Nga Blerina Gjoka
Një dekadë nga miratimi i ligjit për Investimet Strategjike, qeveria propozon një kuadër të ri ligjor që bashkon në një ligj të vetëm trajtimin e investitorëve vendas dhe të huaj, por që ruan mekanizmat dhe përfitimet e ligjit të mëparshëm.
Projektligji “Për Investimet” i publikuar në platformën e konsultimit publik, shfuqizon ligjin për Investimet Strategjike të vitit 2015 dhe atë për Investimet e Huaja të vitit 1993, por nuk heq dorë nga instrumentet që i mundësojnë shtetit të mbështesë projekte private përmes pronave publike, infrastrukturës dhe lehtësimit të procedurave administrative dhe vënies në dispozicion të brigjeve të detit.
I kritikuar shpesh nga institucionet e BE si një ligj favorizues për një grup njerëzish afër qeverisë, ligji për Investimet strategjike është në fuqi deri në fund të këtij viti, pasi mazhoranca socialiste ka miratuar zgjatje të efekteve të tij gjashtë herë radhazi që nga 2015.
Në relacionin e nismës së re ligjore, qeveria pranon se zbatimi i këtij ligji është shoqëruar me shumë problematika si; përqendrimi i investimeve në turizëm, mosrealizim apo vonesa të projekteve, monitorim i pamjaftueshëm, mungesë e kritereve transparente dhe kapaciteteve të qëndrueshme institucionale, si dhe rreziqet fiskale, ligjore dhe reputacionale nga masat e mbështetjes shtetërore.
Në argumentimin e qeverisë pranohet nevoja për kritere më të standardizuara, transparencë, vlerësim të kostove dhe përfitimeve, si dhe monitorim të vazhdueshëm, duke i dhënë përgjigje problematikave të hasura.
Megjithatë, projektligji ruan ose zgjeron një pjesë të rëndësishme të mekanizmave të mbështetjes publike që nga përdorimi i pronave shtetërore, ndërhyrjet në infrastrukturë, konsolidimi i pronës dhe e drejta e përdorimin e brigjeve.
Dispozitat e reja parashikojnë konkurrim publik, analiza kosto–përfitim dhe monitorim, por parashikojnë gjithashtu dhe përjashtime nga gara kryesisht për investime në prona private.
Ligji krijon gjithashtu një fond të nxitjes së investimeve, i ngjashëm me atë të fondit për investimet strategjike, ku mund të përfshihen pasuri të paluajtshme shtetërore në zonat me potencial zhvillimi, të cilat mund t’u vihen në dispozicion investimeve të përzgjedhura.
Një strukturë e veçantë shtetërore do të administrojë skemat e mbështetjes për investimet, i ngjashëm me Komitetin e Investimeve Strategjike që drejtohej nga kryeministri Edi Rama. Struktura do të quhet Komiteti për Nxitjen e Investimeve dhe do të drejtohet nga ministri i Ekonomisë.
Në dispozitat kalimtare të projektligjit parashikohet se çdo investitor strategjik që ka përfituar me ligjin e vjetër do të të vijojnë të mbështetet me procedurat e miratuara, sipas atij ligji.
Deputetë të opozitës dhe ekspertë të ekonomisë dyshojnë nëse ligji i ri do t’u japë zgjidhje problematikave të hasura me “investimet strategjike’ dhe paralajmërojmë se miratimi i tij në këtë format do të sjellë sërisht probleme me transparencën, monitorimin dhe përdorimin e pronës publike.
Për deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nisma e re ligjore parashikon ruajtjen e mekanizmave dhe përfitimeve që kanë favorizuar ‘miqtë e pushtetit’, dhe se, ndryshe nga sa premtohet, nuk përmbush standardet e përafrimit me legjislacionin europian në kuadër të procesit të negociatave.
Si deputete dhe anëtare e Komisionit Parlamentar për Ekonominë, Tabaku thotë se i ka dërguar institucioneve ndërkombëtare kundërshtimet në një analizë të dispozitave ligjore që propozohen, duke i krahasuar me legjislacionin ligjor që mbështet investimet strategjike.
Dokumenti analitik që Tabaku i vuri në dispozicion BIRN, sugjeron se ‘nuk ka asnjë ndryshim në thelb nga ligji që është sot’, me ndryshim të terminologjisë.
“Me ligjin e ri i quajnë ‘Zona të Zhvillimit Prioritar’ në vend të emërtimit ‘Investime strategjike’, ndërsa përfituesit marrin pronat publike, asetet, marrin statusin e veçantë të trajtimit, marrin uljen e taksave dhe çdo favor që kanë përfituesit e investimeve strategjike sot,” argumenton Tabaku.
Sipas saj, dispozitat e reja nuk e mbyllin regjimin e investimeve strategjike, por e riorganizojnë atë dhe ruajnë zbatimin e ligjit të vjetër për investitorët strategjikë aktualë dhe ata që kanë aplikuar përpara hyrjes në fuqi të ligjit të ri.
