Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ekuadori e liroi në janar, Italia e dënon 20 vjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ekuadori e liroi në janar, Italia e dënon 20 vjet
AktualitetKronike

Ekuadori e liroi në janar, Italia e dënon 20 vjet

Published: December 12, 2022
Shpërndaje

Drejtësia italiane ka dënuar në mungesë me 20 vite burg bosin shqiptar, Dritan Rexhepi, i cili akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike, pasi ishte pjesëtar i një rrjeti ndërkombëtar të drogës, i quajtur “Kompania Bello.”

Mediet italiane raportojnë se rrjeti ndërkombëtar i drogës, i drejtuar nga shqiptari importonte kokainë nga Ekuadori në Firence të Italisë.

Ky rrjet kishte degëzime të shumta në vendet si , Norvegji, Turqia Holanda, Ekuadori, Austria, Gjermania, Zvicra dhe Franca. Në një nga fazat e hetimit autoritetet italiane arrestuan 84 persona brenda vendit ndërsa ndaluan bashkëpunëtorët e grupit në Holandë, Ekuador, Gjermani, Zvicër e Britani të Madhe. 17 prej të arrestuarve kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar nga Gjykata e Firenzes duke përfituar një ulje në vitet e dënimit.

- Publicitet -

Më 11 janar 2022 Rexhepi u lirua me kusht nga burgu ku ishte në Ekuador dhe iu ndalua dalja nga shteti deri në vitin 2027.

Por që nga 10 nëntori autoritetet në Ekudor nuk kanë asnjë gjurmë nga Dritan Rexhepi, i cili duhej të paraqitej në Polici çdo 15 ditë.
Rexhepi rezulton në kërkim nga të paktën 3 shtete (Shqipëri, Spanjë dhe Itali). 40-vjeçari nga Vlora është arratisur jo pak herë nga burgu, në vitin 2007.

Gjithashtu Dritan Rexhepi rezulton i dënuar në mungesë me 25 vite burgim në Shqipëri, për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë, Arben Keqi e Durim Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1998.

Dritan Rexhepi, 42 vjeç, njeriu që tani duket se i ka shpëtuar paraburgimit në Ekuador, është i regjistruar në dosjet gjyqësore në të paktën dhjetë vende për një sërë krimesh shumë të rënda (për jetën), shkruan media holandeze crimesite.nl.

Dritan Rexhepi është arrestuar dikur në Holandë. Ai u arratis, ndër të tjera, nga një burg belg dhe në fillim të karrierës së tij, kombinoi një studim juridik me atentatet me pagesë. Rexhepi i ka mohuar të gjitha akuzat për vrasje para një gazetari disa vite më parë.

Karriera kriminale nisi në një periudhë kur Shqipëria ishte në tranzicion nga një diktaturë komuniste në një ekonomi të tregut të lirë: vitet 1990. Rexhepi ishte vetëm adoleshent kur dyshohej se kishte kryer vrasje me porosi. Ishin të paktën dy, ndoshta edhe më shumë. Gjykata e kryeqytetit Tiranë e dënoi në mungesë në vitin 2013 me 25 vjet burg për dy likuidime në vitin 1998. Emri i tij kriminal asokohe ishte ende “Gramoz”, më pas iu shtuan Mutaraj, Lulëzim dhe Edmir Kraja.

Të drejtat

Në vitin 2005, Rexhepi kishte vendosur të studionte drejtësi, i tha një gazetari të krimit të njohur në Shqipëri nga një qeli italiane në vitin 2021. Më pas ai mohoi të ketë qenë i përfshirë në ndonjë vrasje. Plani për të studiuar drejtësi nuk u realizua kurrë, tha Rexhepi, sepse ai ishte akuzuar gabimisht për vrasje. Prandaj, hapi i tij në tregtinë e drogës do të ishte i detyruar. Rexhepi: “Kisha dy mundësi, t’i dorëzohesha një sistemi të padrejtë dhe të kalbur në Shqipëri, që do të çonte në burgim të përjetshëm, ose të kërkoja një shans të dytë për të bërë diçka tjetër me jetën time. Prandaj u futa në tregtinë e drogës.’

Balkan Insight përshkruan se si, pas arrestimit të tij në Durrës në vitin 2006, Rexhepit iu dha mundësia të dilte nga qelia e policisë për rrethana të pashpjegueshme. Dikush e kishte lënë të hapur derën e qelisë së tij gjatë një pushimi të marrjes në pyetje. “Kanë mbaruar me mua”, thuhet se i raportoi ai një oficeri të befasuar në korridor duke kaluar.

Rexhepi shpesh përfundonte në burg. Ai zakonisht ikte, më shpesh se Joaquin Guzmán “El Chapo”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Mollosi says:
    December 12, 2022 at 5:27 pm

    Shpresoj te kalbet ne burg.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  • Arkivoli në protestë
  • Konflikt mes dy personave në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
  • Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 2 të arrestuar, 1 arrest shtëpie, 18 “detyrim paraqitje”
  • Organizatorët e protestës së shpejti do publikojnë emrat e një Kuvendi Kombëtar?

Komentet e Fundit

  1. Kohë on Pas kësaj pyetjeje ai nisi të sillet çuditshëm! Gazetari i BBC-së zbardh prapaskenat e intervistës me Ramën: “Sytë e tij u…”
  2. Dajti on Protestat masive, Rama: Një ekip i tërë po dëgjon me shumë vëmendje
  3. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  4. 1thundrak on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3
  5. nona on Persona të maskuar sulmuan godinën, një police u lëndua. Çfarë ndodhi gjatë mesnatës në Komisariatin 3

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?