Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
AnalizaKuriozitete

VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë

Published: June 17, 2026
Shpërndaje

Redaksionale

Mbrëmjen e së martës, mes masës së jashtëzakonshme të njerëzve që protestojnë prej 17 ditësh, syri i kamerës kapi një imazh që vlen sa një mijë fjalime.

Në video shihet një vajzë e re që ecën përkrah protestuesve të tjerë. Mbi shpinë mban të hedhur flamurin kuqezi. Por ajo që tërheq vëmendjen dhe të frymëzon është një detaj njëherazi i brishtë dhe i fuqishëm.

- Publicitet -

Mbi shpatullën e saj, e mbështjellë pjesërisht nga rrethi i flamurit, qëndron një mace shtëpiake.

Në pamje të parë, duket një kapriço rinore. Por ky imazh zbërthen filozofinë e asaj që po ndodh në shesh dhe është një kontrast i prerë me propagandën, e cila përditë përpiqet ta anatemojë këtë protestë të jashtëzakonshme.

Kryeministri dhe operatorët e mëdhenj turistikë ankohen se “protestat po u prishin biznesin” dhe ironizojnë atë që ata e quajnë turizëm “me bukë me vete”. Ata premtojnë hotele me pesë yje, resorte elitare të rrethuara me gardhe e postblloqe, një “Dubai” të dytë mbi ishullin tonë të vetëm dhe lagunën unike të flamingove.

Për ta, zhvillimi matet vetëm me tonelata betoni dhe llogari bankare.

Por këta të rinj nuk duan një kopje të shëmtuar të Dubait. Ata duan mrekullinë që ka bërë dora e natyrës. Mbi të gjitha, duan një kohë të re, një energji të re, larg fytyrave të konsumuara të tranzicionit pa fund 30-vjeçar.

Kjo protestë qytetare ka vetëm një rrugëdalje. Të kthehet në një ofertë të pastër politike e programore, të udhëhequr nga të rinj, të reja dhe intelektualë me integritet, të cilët janë gati të ndërtojnë një model tjetër zhvillimi.

Një model ku korrupsioni dhe droga që ka kriminalizuar gjithë shoqërinë, të mos na shiten më si shembuj “suksesi”. Një model ku turizmi nuk është ekskluziv dhe shkatërrues, por ku industria, bujqësia, mbrojtja e mjedisit bëhen bashkë për të garantuar një mirëqenie afatgjatë sociale.

Deri atëherë, imazhi i vajzës me flamur dhe macen mbi supe do të mbetet një nga shumë kartolinat e bukura të kësaj qëndrese. Ajo është kaq e fortë dhe e vendosur pikërisht sepse udhëhiqet nga dashuria për jetën dhe për vendin.

Urime organizatorëve që kanë ditur të nxjerrin në pah një ndjeshmëri kaq të lartë qytetare.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/06/WhatsApp-Video-2026-06-17-at-01.14.04.mp4

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
17 Comments
  • Dino says:
    June 17, 2026 at 2:53 am

    E MREKULLUESHME VAJZA me Macen dhe FLAMURIN 🇦🇱🇦🇱SHQIPTAR🇦🇱🇦🇱
    ZOTI e BEKOFTË VAJZËN ❤️❤️🙏🏻🤲🙏🏻🤲
    SHKOFTË në FERR Hamza 🤮🤮 Rama 🤮🤮 bashkē me Sali 🤮🤮 Berishën 🤮🤮 🙏🏻🤲🙏🏻🤲🙏🏻🤲🙏🏻🤲🇦🇱🇦🇱

    Reply
  • Askushi says:
    June 17, 2026 at 5:16 am

    Atje ku ka një gjë të pakuptueshme redaksia juaj sheh një mrekulli. Kjo është zotësi në gjetjen e detajei domethënës

