Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dua të di përse u mbyll kopshti ku kisha regjistruar time bijë?!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dua të di përse u mbyll kopshti ku kisha regjistruar time bijë?!
Aktualitetopinion

Dua të di përse u mbyll kopshti ku kisha regjistruar time bijë?!

Published: September 19, 2022
Shpërndaje

 

Nga Edona Llukaçaj

Një artikull i ditës së djelë, në një nga portalet serioze në vend, informonte heqjen e licensës së një kopështi jopublik në Tiranë. Në shkresën zyrtare bërë publike vendimi justifikohej me “shkelje të rënda” nga ana e institucionit.

- Publicitet -

Në vendin tonë të tilla raste nuk trondisin fort, prej se eklipsohen nga çudirat multidimensionale të përditshmërisë. Prandaj, lajmi nuk do ma kishte tërhequr vëmendjen nëse nuk do ishte fjala për institucionin arsimor ku, rishtazi, kisha regjistruar time bijë.

Prej eksperiencave të pakëndshme në institucione publike e jopublike në të shkuarën, ku përfshihen klasa të mbingarkuara me dhjetëra fëmijë të moshave të ndryshme të palosur me një mësuese dhe bullizimi se flet anglisht apo e ka shqipen me dialekt verior, kërkoja zgjidhje.

Kështu, me mjaftueshëm sakrifica financiare për dy prindër me të ardhura mesatare, këtë vit shkollor, 5-vjeçarja jonë filloi edukimin në kopështin “Zubejde Hanim” të institucioneve arsimore “Turgut Ozal”.

Përtej edukimit cilësor me arritje të prekshme nga nxënësit e tyre, ambienteve të përshtashme për edukim që nuk të duken si kotece, e rëndësisë së pastërtisë në kohë pandemie, zgjedhja kishte të bënte me sigurinë, transparencën dhe vlerat.

Në fund të fundit, në sa dekada këto institucione nuk ishin përfolur apo përfshirë në ndonjë skandal që të bën të konsiderosh edukimin në shtëpi si alternativë të mirëqenë e as nuk përvetësonin metoda e strategji edukimi që, haptazi, bien ndesh me traditën e familjes shqiptare.

Por pak ditë pasi viti akademik ka filluar, lajmi se licenca e këtij kopështi është hequr me urdhër të Ministrit të Arsimit është tej mase shqetësues. Lë vend për dyshime dhe hamendësime gjithfarësoj.

Si nënë, nuk më bëhet e qartë se cilat janë “shkeljet e rënda”, të evidentuara pasi shkolla ka filluar, por që nuk u konstatuan gjatë verës a më parë, kur “Zubejde Hanim” prononte pa u trazuar nxënës, përfshirë time bijë.

Si qytetare e këtij vendi që rrit një qytetare të këtij vendi, dua të di nëse heqja e licensës së kopështit në fjalë është një tjetër manovër e llojit “të kam në dorë e bëj çfarë dua”?

Si dikush që reziston për të mos zgjedhur rrugët e botës, vetëm se nuk ia del më t’i bëjë ballë llumit shtresor që po i merr frymën Shqipërisë, dua të di se si shkollat që nuk mund të konsiderohen edhe aq ekonomike për xhepin shqiptar qenkan të financuara nga gylenistët.

Dua të di nëse gylenistët janë apo perceptohen si “terroristë” nga lidershipin jonë, njësoj si nga ai i shtetit që kemi shpallur mik e aleat. E në këtë rast, përse atyre iu lejohet të vazhdojnë të administrojnë institucione arsimore në këtë vend dhe, sipas kësaj qasjeje, të indoktrinojnë breza të tërë të rinjsh shqiptarë. Pse nuk denoncohet dhe ndërpritet veprimtaria e tyre, gjithnjë nëse kanë një veprimtari kësisoj?

Apo “terrorizmi” i gylenistëve ka kuptim veç në një kontekst të huaj, si ai i MAK-ut të Manzës në Iranin e fetvave vrastare, të cilëve me dinjitetet e jo pa kosto, po i ofrojmë mbështetje.

