Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “U shtir si kosovar depresiv, gjysëm i verbër, ecte me shkop”, Britania refuzoi në 2007 ekstradimin e hasmit të Nikulajt, i dënuar për vrasje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “U shtir si kosovar depresiv, gjysëm i verbër, ecte me shkop”, Britania refuzoi në 2007 ekstradimin e hasmit të Nikulajt, i dënuar për vrasje
KronikeKryesore

“U shtir si kosovar depresiv, gjysëm i verbër, ecte me shkop”, Britania refuzoi në 2007 ekstradimin e hasmit të Nikulajt, i dënuar për vrasje

Published: May 3, 2023
Shpërndaje

Konflikti me viktima nga të dyja palët, mes fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj ka nisur që prej vitit 1996  kur mbeti i vrarë i pari vëllai i Ardian Nikulajt, Ismaili.

Në vitin 2007, britanikët refuzuan ekstradimin drejt Shqipërisë të Pjetër Lekstakaj, të cilin autoritetet shqiptare të asaj kohe e kërkonin si autor të vrasjes që e kishte kryer në vitin 2000.

Në një artikull të shkruar nga e përditshmja britanike “The Times” në vitin 2011, i cili trajton fenomenin e vrasësve shqiptarë që arrijnë t’i shpëtojnë ekstradimit duke gjetur hapësira në Britani përmes të drejtave të njeriut, mes 4 shqiptarësh, analizohet edhe Pjetër Lekstakaj.

- Publicitet -

Për të, “The Times” shkruan se ishin ligjet e të drejtave të njeriut që e ndihmuan që të mos ekstradohet.

“Ligjet e të drejtave të njeriut ndihmuan gjithashtu Pjeter Lekstakaj të fitonte një apel kundër ekstradimit në Shqipëri. Në vitin 2000, ai u shpall fajtor në mungesë për vrasjen e një fqinji pas një mosmarrëveshje për tokën në vitin 1999 dhe për armëmbajtje pa leje. Ai mori një dënim me 10 vjet burg”, shkuan e përditshmja britanike.

Më tej, gazeta britanike shkruan se Pjetër Lekstakaj ishte regjistruar fillimisht atje si shtetas kosovar, por në momentet që Apeli pranoi të mos ekstradohej, shfaqi probleme shëndetësore, përfshirë mungesën e shikimit, stres apo depresion, të cilat i përdori si argumenta për të mos u kthyer në Shqipëri.

“Lekstakaj, i cili tani është me shikim të pjesshëm dhe ecën me shkop, iku në Britani ku pozoi si refugjat kosovar dhe iu dha leja e pakufizuar për të qëndruar. Ai u arrestua në vitin 2007 pasi shqiptarët kërkuan ekstradimin e tij. Ai argumentoi se, sipas ligjeve të të drejtave të njeriut, ai duhej të qëndronte në Britani për t’u trajtuar për çrregullime të stresit post-traumatik dhe depresion. Gjykata ra dakord.

Në shtëpinë e tij në Birmingham, gruaja e Lekstakajt tha se burri i saj ishte shumë i shqetësuar për të folur dhe këmbënguli se ai ishte i pafajshëm. Ajo shtoi: “Ai po vuan nga stresi post-traumatik dhe është shumë i dëshpëruar për shkak të gjithçkaje që i ka ndodhur”, vijon “The Times”.

Duke cituar burime nga Interpol Tirana në vitin 2011, “The Times” shkuan se këto ligje po përdoren nga shqiptarët si mur për ndalim të ekstradimit.

“Një burim i Interpolit në kryeqytetin shqiptar, Tiranë tha: “Ligjet e të drejtave të njeriut po përdoren vetëm si mur për të ndaluar ekstradimin e disa prej kriminelëve më të kërkuar në Shqipëri”, thuhet në artikull.

Autoritetet shqiptare tashmë e kanë nisur kërkesën për ekstradimin e porositësit shqiptar Edmond Haxhia dhe katër anglezëve Steven Hunt, Thomas Mithan dhe Harriet Bridgeman, të arrestuar vetëm pak ditë pas arratisjes nga Shqipëria.

Në datën 5 maj nisin procedurat e ekstradimit, një proces që pritet të zgjas në të gjitha shkallët e gjyqësorit britanikë për të paktën 5 apo 6 muaj. Si shqiptari Haxhia dhe 3 britanikët, do të tentojnë edhe këtë herë që përmes manovrave të tjera të të drejtave të njeriut të mos ekstradohen.

Në kërkim për vrasjen e Ardian Nikulaj janë britaniku tjetër, Harry Simpson dhe vrasësi portugez Ruben Saraiva, që u larguan nga vendi ynë përmes pikës kufitare të Kapshticës. Kërkimet për ta vijojnë, por akoma nuk janë lokalizuar.

a.k. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hodhën shishe uji dhe vezë drejt Ramës, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë Bardhin dhe Balliun
  • Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”
  • Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. ANA on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Zgjohuni, lufta pa kompromis kundrejt c’do ekstremizmi e ben boten te paqeshme. on VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur
  3. Zgjohuni, heshtja kundrejt bemave korruptive-kriminale t’ben fajtor on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  4. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  5. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?