    Reply
    • Kokpalari 21 janarit says:
      June 17, 2026 at 5:36 am

      Po sufllaqe po

      Reply
  • TITI says:
    June 17, 2026 at 5:30 am

    Eshte vertet nje gje shume e bukur ,,,,,te gjitha keto qe ve ne dukje shkrimi,,,,,,se na u zu fryma nga korrupsioni,,,,,nga sharlatanet neper zyra,,,,,qe nese ke ndonje hall jo vetem qe se zgjidh por do kuptosh qe e keqja ka shkuar aq thelle,,,sa nuk mund te cbehet,, lind pyetja ,,,,SI dhe KUSH ???????si mund te cbetonohet korrupsioni ,,,,vjedhja e fondeve neper bashki,,,,administrata e inkriminuar,,,,,me shefa te krimbur me para te vjedhura,,,,,,kush do ta cmontoje gjithe kete katrahure?????jam nga DURRESI,,,,,,,ku korrupsioni gelon,,,,QE NGA BASHKIA ,,,,,, me fondet e rindertimit nga termeti,,,,,,me fondet e permbytjeve,,,,,, ne ,,,,,OSHE,,,,,,kuvidhet qytetari i ndershem,,,,qe te majmen horrat e OSHE,,,,,,etj,,,,KUSH DO JENE KETA TE NDERSHMIT QE DO TI BEJNE KETO GJERA????ATA TE PAKORRUPTUARIT?????? NJE KONTROLL SHTETI QE TE MOS MBYLLI SYTE,,,,PARA MALIT TE KORRUPSIONIT ???? PROKURORIA ??? GJYKATA????te gjitha per faqe te zeze deri tek mjeksia,,,,,,,,,LE TE SHPRESOJME ,,,,,,tek ndyshimi ,,,,,,,

    Reply
  • . says:
    June 17, 2026 at 6:21 am

    No comment…

    Reply
  • X says:
    June 17, 2026 at 7:08 am

    Qeveria rama qeveria me e korruptuar qe ka pasur ky vend, vjedhje, vjedhje, vjedhje deri te zyrtari i vogel po ju krijua mundesia, RAMA IK

    Reply
  • lola says:
    June 17, 2026 at 7:28 am

    ne durres bashkia vjedh me letra, e kane cdo gje te qepur ata, ska kontroll shteti qe ti kap , demshperblimet per permbytjet shkuan jo tek te demtuarit e vertete por tek te afermit e punonjesve te bashkise qe e ndane torten per vete,,,,me moton 2 per vete 1 per qutetarin, pa asnje trasparence,

    Reply
    • Tellalli says:
      June 17, 2026 at 9:02 am

      Iola , këto shko e denoncoi në prokurori e jo në komente te Dita .

      Reply
  • durrsaku i permbytur says:
    June 17, 2026 at 9:09 am

    Nuk ke nga t’ia fillosh per te treguar mbi korrupsionin qe ka pushtuar qeverisjen jo vetem ne nivel qendror por edhe lokal. Bashkia e Durresit eshte kthyer ne sumbol te korrupsionit. Me kot rropaten qytetaret e Durresit per te gjetur zgjidhje per problemet e tyre si ne Bashki ashtu edhe ne njesite qe varen prej saj. E vetmja pergjigje qe marrin jane cinizmi dhe arroganca e nepunesve injorante dhe te korruptuar te cilet kane uzurpuar pozicionet kyce. Ja si jepen realisht zgjidhjet e problemeve ne Durres:
    – Banoret realisht te permbytur marrin si zgjidhje demshperblimin jo te tyre por te punonjesve te bashkise dhe te afermve te tyre pa i hyre asnje pike uje.
    -Djegja e autobuseve te sherbimit urban merr si pergjigje vazhdimin e aktivitetit te operatoreve perkates me nje cilesi mizerabel (autobuze te tejmbushur dhe pritje te sterzgjatura nepee stacione)
    -Furnizimi me uje te ndotur ose me sasi shume te larte te klorit
    -Vendgrumbullime te pakta per hedhjen e mbeturinave
    -Mungesa e vendgrumbullimeve te inerteve dhe orendive te dala jashte perdorimit.
    -Treg te ndotur nga prania e brejtesve per blerjen e bulmetit dhe fruta perimeve..
    -Mungesa e hapesirave per publikun gjate sezonit te plazhit….ETJ….ETJ.
    Kjo situate skandaloze do te ndryshoje per mire kur te filloje dhe ndeshkimi i personave pergjegjes per kete situate. Prandaj FORCA PROTESTA FORCA SPAK…..