Sipas analizës, projektligji krijon dy rrugë për mbështetjen e investitorëve: konkurrimin publik për pronat shtetërore dhe miratimin pa konkurrim të projekteve që zhvillohen mbi prona private.
Një nga shqetësimet kryesore të Tabakut lidhet me projektet mbi pronë private, të cilat mund të marrin mbështetje shtetërore pa një garë me investitorë të tjerë dhe pa pragje minimale investimi apo punësimi të përcaktuara në ligj. Përveç lehtësive administrative, këto projekte mund të përfitojnë infrastrukturë publike, konsolidim të pronës dhe të drejtën e përdorimit të brigjeve detare.
Një tjetër problematikë që ajo veçon në nismën e re është përdorimi i brigjeve pa afat dhe mungesa e pasojave të qarta, kur investitorët nuk përmbushin angazhimet.
Në përfundim, analiza e Tabakut, vë në dukje se nisma ligjore ka përmirësime që lidhen me konkurrimin publik për pronat shtetërore, vlerësimin paraprak të ndihmës shtetërore, analizën kosto-përfitim, deklarimin e pronarëve përfitues dhe publikimin e vendimeve.
Megjithatë, sipas saj, këto garanci rrezikojnë të mbeten të kufizuara për sa kohë që vendimmarrja për përfitimet përqendrohet te një komitet ministrash, disa rrugë mbështetjeje përjashtohen nga konkurrimi dhe mungojnë mekanizmat e qartë të llogaridhënies.
Edhe për ekspertin e ekonomisë, Eduart Gjokutaj, drejtues i organizatës ALTAX, drafti i ri për Investimet ruan mekanizmat kryesorë të favoreve për investitorët dhe efektiviteti I zbatimit të tij do të varet nga kriteret e përzgjedhjes, vlerësimi ekonomik i përfitimeve, monitorimi dhe llogaridhënia.
Sipas Gjokutajt, projektligji i ri “ndryshon formën e mbështetjes ndaj investitorëve, por ruan në thelb pjesën më të madhe të mekanizmave dhe favoreve të parashikuara nga Ligji nr. 55/2015 Për Investimet Strategjike”.
Sipas Gjokutajt, statusi individual i investitorit strategjik zëvendësohet nga klasifikimi i zonave me potencial zhvillimi, procedurat konkurruese dhe vendimmarrja e Komitetit të Nxitjes së Investimeve dhe prova reale e zbatimit të reformës do të varet nga “integriteti me të cilin do të administrohen këto asete publike”.
Ai vlerëson se për herë të parë parashikohet shqyrtimi paraprak i investimeve të huaja, si një instrument për mbrojtjen e interesave strategjike të vendit, por megjithatë “projektligji vijon të garantojë lehtësimin e aksesit në pronën publike, përdorimin e brigjeve, sigurimin e infrastrukturës mbështetëse dhe pjesëmarrjen e shtetit në investime”.
Në këtë kontekst, ndryshimi sipas Gjokutajt mbetet më shumë institucional dhe procedural sesa thelbësor, pasi “favorizimi i investimeve riorganizohet, ndërsa hapësira e diskrecionit administrativ mbetet e konsiderueshme dhe e varur nga aktet nënligjore”.
Rrjedhimisht, sipas tij, problemi kryesor i kuadrit të ri ligjor mbetet garantimi i transparencës, konkurrencës reale dhe mbrojtjes së vlerës së aseteve publike.
“Për sa kohë që këto mekanizma nuk janë të qarta, sfidat që lidhen me ndarjen e pabarabartë të përfitimeve, pasigurinë e pronësisë dhe përqendrimin e investimeve vetëm në turizëm e pasuri të paluajtshme do të mbeten ende të pranishme,” përfundoi Gjokutaj.


Po si ti shmange, ato favoret e qokat per miqte jane politikat baze te kesaj qeveri Rama! Shperndan favore e privilegje per miqte e burrat e ministreve qe i shpall Investitor Strategjike e ato pastaj nderin ja shperblejne me nder kur vijne zgjedhjet.
Çfarë quhej dje “Investim Strategjik” sot na u quajt “Zonë e Zhvillimit Prioritar”. Në thelb, toka publike, plazhet falas dhe paratë e taksapaguesve për infrastrukturë vazhdojnë të mbeten dhuratë për të njëjtët oligarkë. Sa herë që BE lëshon alarmin, qeveria thjesht ndryshon terminologjinë në ligj
Risk i lartë për pasurinë publike pa garë reale
Le ta shpall monarki me mire
Po mire nese pranojnë vetë në relacion se ligji i 2015-ës dështoi dhe u përqendroi paratë vetëm te betonizimi i bregdetit, pse tani propozojnë po të njëjtën skemë?? Ka nje pasaktesi logjike autorja
Asnje pasaktesi nuk ka
Ka presion per te ndryshuar dhe zotnia ne krye bën sikur e ndryshon.
Por ruajtja e përfitimeve për ata që kanë perfituar tashmë tregon se parat e korrupsionit jan dhënë. ata që i kan dhënë nuk i marrin dot mbrapsht.