Unë dua të di nëse vajza ime dhe shokët e saj janë viktimat e pafaj të radhës së politikave, “mirë me serbët, mirë me turqit, më mirë krejt me amerikanët, por po u desh e kthejmë prap nga rusët, paçka se çfarë i gjen shqiptarët”.

Unë thjesht dua të di nëse instrumentalizimi i ndonjë vizionari dritëshkurtër që nuk kupton se ndonjëherë vendimet janë vetjake dhe vendore, do vazhdojë të paguhet nga fëmijët tanë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
10 Comments
  • ? says:
    September 20, 2022 at 9:45 am

    kjo edona mos është vajza e Lluk Kaçaj, kompozitorit?

    Reply
  • Ilia says:
    September 20, 2022 at 2:16 pm

    Artikuj te gazetes!!!!!!!!

    Reply
  • Aldrin says:
    September 20, 2022 at 2:32 pm

    Llumi shtresor thote., viktimat e pafaj te radhes politikes,i skajeshem, tej mase, gjithfaresoj. Te drejte ke, po seriozisht nuk te merr askush.

    Reply
  • shqip says:
    September 21, 2022 at 7:05 am

    RAMUTI ka vene ne veprim ushtrine e bythlepiresve te patru qe gjejne arsyet me qesharake per te zhbere cdo vlere te shoqerise shqiptare dhe per te luftuar edhe ata qe perpiqen ti japin vlera asaj.Eshte nje AKT BANDITESK per te cilin shoqeria shqiptare duhet te sensibilizohet dhe te veproje sepse ata qe per 20 vite edukuan breza te rinj me nje edukim cilesor dhe te papare per realitetin shqiptar ,gjenden nen bresherine e turkoshalit EDVIN ,qe per interesa personale nuk kursen asgje ne kete vend te mjere qe drejtohet nga patronazhiste me diploma false.Deri kur ky popull fatmjere do fleje ne gjumin e vdekjes dhe do mjaftohet me thesin e miellit qe merr cdo dy vjet? A nuk duhet te sakrifikoje dikush ne kete vend qe femijet tane te rriten te lire dhe te mire-edukuar per ti dhene vlera kombit tone? Tani ne kete moment nje nder institucionet me me velra te edukimit ne Shqiperi eshte ne nje TERROR TE PAPARE prandaj shoqeria shqiptare,prinderit e atyre femijeve qe u shkolluan ne kete institucion duhet te ngrene zerin dhe ti thone ” STOP DHUNES NDAJ ARSIMIT CILESOR” per interesat e tua antishqiptare. REAGO.

    Reply
  • kosta says:
    September 21, 2022 at 2:05 pm

    arsimi cilesor i leshit, pyesni per arsyet dhe shihini nese ka te drejte apo jo dhe me pas gjykoni, duke lene menjanë interesin personal etj etj. sa per arsimin cilesor e keni shembullin se si vizionari i vicidolit e beri vendin pellembe e universitete dhe siguroi nje armate mbeshtetesish me diploma juridiku. per kete reagoni nese keni ndonje fije mend.

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    September 21, 2022 at 6:43 pm

    eh moj edona e till ësht kjo bot.
    vetëm diktatura e proletariatit e shpëton botën.
    në kohën e xhaxhit arsimi ishte falas, ndërsa kopshti e çerdhja kishin tarifë të papërfillshme.
    po ikën ato koh.
    imperializmi do që ti lërë njerëzit budallenj që ti shfrytëzojë sa më mirë

    Reply
  • Kolombi says:
    September 22, 2022 at 2:54 pm

    Eh moj Edona,qe kujtohesh te ankohesh vetem kur te bie ty ne koke padrejtesia?!
    Pse nuk guxon te vish nje here ne Yzberisht(KMY) ku te shohesh se si mijra femije,te rinj dhe te moshuar jane te BRAKTISUR nga shteti,bashkia etj dhe jetojne ne nje GETO te vertete si ato te Kalkutes?
    Ka shume me teper krime ngaj femijve qe kryen ky pusht pushtet se sa ai qe i kane bere vajzes yende?

