKONIT, ANGLEZIT DHE GOPIT TE S’EMES TE ENVERIT QE I FIRMOSTE SPIUNLLIQET FAMEKEQE QE I BENE SHQYPTARET ME KEQ SE NJE FIS KANIBALESH PREJ AFRIKE ZULU
Qysh keshtu o gazeta DITA.
sepse:
Kjo histeri spiunazhi me Like Floririn me plot poliagjente nga pas une per vete them qe behet me qellim qe te spostohet vemendja nga hajnia makaber antikombetare me inceneratoret alla Bashkim Ulaj&Lukuni dhe pyetja me llogjike qe me vjen ne mendje per momentin eshte:
KUSH E REKRUTOI KRISTAQ RAMEN QE E BERI KAQ FANATIK BESNIK TE KAUZES ENVERISTE SAQE VARI NE LITAR HAVZI NELEN NE VITIN 1988 KUR KOMUNIZMI DHE SIGURIMI ISHIN DUKE NGORDHUR NE GRAHMAT E FUNDIT
dhe si:
Nje rezil i kryeministrit shqyptar ne syte e Botes qe jo vetem e kishte babane killer fanatik te rekrutuar nga Sigurimi, por qe hodhi me parashyte nje spiun te Sigurimit ne karriken e Presidentit
KU GJEN NJE ESTRADE SIGURIMI ME QESHARAKE SE KJO?
Te krahasosh nje informator fshatar skrapari me Bllokun qe e polli Sigurimin,.
Daja Spiro mori ne qafe Tuk Jakoven,Bedri Spahiun,pse thane,,Cdo fotografi e Spiros ne themelimin e partise?
Kurvat e daja Spiros futen ne burg Cim Bumcin,Qemal Murselin dhe ca dyzina teknike e punetore ne kombinatin metalurgjik,,sa u detyrua enver hoxha ta therrase daja Spiron:Shiko ketu ti kokeqepe,,se kalamajt e tu po na krijojne probleme ne Elbasan..I jati ketij firmosi vendimin me vdekje te mesuesit Hafsi Nela,,Do hahet Ilir Meta me kete se kush ka qene me shume i sigurimit.
Me ato karikaturat ne revisten e Sigurimit,ky mesonte doren o Ilir Meta.keta e kane pjelle Sigurimin!
Po Rezidenti i Bllokut Sali Berisha,qe mbante pusullat e Vito Kapos ne xhep,nuk i dinte te gjitha keto?
Po prandaj e perzuri qe ne fillim.
Teleshmeni Fatos Nano vajti e gjeti ne Urat e Senes per te zeze te vet.
Prandaj thote populli:-Te kerkosh belane me qiri.
Ata rezident ,informator patriot e bënë Shqipërinë shtet funksional dhe nuk lejuan të gëlltitej nga Jugosllavia e Greqia.
Ky rezidenti serb,intelektuali,ka dashur që moti,Shqipëria të bëhej poligon qitjesh,vëllavrasjesh,hajnish,mafiozitetit dhe degjenerimit total siç është bërë sot.
Kyfar intelektuali ,i kamufluar përsosmërisht,ja ka dalë të përbirohet mrekullueshëm,duke spiunuar atdheun te serbi e greku,derisa e sollën Shqipërinë në bordelo ku lirshëm livadhisin maca e kuca.
Kyfarë intelektuali vajton me lot krokodili vitet e arta të bërjes së Shqipërisë,kur Shqipëria ngriti të gjitha institucionet shtetrore dhe bëri art ,shkencë e shëndetsi.
Kyfarë intelektuali, spiun serbi, e do Shqipërinë me gjysmë milioni shqiptar cullak,analfabet,ose pa ta fare.
Sa qanë plumbi për të këtillët…..
OK:Nga shkrimi në DITA duhet të nxjerrim mësime dhe jo të shkruhet kodra pas bregut siç e ka zakon Berishizmi:
1.S.Berisha duke qën Dr.i bllokut komunist mësoi shumë gjëra edhe për Sigurimin e Shtetit,pasi u rekrutua vet në moshën 21-24 vjeç.Për rrjedhoi me krijimin e PD futi në listë shumë agjent që njihte.Ndaj PD është një parti agjentësh dhe komunistesh dalë boje..
