Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Droga në Krujë/ SPAK çon për gjykim 13 persona. Hetimet treguan se kishin mbështetjen e policisë dhe kryepleqve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Droga në Krujë/ SPAK çon për gjykim 13 persona. Hetimet treguan se kishin mbështetjen e policisë dhe kryepleqve
KronikeKryesore

Droga në Krujë/ SPAK çon për gjykim 13 persona. Hetimet treguan se kishin mbështetjen e policisë dhe kryepleqve

Published: August 7, 2023
Shpërndaje

 

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, 13 persona për kultivim të bimëve narkotike.

Sipas SPAK, grupet kriminale që kanë vepruar në këtë zonë, jo vetëm që njihen mes tyre por kanë dijeni dhe për aktivitetin e njëri-tjetrit, kanë patur mbështetjen e strukturave të policisë vendore si dhe ato të administratës lokale, kryesisht punonjësve të policisë dhe kryepleqve të përfshirë dhe ato në aktivitetin e kultivimit.

- Publicitet -

 

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si dhe Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet dhe dërguar në gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, procedimin penal me Nr.203 të vitit 2020, në ngarkim të 13 personave, e më konkretisht të pandehurve:

Bujar Sefa (Xaka), Skënder Velja, Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, Vaid Taka, Edison Xaka, Xhemal Zogu, Asim Pulaci, Saba Shehi, Armand Dervishi, Agron Asllanaj, Shkëlqim Ismaili, Ahmet Pulaci dhe Haxhi Murati, të akuzuar respektivisht për kryerjen e elementëve të veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 i Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje e municionit të armëve të gjuetisë” parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal, si dhe ”Shpërdorim i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar se kultivimi i disa parcelave me bimë narkotike kryhej nga 2(dy) grupe kriminale të organizuar në disa zona të Bashkisë Krujë, Njësia Administrative Cudhi, fshatrat Noj, Shkretë, Rranxë, Bruz Mal, Bruz Zall zona këto kufitare me njëra-tjetrën. Grupet kriminale që kanë vepruar në këtë zonë, jo vetëm që njihen mes tyre por kanë dijeni dhe për aktivitetin e njëri-tjetrit, kanë patur mbështetjen e strukturave të policisë vendore si dhe ato të administratës lokale, kryesisht punonjësve të policisë dhe kryepleqve të përfshirë dhe ato në aktivitetin e kultivimit.

Kultivimi kryhej kryesisht në sipërfaqe tokash me pyll në pronësi shtet, të cilat shfrytëzohen për kullotë nga banorët e zonës.

Nga aktet e administruara dhe analizuara për interesa të këtij procedimi penal, ka rezultuar se drejtuesit e këtyre grupeve kriminale me qëllim kujdesin dhe ruajtjen e bimëve narkotike kanë punësuar disa punëtorë, kanë ngritur sisteme vaditje, moment pas së cilit lënda narkotike është grumbulluar dhe përpunuar në vende të posaçme me qëllim hedhjen në treg.

Me aktin e datës 27.07.2023, kemi proceduar me ndarjen e akteve të procedimit penal nr.203 të vitit 2020, dhe numërtimin e tyre me nr.203/1 të vitit 2023, me qëllim identifikimin e personave të tjerë, bashkëpunëtorëve të të pandehurve të cilët ka rezultuar se janë përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sqarim: Kërkesa për gjykim është pjesë e ushtrimit të ndjekjes penale. Gjithkush prezumohet i pafajshëm derisa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim të formës së prerë.

 

 

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gaz lotsjellës dhe ujë në drejtim të turmës, dy protestues të lënduar
  • Rama është i pakënaqur me ministrat, priten lëvizje në kabinet
  • Çmimet nuk ndalen: Apartamentet në Tiranë arrijnë nivelin më të lartë ndonjëherë
  • Apeli Administrativ merr zyra me qira në kullën “Aba Center”, bllokohet nga KLGJ
  • FOTOT: Pankartat pikante nga protesta para Kryeministrisë

Komentet e Fundit

  1. Humoristi on Rama është i pakënaqur me ministrat, priten lëvizje në kabinet
  2. Ethem Lalaj on VIDEO: Tensione para Kuvendit, protestuesit heqin gardhin metalik
  3. nastradini on Publikohet VIDEO tronditëse e aksidentit tek TEG-u: Betonierja me shpejtësi skëterrë merr përpara Audin, bie nga mbikalimi
  4. Pjer on Si u bëmë brenda një dekade vendi me koston më të lartë të jetesës në Ballkan
  5. Bruno on Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?