Gazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Lajmi i fundit
Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
Aktualitet Sport
Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
Aktualitet Kuriozitete Lifestyle Soft
Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
Aktualitet Kronike
Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
Aktualitet Sport
Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat
Aktualitet Kronike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Duke lexuar: Drama e gruas brenda një libri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Jeta në cift
  • Kopertina
  • Arkiva
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Drama e gruas brenda një libri
Kulture

Drama e gruas brenda një libri

Published 17 Mars, 2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lida Shabani

 

Në javën e parë të Marsit, në një mjedis plot dritë, u organizua bukur, me pjesëmarrjen jo vetëm të një grupi artistësh, promovimi i librit “Drama e Gruas”. Vrasja e disa grave në mënyrë makabre ditët e fundit e bën edhe më tepër aktual një libër të tillë që jo rastësisht ka për autore tri femra. Është një problem i madh shoqëror i yni për të cilin duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë. Në këtë libër autoret i përbashkon tema e njëjtë, shqetësimi si kudo i shoqërisë njerëzore, familjare, gjinore, për ndjeshmërinë, trajtimin dhe mbrojtjen e femrës nga e keqja që i vjen në shumë forma, për shumë shkaqe e arsye. Kjo kur secila gjini ka detyrë e përgjegjësi të sillet me korrektësi, në përmbajtje të normave morale e ligjore, të marr në mbrojtje femrën për natyrën e saj të butë, delikate dhe të brishtë.

Botimi doli në qarkullim pas konkurrimit të lirë dhe përzgjedhjes nga bordi, që siç tha znj. Ilirianë Basha nuk dinte se kush ishte pas çdo materiali të paraqitur. Deshëm zgjedhje të pastra, të merituara. Pedagogia e UA dhe aktore Rozi Kostani solli kontributin e saj, që krahas tematikës, në materiale shikoi për nivelin artistik e karakterin edukativ të tyre. Armela Demaj, drejtore e teatrit “Metropol” të bashkisë Tiranë, foli për mundësinë  skenike interpretuese dhe emocionale që i japin spektatorit në festivalin e ardhshëm të teatrove shqiptarë. Nëse projekti u ndoq me kënaqësi, të rejat dramaturge u inkurajuan për më tej.

