Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve (DPB) ka reaguar zyrtarisht ndaj publikimeve të fundit në media, duke përgënjeshtruar pretendimin se është urdhëruar ndryshimi i regjimit të sigurisë për një të dënuar me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm.
Në një njoftim për shtyp, DPB sqaron se lajmi i publikuar nga gazetari Elton Qyno, sipas të cilit drejtori Adriatik Kupi ka firmosur ndryshimin e sigurisë për shtetasin R.Rr., është i pavërtetë.
Sipas institucionit, ndryshimi i regjimit të sigurisë për të dënuarit nuk është kompetencë e Drejtorit të Përgjithshëm, por vendoset nga gjykata përkatëse, në bazë të Ligjit Nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Ky vendim merret pas vlerësimit të rrezikshmërisë nga komisionet përkatëse në institucionet e vuajtjes së dënimit dhe në DPB.
DPB bën me dije se procesi gjyqësor për rastin në fjalë është ende në vijim dhe seanca e radhës është caktuar më 6 maj 2026. Deri më tani, sipas institucionit, nuk ka asnjë vendim gjykate të administruar për ndryshimin e sigurisë së të dënuarit, i cili vazhdon të qëndrojë në regjimin e sigurisë së lartë.
Në njoftim jepen edhe detaje mbi procedurat e ndjekura:
- Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka kërkuar raport vlerësimi rrezikshmërie më 19 mars 2026.
- Raporti është dërguar nga IEVP Fushë Krujë më 10 prill 2026.
- Komisioni në DPB ka vendosur më 16 prill 2026 të lërë në fuqi këtë raport.
Institucioni thekson se këto janë procedura standarde dhe se vetëm gjatë vitit 2025, 28 të dënuar kanë pësuar ndryshim të regjimit të sigurisë sipas ligjit.
Sa i përket një rasti tjetër, DPB sqaron se shtetasi L.B. është liruar nga spitali më 3 prill 2026 dhe është sistemuar në ambientet e IEVP Durrës, ndërsa lëvizjet e të burgosurve P.D. dhe D.B. janë kryer në përputhje me raportet e vlerësimit të rrezikshmërisë dhe kuadrin ligjor në fuqi.
Në përfundim, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve rithekson angazhimin për zbatimin rigoroz të ligjit, garantimin e sigurisë dhe respektimin e të drejtave të njeriut në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për shtyp
Sqarim i opinionit publik
Në vijim të publikimeve të fundit në media, me qëllim informimin e opinionit publik dhe transparencës;
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve përgënjeshtron lajmin e publikuar nga gazetari Elton Qyno, sipas të cilit pretendohet se me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm z. Adriatik Kupi Kupi është urdhëruar ndryshimi i sigurisë për të dënuarin R.Rr.
Ky pretendim është i pavërtetë, sepse ndryshimi i sigurisë së lartë në bazë të Ligjit Nr.81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, neni 16, vendoset nga Gjykata Penale e juridiksionit, bazuar në vlerësimin e rrezikshmërisë që kryhet nga Komisioni i IEVP dhe konfirmohet nga Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë në DPB. Procesi gjyqësor po vijon aktualisht dhe i dënuari është njoftuar se më datë 06.05.2026 është data e seancës së radhës.
Konkretisht,
– Gjykata Penale e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me shkresë nr.542, datë 19.03.2026 i është drejtuar Komisionit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë në Drejtori të Përgjithshme të Burgjeve, me kërkesë për raport të vlerësimit të rrezikshmërisë së një të dënuari, ku urdhërohet dërgimi i këtij raporti me datë 15.04.2026, ora 12:00
– Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë së IEVP Fushë Krujë ka dërguar raportin në DPB për kompetencë të Komisionit të Vlerësimit të Rrezikshmërisë me shkresë nr.2735/1, datë 10.04.2026.
– Komisioni i Vlerësimit të Rrezikshmërisë me vendim nr 683, datë 16.04.2026 ka lënë në fuqi raportin e vlerësimit të IEVP.
– Sqarojmë se kjo është një praktikë standarde dhe 28 të dënuar kanë ndryshuar sigurinë gjatë vitit 2025 deri tani.
– Deri në këtë moment nuk ka asnjë vendim gjykate të administruar në protokoll të DPB për ndryshimin e sigurisë të të dënuarit R.Rr dhe ky i dënuar aktualisht është në regjimin e sigurisë së lartë. DPB nuk ka dijeni se çfarë vendimi ka marrë gjykata.
Lidhur me shtetasin L.B, ju sqarojmë se është bërë dalje nga spitali me datë 03.04.2026, (një ditë pasi është marrë detyra nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm) dhe është vendosur në ambientet e IEVP Durrës.
Lëvizja e të burgosurit P.D dhe D.B është bërë në bazë të raporteve të vlerësimit të riskshmërisë sipas parashikimit në aktet ligjore dhe nënligjore. Ky proces është i përhershëm, standard dhe i bazuar në aktet ligjore.
DPB mbetet e angazhuar për zbatimin rigoroz të ligjit dhe garantimin e standardeve të sigurisë dhe të drejtave të njeriut në burgje.

Elton Qyno eshte eshte nje pis gazetar shpifes dhe spiun i spak qe bashkepunon me prokuroret dhe pjesen e tij. E mbani mend kur e arrestuan gjoja kete Qynon apo dhe Artan Hoxhen , pastaj i liruan dhe ata i shanin? E mbani mend se Artani shkonte dhe ne Kolumbi e takonte gjithe mafjen e droges , takonte dhe Vjollca Vokshin, pastaj kthesh e raportone ne TV pa frike fare. Jana te dy mafje ne bashkepunim ma spak e gjkko. Keta Jane gazetaret, kjo eshte drejtesine shqiptare! Perpara.
With havin so much content do you ever run into any issues of plagorism or copyright
violation? My site has a lot of exclusive content I’ve either
written myself or outsourced but it appears a lot of it is popping it up all over the
internet without my agreement. Do you know any ways to help prevent content
from being ripped off? I’d definitely appreciate it.