Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Drogë edhe në tunelet e Ushtrisë, pesë arrestime, dy prej tyre punonjës të OSHEE
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Drogë edhe në tunelet e Ushtrisë, pesë arrestime, dy prej tyre punonjës të OSHEE
KronikeKryesore

VIDEO: Drogë edhe në tunelet e Ushtrisë, pesë arrestime, dy prej tyre punonjës të OSHEE

Published: March 17, 2023
Shpërndaje

Fantazia e kultivuesve shqiptarë të drogës ka arritur në një tjetër nivel. Një ish-tunel ushtrie në zonën e Krastës në Krujë, ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike me anë të llambave.  Ai u zbulua gjatë kontrolleve të policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të hapura dhe të mbyllura.

Policia tha se brenda tunelit “u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 390 bimë të  dyshuara narkotike cannabis sativa, sistem ndriçimi me 30 llamba, 1 aspirator, 2 ventilatorë, si dhe pajisje të tjera që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike”.

Po ashtu policia tha se kishte arrestuar shtetasit H. S., 61 vjeç dhe R. H., 58 vjeç, të dy banues në banues Halil, Krujë, si dhe A. S., 21 vjeç, banues Fushë Krujë.

Por policia arrestoi edhe dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE, të cilë dyshohet se kanë bërë lidhjen e paligjshme të tunelit me një nga linjat e tensionit që furnizonte fshatin Halil. Dy punonjës të tjerë, një përgjegjës i zonës dhe ekektricisti , janë shpallur në kërkim.

- Publicitet -

“Në vijim të veprimeve hetimore u konstatua se tuneli furnizohej me energji elektrike të pandërprerë, nëpërmjet një lidhjeje të paligjshme të energjisë elektrike, në shtyllën e tensionit në fshatin Halil, Fushë Krujë, lidhje për të cilën ka qenë e nevojshme patjetër ndërhyrja e specializuar e punonjësve të OSHEE-së së zonës”, njoftoi policia.

Por ndalimi i këtyre të fundit solli protestë të punonjësve të kompanisë publike. Ata bojkotuan punën dhe akuzuan policinë se po i penalizonte padrejtësisht.

“Ne jemi 70 punonjës dhe ne po penalizohemi dita ditës. Arsyet janë shtëpitë e barit që i organizojnë njerëzit e krimit dhe arrestohen punonjësit e OSHEE. Ndihemi të kërcënuar”, tha Bardhyl Syla, shef i ekipit të OSHEE në Krujë.

Materialet hetimore në lidhje me rastin i kaluan Prokurorisë, për veprat  penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
  • Protesta në Tiranë, media amerikane: Presioni ndaj kryeministrit shtohet
  • Kush do ta sfidojë Trumpizmin në 2028?
  • Imami shqiptar në Zvicër shkarkohet pas zbulimit të deklaratave homofobe dhe lidhjeve me Hamasin
  • Biznesmeni me kompani me humbje pagoi 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA, përmes firmës që punoi për Ramën

Komentet e Fundit

  1. Detari on Policia shoqëron gazetarin holandez, aktivistes që i filmoi i hedhin spraj në sy
  2. Gjergj on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. blendi ...ziu on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. ANA on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. Detari on Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?