    Reply
  • one11 says:
    June 17, 2026 at 9:11 am

    Pure Love !!

    Reply
  • V says:
    June 17, 2026 at 9:13 am

    Per mua nuk ka revolucion te vertet pa gjak

    Reply
  • Kur përçmon fjalën e lirë says:
    June 17, 2026 at 9:14 am

    Do dhe pak forc kjo pune
    E drehta pa grushtin nuk fiton

    Reply
  • durrsaku i permbytur says:
    June 17, 2026 at 9:16 am

    Nuk ke nga t’ia fillosh per te treguar mbi korrupsionin qe ka pushtuar qeverisjen jo vetem ne nivel qendror por edhe lokal. Bashkite jane kthyer ne simbol te korrupsionit. Me kot rropaten qytetaret per te gjetur zgjidhje per problemet e tyre si ne Bashki ashtu edhe ne njesite qe varen prej tyre. E vetmja pergjigje qe marrin jane cinizmi dhe arroganca e nepunesve injorante dhe te korruptuar te cilet kane uzurpuar pozicionet kyce.
    Kjo situate skandaloze do te ndryshoje per mire kur te filloje dhe ndeshkimi i personave pergjegjes per kete situate. Prandaj FORCA PROTESTA FORCA SPAK…..

    Reply
  • Bregu i thatë says:
    June 17, 2026 at 12:37 pm

    Ore doni rritje pagash
    Ato bëhen me ivestime edhe të huaja në turizëm në buqësi blektori industri
    Pa ivestime nuk rriten të ardhurat dhe shqiptarët largohen
    E drejtë të luftohet korupsioni por votoni për opozit të re

    Reply
  • lola says:
    June 17, 2026 at 1:11 pm

    ti tellall shko bjeri daulles per ndonje dasem,,, se as dasma ska me,, meqe i paske punet ne terezi dhe po na tregon prokurorine ,, po ke prokurori ate te lidhur me krimin? i vetmi vend per te qare nje hall kangelur shtypi i lire,,, prandaj mendohu kur flet,,

    Reply
  • Lexues says:
    June 17, 2026 at 1:43 pm

    Bukur, gazeta Dita! Ç’bukuri shihni ju në fjalimet me zë të çjerrë të folësve të ‘revolucionit’? Po në thirmat prej ujqsh te ‘Fan Zone’. Këtyre do t’u lihen fatet e vendit?

    Reply
  • KTH S says:
    June 17, 2026 at 4:18 pm

    Nderkohe, investimet me para jo te pastra, per loving me Komisionin dhe Parlamentin Evropian, po hidhen me thase. Biles dhe me median nderkombetare. Shikoni tek mediat e SaliEdit, nje sufllaqexhi amerikon nga New York Times, qe thote genjeshtra te servirura nga porositesit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sfida e unitetit të NATO-s
  • Një “quiz” për qytetarin shqiptar
  • Të dehur nga “Liria e Edit”: Rrëfimet cinike të yje-arkitektëve të huaj, të cilët e dinë edhe vetë që po e shkallmojnë Shqipërinë
  • INTERVISTË / Lidhja krim-pushtet-ndërtim dhe rënia e rrezikshme e sigurisë së pronës
  • Shqetësime mbi ligjin e ri për SHISH: Zgjeron syrin e shërbimit sekret mbi “stabilitetin e brendshëm”

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  2. Aldrin on Gazeta italiane “Il Manifesto”: Shqipëria dhe kërcënimi nga neoliberalizmi urban
  3. Ethem Lalaj on Televizioni publik në Hungari, i lidhur me Orban, ndërpret transmetimin me këtë mesazh
  4. ILIR on LETËR E HAPUR
  5. MERO on Atletet e Edit: ​Kompleksi fëmijëror i “të qenit i veçantë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?