Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
KryesoreLajmi i funditShendetesi

Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit

Published: August 12, 2026
Shpërndaje

Nga Aleksandra Bogdani

Qeveria shqiptare po përgatitet të shtetëzojë koncesionin e kontrollit mjekësor bazë në shtator, duke ia kaluar shërbimin një kompanie publike. Në 12 vjet, koncesioni i check up-it mori rreth 66 milionë euro nga taksapaguesit, një pjesë për analiza të pakryera.

Qeveria shqiptare po përgatitet që të marrë mbrapsht koncesionin kontrovers të kontrollit mjekësor bazë në shtator, pas më shumë se 12 vitesh operimi nga një kompani private.

- Publicitet -

Sipas vendimit të marrë më 30 korrik nga Këshilli i Ministrave, kontrolli mjekësor bazë, i njohur ndryshe si check -up, do të vazhdojë të ofrohet për shtetasit shqiptarë mbi 35 vjeç nga kompania e re publike e quajtur “Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore”, së bashku me shërbimin e sterilizimit dhe atë të hemodializës.

Koncesioni i check up-it ishte kontrata e parë e partneritetit publik privat të qeverisë së kryesuar nga kryeministri Edi Rama, e cila u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 66 milionë euro në total.

Ajo u firmos në vitin 2014 me bashkimin e kompanive “Marketing & Distribution” në pronësinë e biznesmenes Vilma Nushi dhe Trimed, të cilat themeluan së bashku kompaninë koncesionare 3P Life Logistic.

Megjithatë, më vonë u zbulua se formula koncesionare mundësonte pagesa të majme për shërbime të pakryera. Sipas kontratës, Ministria e Shëndetësisë i pagoi kompanisë 3P Life Logistic 730 milionë lekë çdo vit [rreth 7.8 milionë euro] për kontrollin mjekësor bazë për një numër të garantuar prej 475 mijë qytetarësh.

Por numri i qytetarëve të interesuar për të kryer check up-in ishte vazhdimisht më i vogël sesa projeksionet e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, vetëm në periudhën 2015-2021, kompania koncesionare përfitoi mbi 9.2 milionë euro për analiza të pakryera.

Kontrata për kontrollin mjekësor bazë ishte një nga katër koncesionet në sektorin e shëndetësisë së qeverisë “Rama”, të cilat u hetuan nga Prokuroria e Posaçme pas akuzave të ngritura për korrupsion.

Ky hetim nuk prodhoi rezultate, por në një çështje paralele për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, SPAK ngriti akuzë për shpërdorim detyre ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024 për abuzime me fondet e Bashkimit Europian gjatë kohës që drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, ndërkohë që masa e tij u lehtësua në “arrest shtëpie” më 31 korrik të këtij viti. Për koncesionin e sterilizimit, Beqaj ndodhet aktualisht në proces gjyqësor.

Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • titi says:
    August 12, 2026 at 10:29 am

    SPAK DUHET TE BEJE DETYREN,,,,, KETA HIENA NUK MUND TE PASUROHEN ME GJAKUN E POPULLIT TE VARFER AQ ME TEPER KUR VJEN PUNA TEK SHENDETSIA ,,,,KETU NJEREZIT VDESIN NGA PAMUNDESIA PER TU KURUAR,,,,,kjo eshte e patolerueshme,,,,,ne vitin 2026 ,,,,,,

    Reply
  • demo says:
    August 12, 2026 at 3:14 pm

    Kolonel Hajro Limaj,,Tribun i interesave te Kombit shqiptar.Organizimi i Kuvendit Kombetar te Protestes pa Hajro Limaj eshte si Lidhja e Prizrenit pa Abdyl Frasherin..;

    Reply
    • Dashi says:
      August 13, 2026 at 7:47 am

      Të dh.efsha protestën e Hajro Limajn bashkë .

      Reply
  • drejtesi e munguar says:
    August 12, 2026 at 4:04 pm

    Mendoj se gazetaria duhet te na thosh nje se a duhet apo nuk duhet cek-upi?Marreveshja duhet te behej ne dobi te shendetit te popullit.Marrja e lekeve per pune te pa kryer eshte vjedhie dhe per vjedhien ka ligje dhe ndeshkime. Kush ka pervetesuar parate duhet ti kethej ato dhe per vepren e kryer te marre ndeshkimin sipas ligjit.Sa per ish ministrin Z.Beqai,i cili u mbajt ne paraburgim per me shume se dy vite mendoj se :SPAK-uka punuar jo korrekt ligjit por “me dyshime te arsyeshme”.Ne qoftese ka fakte te gjykohej dhe te ishte ndeshkuar per fajin e kryer.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë “jo” që testojnë të ardhmen e LDK-së. Kriza në Prishtinë shkon përtej emrit të kandidatit për President
  • Çfarë fshihet pas dorëheqjes së Evis Salës?
  • 4iG dhe SpaceX nënshkruajnë marrëveshjen e parë në Europë për prezantimin e komunikimeve satelitore Starlink me pajisjet mobile
  • Rama shpjegon dorëheqjen e Evis Salës
  • Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Pasojat e përplasjes politike të Varshavës me Kievin po ndihen në rrugët e Polonisë
  2. demo on “Top sekret 2”, dokumenti që trazoi debatin fetar në Kosovë
  3. Socialpis i ndershëm... on Ministrja e Shëndetësisë jep dorëheqjen nga kabineti i Ramës, zëra se nuk pranoi të firmoste monopolizimin e ilaçeve
  4. Toni on VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  5. sfilitje.com on Gruaja që tentoi të vriste Leninin më 1918

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?