Fitorja në dramën ndaj gruas nuk është sfidë e lehtë dhe e afërt, ndaj motivin për të shkruar, autoret nuk e morën në të njëjtat rrethana. Iris Canaj, regjisore teatri, duke përfaqësuar organizatën e vet “DoART” edhe me veshjen deshi të simbolizoi qëndresën, vazhdimit e luftës kundër dhunës ndaj grave. Ndonëse unë, tha ajo, nuk kam provuar dhunë fizike, por nëse ndesh dita ditës dhunë mendore, emocionale, etj. efekti kryhet një llojë. Por a e kuptojnë të gjithë këtë? Kur secili ka dhe bën jetën e vet, a e mendon se sa i drejtë, i qetë, i sinqetë u shfaq me sjelljen ndaj gjinisë tjetër? Ndaj Irisi trilloi një dramë, pa material të shkruar, vetëm nga reagimet në zgjedhjen e aktorëve, të cilët bashkë me pasionin shfaqën plagë, shqetësime, mënyra reagimi, etj. të publikut, ku bëjnë pjesë edhe ato. Dhe pas reagimit të natyrshëm plot tension, stres, dyshues, mos pajtues, etj. siç ndodh në jetë me miken, të dashurën, gruan, vjen momenti sa njerin e lëshojnë nervat, “ i fut duart në fyt” të dashurës dhe shfaqja kthehet në skenë krimi për individin, aktorët që stepen e nuk reagojnë ta shpëtojnë dhe organet ligjzbatuese që nuk i njoftojnë. Skena befason e trondit shikuesin, ndërsa secili ndjehet sikur tashmē di një histori, kur jashtë për ditë ndeshim skena krimi në dëm të femrës  në shoqërinë tonë. Në këtë linjë vijnë edhe dy dramat e tjera, me veçorinë që ndodhitë i kanë të kohëve të fundit, ku marrëdhënia midis gjinive lëviz midis tradicionales sipas disa rregullave  e norma të mëparshme, jo të gjitha të këqija dhe lirisë e kërkesave për një jetë më të mirë. Në “Vazo” të Fatbardha Zyberit, nga Peja, të dy personazhet kryesor Donika dhe Arturi, janë të pjekur, të gatshëm për të ndërtuar bashkë jetën, kanë hyrë në atë marrëdhënie, përsëri hedhin “gurë” si ndaj njeri-tjetrit dhe çfarë u vijnë nga jashtë prej opinionit, sa nuk arrijnë të pozicionohen në vendin e tyre për një familje të re, që nuk pyet për thashethemet, gjen mirëkuptim për mbajtjen  e prindërve, etj. Edhe përse autorja e mbyll me fatsjelljen e fëmijës, shprehja e më parshme në dialog thënë me gojën e Donikës: “mere e rrite në rrugë” nuk i shërben ekuilibrit, mirëkuptimit, harmonisë, etj. Por drama kulmon me ballafaqimin e ligjshmërisë me paturpësinë mbi pronën që sjell sherr, ofendime, përplasje fizike midis kunatave, etj. Drama “Krahët e Dezit”  me Irena Salinger, siç e tha edhe gazetari Timo Luto, vjen nga një autore me përvojë si gazetare e BBC, e që tek njihte jetën në perëndim, u traumatizua me zhvillimet në vendin tonë, por fokusoi atë në krahët e parukiere Dezi, vetëm përse burri i saj u kthye në borxhli bixhozxhi. Ishte ajo familjare e mirë që tek shikonte gra me pozitë që deshën shërbime, ngjallnin urrejtjen e përçarje, u ndesh me kërcënime e gjobvënie, përsëri u udhëhoq për t’ju gjëndur burrit si në të mirë edhe në të keq! Kjo e lartëson si grua. Ndaj ajo ka besim të jetojë me atë vend-pune dhe të marr një kredi në bankë për të larë borxhin e burrit! Megjithatë, perdja nuk mbyllet aty, se ato që përdornin pushtetin, jepnin urdhra e marrin gjobat, nuk të ndihmojnë vetëm të vënë këmbën. Të tjerë, si përmbaruesit hallexhinj duke u përdorur mbanë të gjitha të këqijat e degjenerimit. Klimë, që bashkon e u kundërve njerëzit me psikologji e moral të nëpërkëmbur. Mesazhi i dramës sikur thërret për bashkim e shëndet në familje me fëmijët, se boll të këqija vijnë nga jashtë. Pavarësia ekonomike që i jep fuqinë femrës duhet fituar me djersë e mund, që të jetë e çmuar për guximin e krenarinë që të jep në një shoqëri maskiliste.

Autoret i kanë pasuruar dramat, pa e tepruar e as rënduar me element që ndonëse jepen në mënyrë shumë koncize, praktikisht nuk duhen nënvleftësuar për ndikimin e dhunimin e femrës. Ato e futin shikuesin të mendoj, të reflektojë në vetvete. Vlerë për këto tri drama përbën thjeshtësia deri i zakonshëm/ familjar i mjedisit ç’ka lejon shfaqjen me pak shpenzime. Luhet me pak aktor, të cilët gjuhën e zotërojnë plotësisht dhe me dialogje të shkurtër e rolin regjisorial mund të luhet nga profesionist, por edhe nga nxënës të shkollave, etj. Ndaj nëse pyetet: a ka nevojë shoqëria për to? Them që po! Përse? Se nuk kemi shëndoshje, por rënie, përkeqësim të sjelljes, respektit, mbështetjes, dashurisë për femrën në familje, në punë, në shoqëri. E ato kanë karakter emocional dhe edukues.

J L 17 Mars, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook TwitterEmail Printo

Lajmi i Fundit

  • Lajm i mirë për Shqipërinë, Çekia shkatërron Poloninë. Edhe Franca ‘i shkul’ gjethet tulipanëve
  • Alarmi i gjeofizikantëve: Afrika po ndahet në dy kontinente dhe një oqean i ri po lind!
  • Avokati i Bllakos: Akuza për korrupsion nuk ekziston, çështja penale ndaj tij duhet pushuar!
  • Messi feston Botërorin me golin e 800-të personal, Laporta e josh: Derën e Barcelonës e ka të hapur
  • Vrasja në Belgjikë/ Kush është spiuni “Fati”, që sipas të penduarit Nuredin Dumani, shiti “Arjanin e vogël” te Çopjat

Komentet e Fundit

  1. intelektuali në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  2. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  3. Tironci në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
  4. Tironci në NJË MARRËVESHJE “PAR EXCELLENCE”
  5. intelektuali në Rama për BBC: T’i vësh krimit një vulë etnike është në vetvete një krim
Gazeta DitaGazeta Dita

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Hiq
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?