Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dritë jeshile për amnistinë, Manja: Na është kërkuar mbyllja e burgjeve të komunizmit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dritë jeshile për amnistinë, Manja: Na është kërkuar mbyllja e burgjeve të komunizmit
Lajmi i funditPolitike

Dritë jeshile për amnistinë, Manja: Na është kërkuar mbyllja e burgjeve të komunizmit

Published: February 7, 2024
Shpërndaje

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë fjalës së tij në për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka folur në lidhje me projektligjin e Aministisë, për të cilin thotë se do të zgjidhë mbingarkesën e të dënuarve dhe të paraburgosurve në burgje.

Manja tha se ka më shumë sesa duhet kapacitet, nëse i referohen standardeve të Bashkimit Europian.

Gjithashtu, ministri tha se u është kërkuar të mbyllin institucionet e vuajtjeve të dënimit që janë të kohës së komunizmit dhe shtoi se kanë një masterplan për ndërtimin e strukturave të reja akomoduese sipas standardeve të BE-së.

- Publicitet -

“Sa duhet të ishte numri i të dënuarve dhe të paraburgosurve për të pasur trajtim dinjitoz sipas standardeve të BE-së?  Jemi +190 të paraburgosur dhe të burgosur më shumë se ç’kemi kapacitete Nëse ne sot kemi 5518 të paraburgosur dhe të dënuar, kapacitetet janë +190 më shumë. Referuar standardeve të BE-së, kemi kapacitete, por sipas standardeve nuk duhet të kishim këtë numër të paraburgosurish. 2204 janë të dënuar, 30% maksimumi i standardit, duhet të kishin 600-700 të paraburgosur. Jemi diku te 2500 persona të burgosur më shumë sesa standardet e BE-së. Prandaj amnistia në këtë moment, përveç parimeve të tjera, do të na shërbejë të krijomë një mundësi të menaxhimit si duhet të këtij sistemi. Rregullorja e përgjithshme e burgjeve ka disa standarde që na i heq mundësinë për të vepruar sipas standardeve.

Dua t’u bëj me dije dhe deputetëve, vazhdojmë akoma që gjysma e institucioneve janë të regjimit komunist. Kërkohet mbyllja gradualisht e këtyre institucioneve. Deri në fund të shkurtit është kërkuar mbyllja e burgut të Tepelenës.  Kemi mbyllur katër vitin që iku, por gradualisht kërkohet mbyllja.

Këtu vijmë te pyetja tjetër, çfarë masash mendon të marrë qeveria për të adresuar këtë? Sigurisht duhet të kemi struktura akomoduese sipas standardit të BE-së, por zgjidhja nuk nget ndërtimi i burgjeve të reja.  Jo çdo gjë duhet të shkohet drejt burgut. Edhe masat alternative për të burgosurit. Për ata që dënohen deri në 5 vjet, ka alternativa. Shërbimi i provës është një zgjidhje. Duhet të kemi një qasje tjetër, si mbikëqyrja elektronike. Kodi i ri Penal është një zgjidhje afatgjate.

Kemi një masterplan të cilit akoma s’e kemi kaluar në qeveri, lidhur me strukturat akomoduese se ku duam të shkojmë deri në 2030. Duhet të mbyllim institucionet e komunizmit dhe të ndërtojmë dy tre struktura të reja”, tha Manja.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Po says:
    February 7, 2024 at 3:08 pm

    Mire instutucionin per te mbyllur po shikoni dhe ligjet qe kan ngel qe ather.
    Prsh burg i permetshem ne as nje vend europian srri ne burg deri ne vdekje max 15 vjet.

    Reply
  • Sethem Tralalaja says:
    February 7, 2024 at 7:33 pm

    Jetoime ne vendin ku minister i drejtesise eshte Ulsiu. Hapu dhe!

    Reply
  • Sky says:
    February 8, 2024 at 2:53 am

    Nuk e di pse nuk aplikoni pagesen. Psh: per te burgosurit qe kane kryer krime ordinere. Keni nje numer te madh qe jane marre me trafik lendesh narkotike. Mund ti lironi perkundrejt nje shume te kripur parash.Ne kete menyre edhe shteti perfiton por edhe te denuarit i jepet mundesia te reabilitohet, duke perfshire ketu dhe shume benifite te tjera kolaterale.

    Reply
  • PRONARI says:
    February 8, 2024 at 3:43 am

    Nxirrini te gjithe nga burgu z. Manja. Edhe ata qe, pasi jane denuar me burgim, fshihen skutave dhe i bejne presione shtetit dhe administrates shteterore cdo dite per te mos ekzekutuar vendimet penale apo civile ku ata kane qene te implikuar. Jeni kthyer ne nje shtet te nenshtruar nga krimi dhe kriminelet. Te nenshtruar ose nga frika ose se ju blejne zyrat dhe zyrtaret. Pra, jeni kthyer ne nje shtet antipopullor. Kaq per sot.

    Reply
  • edi says:
    February 8, 2024 at 7:31 am

    Per mendimin tim nuk eshte e drejte te lirohen kriminelet sepse burgjet tonanuk kane as kapcitetin e as kushtet sipas standarteve te BE-se, por ne vend qete ndertohen gradaçela mund te ndertoni burgje. E dyta, ju mendoni perkushtet e te denuarve sipas standarteve te BE-se por nuk mendoni aspak per standartete populliit sipas standarteve te BE.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. K R on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  3. Phoenix on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  4. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  5. Ethem Lalaj on Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?