2.Në kohën e xhaxhit 1 në 5 veta..në nd/marrje,Institucione,Kooperativë,Brigadë.. Kishte Informues,Agjent..që informonin kur kalonte LEPURI NË HASËLL,DHELPRA NË RRUSH.Ndaj vëndi qëndroi i paprekur për 46 vite,kurse sot fëmrat Shqipëtare u kthyen në prostituta,Djemtë u bënë drogaxhij..nëpër rrugët e botës..Dhe populli e dinte mirë skemën.Ndaj,punonte duke ulur belin e nuk merrej me shpifje si sot..që në Fb gjën çdo lloj kallëpi idiot që vetë shpif me libër shpie..!
3.Rrjeti sigurimit të Shteti ishte në UNITET dhe nuk dekonspironin Njëri-Atrin.Kur ndodhte kjo..bëheshin skartime.
-Sigurimi Shtetit në atë kohë zinte vëndin e 3,4 në botë.Ndaj,E.Hoxha qëndroi 46 vjet në pushtet,Ku edhe Amerikani nuk e ngacmoi më që nga 1952.
4.Sot rrjeti informatorëve mungon,pasi asnjë nuk është i sigurt në punën e tij.Pasi Policia,Prekuroria..nëpërmjet MEDJEVE e nxjerrin në TV bashkpuntorin e Drejtësisë.Kjo ka bërë që të ndodhin shumë Vrasje me pagesë dhe krimi dominon Shtetin.
5.Nuk mund të sigurohen 28 mij km-2 me 1.200.000 polic për drogën,Kalim kufiri,Kontrabandën e çdo lloj,Vjedhjet,Zënkat familjare..etj.Populli duhet të ndërgjegjësohet për të qën vigjilent për familjen,Shoqërinë,Shtetin..Kjo ndodh në të gjitha vëndet e Botës.Shëmbulli sotëm ësh UKRAINA..gjith populli ushtar.Ndërsa te ne shumica e RINISË në gjumë,në klubë,Drogë,në Fb..Sexs..!
6.Duhet të ndërgjegjësohet populli që të informoi për çdo shkelës të ligjit para se të ndodhi krimi në shtëpinë e tij,Lagje..! Shumica shajnë policinë,por kur ndodh vjedhja në shtëpinë e tij..kërkon policinë e Shtetit.
7.Në radhët e policisë,Prekurorisë,Gjykatave,Ushtrisë..ka njërz që punojnë në dëm të sigurisë së vëndit,duke u rreshtuarë në formacione politike..Kjo është tmerrësisht e gabuarë që ka dëmtuarë shumë sigurin e vëndit në 32 vite..!
8-Ditë më parë Like Meta në takim me simpatizantët e PL u tha se..çdo person të informoi për çdo gjë në P.Lirisë.Ndaj në çdo TV dëgjojmë shpifje të çdo lloi dhe DREJTËSIA HESHTË.Është koha të ndahet shpifja nga e vërteta.Dhe këtë duhet ta bëj DREJTËSIA AKOMA NË KOMA..!
9.Ka ditë që në medje ka dalë SPIUNI IM.Sejcili shpif në mënyrën e vet të sulmit dhe të mbrojtjes të Spiunit.Kur vet spiuni nuk mer hapa për pastërtin e figurës së tij,por del në TV dhe flet për korrupsionin e qeverisë së E.Ramës vite më parë.Kur këto raste duhet ti dërgoi në Prekurori.Dhe Prekuroria heshtë duke u tallur mebpopullin..!
10-Pensionistët..por edhe Saliu,Like.. nuk shkojnë në PLAZH.Ja u kan lën vëndin DEPUTETVE,QEVERITARËVE..të çdo kallëpi..që kur të kthehen në Shtator do gjejnë në zyra qeveritarët berishist..!
-FLM DITA.
po more koqe kandari, po, sepse ty te asht shkerllye nana me komunista serb, po more koqe