Nuk mund të tërheqësh investime miliarda eurosh pa ofruar lehtësi administrative dhe infrastrukturë. Pa investitorë, bregdeti mbetet shkretëtirë.
Sa gabim!
Eshte modeli grek portugez spanjoll kroat etj etj
Shteti mbeshtet qytetarin pronar shtres e mesme dhe te tjeret te zhvillojn pronat sipas nje skeme perfituese dhe zhvilluese afatgjate me bankst financimet subvencionet ne mes.
E ke gabim po mendon qe paraja e droges sjell zhvillimin e qendrushem
Po me pronarët e vërtetë çfarë do të bëhet?”
Mekanizmi i “konsolidimit të pronës” ka shërbyer historikisht si një mjet për t’u marrë tokën banorëve vendas e për t’ia kaluar zhvilluesve të mëdhenj me çmime qesharake. Nëse ligji i ri nuk garanton mbrojtjen absolute të pronës private përballë pushtetit të “investitorëve”, atëherë thjesht po legalizohet grabitja me ligj
Komiteti i Investimeve Strategjike u bë Komiteti për Nxitjen e Investimeve. Ndërrohet drejtuesi nga Kryeministri te Ministri i Ekonomisë (sikur ministri nuk varet nga kryeministri!). Faleminderit për këtë reformë ‘radikale’, tani vërtet që u qetësuam që brigjet tona janë në duar të sigurta
Përsëri gjithçka për resorte e beton, asgjë për prodhimin
Neni më problematik është ai që nuk parashikon pasoja të qarta kur një i ashtuquajtur “investitor” nuk plotëson kushtet. Të marrësh bregdetin falas per hotele turistike, e të ndërtosh vila private me gardhe e postbllok e pastaj të mos përmbushësh detyrimet ndaj shtetit pa pësuar asgjë, kjo nuk është ekonomi tregu, por favorizim i pastër
po pse jeni te bindur qe do abuzohet? Vendimet do ti mari dikush se ashtu funksionon
Sepse e ka tregu historia se cfar ka ndodh
djalli fshihet te detajet. Sa kohë që procedurat e përjashtimit nga gara dhe përzgjedhja e Zonave Prioritare do të përcaktohen me VKM dhe akte nënligjore, hapësira për abuzim mbetet e hapur
Po prandaj jemi në këtë katrahurë sepse me pronat private dhe pronën publike pushteti 36vjeçar aprovoi ligje antipopullore, tashmë shqiptarët u përjashtuan si nga prona publike ashtu dhe ajo private, pikërisht këto këto ligje bëjnë që vendi të boshatiset nga rinia shqiptare sepse ato shohin se çfarë u bë me pronat e gjyshërve dhe baballarëve te tyre. Shqiptarët u larguan dhe largohen nga vendi nga ligjet antishqiptare të miratuara në 36vite.Me këto ligje armiqësore shqiptarët janë të huaj në vendin e tyre.
Ky është veprim kriminal i pushtetit kundër shqiptarëve.
Postoni komentin tim!
Postoni komentin tim!
Grabitja e pronave filloi me ligjin 7501 dhe vazhdon me ligje të tjera modifikuese.
Në një vend ku prona nuk është e sigurtë, kur pronësia e saj si private dhe publike varet nga ligjet e grabitësve vendi është i pushtuar nga pushteti antipopullor.
Si mund të flasësh në këto kushte për shpresë në vendin e të parëve të tu,sepse vet ti rini shqiptare nuk ke të ardhme, je e përjashtuar siç thoshte Bajroni në veprën e tij
Merr anije e vrapo
Në detin pa kufij
Më shpjerë në çdo vend që do
Por jo në vendin tim.
Grabitësit me ligj të pronës publike e private janë tradhtarë të këtij vendi, armiq të së ardhmes.
.
Postoni komentin tim
Mos prisni te ndryshoj. Nuk ndryshon dot karakterin e nje 5-vjecari jo me kete te ketij 60+ . Shtoi skizofrenine, dhe plot vese te tjera. Vjedhjen e ka eshte bere sistem. Shenjat i ka dhene me pare, qe kur ishte kryetar bashkie si “mister 20%”, ndoshta dhe me pare kur shiste ikona te vjedhura. Po shoqeria shqiptare qe ka nja 2000+ vjet qe qendron ne adolishence dhe nuk piqet kurre, i dha tepsine me te madhe ate te qeverise.
Ja u them une cfare beri. Si piktor qe eshte i futi nja dy penelata asaj pacavures strategjike, dhe po e shet per ndryshim.
Ju prisni te reflektoj. Dua dialog thote, E di si dreqi qe ligji nuk shkon, po ben bllana bllana te duket sikur po leviz.
Cuna te demostrates, veze, tulla, ose cfare tju ndodhet, se vetem ato e sjellin ne hislla. Ruani ca gure ne xhepa per doktor mortjen. Hidhni ndonje guralec tek xhami i Spakut, te luajne bythet se e kane marre zvarre zvarre.