Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Drogë pranë shkollave, Policia godet rrjetin e trafikut në Tiranë: 13 të arrestuar, mes tyre një vajzë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Drogë pranë shkollave, Policia godet rrjetin e trafikut në Tiranë: 13 të arrestuar, mes tyre një vajzë
KronikeKryesore

Drogë pranë shkollave, Policia godet rrjetin e trafikut në Tiranë: 13 të arrestuar, mes tyre një vajzë

Published: November 10, 2022
Shpërndaje

13 persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas finalizimit të operacionit “Tentakulat” që ka patur në fokus goditjen e një rrjeti shpërndarësish droge në kryeqytet.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika njoftoi se është bërë arrestimi i 13 personave, përfshi një vajzë si dhe hetimi në gjendje të lirë i 14 të tjerëve.

Rrjeti i shpërndarësve ishte shtrirë në të gjithë Tiranën kryesisht pranë lokaleve të natës dhe shkollave.

- Publicitet -

Policia thotë se disa prejtyre siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.

Njoftimi i plotë:

Jam sot këtu, për të bërë prezente për ju dhe nëpërmjet jush, për publikun, rezultatet e megaoperacionit policor antidrogë të koduar “TENTAKULAT”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në zona të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe ambiente të ndryshme, kryesisht në lokale nate, por edhe në afërsi të disa shkollave. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, mbështetur dhe nga inteligjenca informative për disa shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës dhe në ambiente të ndryshme, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedim penal me këto vepra penale. Pas një hetimi proaktiv disamujor, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, bazuar në provat e siguruara, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka urdhëruar ndalimin e 15 shtetasve që ushtronin këtë aktivitet kriminal.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “TENTAKULAT”, nga strukturat për Hetimin e Narkotikëve dhe strukturat e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit për shtetasit:

-E. H. 24 vjeç, E. H. 23 vjeç, R. M., 41 vjeç, A. M., 25 vjeç, L. H., 31 vjeç, S. M., 25 vjeç, E. K., 30 vjeç, H. K., 25 vjeç, I. E., 26 vjeç, R. K., 61 vjeç, D. Z., 22 vjeç, K. P., 25 vjeç, A. S., 45 vjeç, K. B., 23 vjeçe dhe B. K., 37 vjeç.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni janë shpallur në kërkim 2 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas të tjerë.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, në kuadër të këtij procedimi penal, janë sekuestruar në total:

• 745 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje;
• 110 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në doza;
• 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në doza;
• shuma parash, në euro, dollarë dhe lekë;
• 5 peshore elektronike;
• 25 aparate celulare dhe
• 6 automjete, 1 motomjet dhe 1 biçikletë, që përdoreshin për shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, pasi siguronin lëndët narkotike, kryesisht kokainë dhe heroinë, e tregtonin ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në lokale nate. Gjithashtu, disa prej këtyre shtetasve siguronin lëndën narkotike kanabis dhe tentonin ta shisnin edhe në afërsi të disa shkollave në qytetin e Tiranës.Theksojmë faktin se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, përgjatë këtij viti, ka finalizuar 38 operacione policore në fushën e narkotikëve, gjate të cilëve janë sekuestruar 6.5 kg lëndë narkotike kokainë, 73 kg cannabis sativa, 52 kg cannabis sativa në formë çokollate. Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar dhe e vendosur per hetimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në cilëndo fushë dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë edhe më shumë me Policinë, me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurtë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    November 11, 2022 at 2:41 am

    Rinia shqiptare eshte kokrra e injoranteve.E kane mendjen vetem per seks, per drogera dhe per tu mburrur duke e dit we nuk e kane takatin per aq.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Nga Saliu te Rama, kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?