    Reply
  • zonja says:
    September 24, 2022 at 1:47 pm

    Ah mor Kolombo, ato qe jetojne ne geto ne Tirane, te shkojne ne vendet e tyre, te punojne tokat, te zhvillojne blegtorine e jetojne si njerez. Detyrimisht, kur te gjithe u dynden ne Tirane ne geto do jetojne. Lexova nje shkrim te nje autori te huaj, ndjeqe qe nuk i kujtoj emrin, qe thoshte, nje nga gabimet e ketyre 30 vjetwve eshte pikerisht urbanizimi pa kriter, jo vetem ne Shqiperi por ne te gjithe boten. Keshtu ka ndodhur ne gjithe bote ne momentet e kthesave te medha, por jo si keto 30 vjet. Dhe mbi te gjitha kjo klase politike, majtas, djathtas na shkaterroi fare.

    Reply
  • Moisi Golemi says:
    September 25, 2022 at 8:40 pm

    Kopshti u mbyll që të shkruash ti një artikull gomaricash.

    Reply
  • !!? says:
    October 2, 2022 at 1:48 pm

    Meraku i gomarit punëtor dixhital, ministrit real të arsimit, i gjithëdituri injorant Edi Ramës, nuk është fare arsimi cilsor, bëhet a nuk bëhet mësim në shkolla, por si ai dhe spiun patronazhistët e tij që drejtojnë shkollat e kopshtet, edhe ato private, kan merak vetëm të vjedhin.

    Në qoftë se në shkollat turke ka eksponent që meren me terrorizëm, sikurse akuzohen nga sulltani Erdogan Tahipi, është policia, prokuroria, SHISH, që këta elementë kriminelë ti evidentoj, tu faktoj veprimtarin kriminale dhe ti kalb në burg këtu në Shqipëri ose në Turqi. A është zbuluar ndonjë veprimtari e till nga stafi turk i këtyre shkollave dhe është arrestuar ndonjë?

    Në qoftë se kjo veprimtari nuk është faktuar atëhere mund të thuhet me goj plot që Edi Rama është kthyer në mëkëmbës i padishahut të Turqisë, Erdogan Tahipit dhe nuk guxon të thyej urdhërin kategorik dhe kërcënues i dhën nga padishahu në Kuvëndin e e pashallëkut të Arnautstanit, duartrokitur jo vetëm nga spiunë-patronazhistët deputet të mëkëmbsit Edi Ramë pasha, për të ndaluar veprimtarin guleniste në pashallëk përndryshe, ……allah….. allah….

    i shkon koka në një trastë tagjie për kuaj në sarajet e padishaut dhe në një tabaka ku ushqehen qentë e sarait koka e jezitit Edi Ramë pashës hidhet tek këmbët e sulltanit para se të futet në një hu tek muret e sarajeve.

    Në qoftë se problemi i mbylljes së aktivitetit të këtyre institucioneve arsimore është i till, unë i jap të drejt mëkëmbsit të sulltanit në pashallëkun e Arnustanit, nuk është e lehtë të ngelesh pa kokë.

    Në qoftë se vendimi nuk është i imponuar nga sulltan Tahipi, atëhere dobiçi qëndron tek konkurenca që u bëjnë këto institutucione elitare shkollave të shpartalluara antipedagogjike të arsimit publik dhe privat të spiun-patronazhistëve të Edi Ramës që po ngelen pa nxënsit cilsorë dhe në përgjithësi pa nxënës që sepse po dynden në shkollat e afirmuara turke dhe kan llobuar materialisht tek ministri i arsimit reali, poliministri Edi Rama që të mbyllen shkollat turke dhe ai, si horr i vërtet që është, që nuk e çan prapanicën që vjen erë të qelbur kusarie fare bëhet a nuk bëhet mësim në shkolla, e plotsoj kërkesën e tyre.

    Shkak të tretë nuk ka, ato që pretendohen nga pseudoministrja Kushi që zbaton urdhrat e ministrit të arsimit, poliinjorantit, kusarit të nderuar Edi Rama nuk qëndrojnë as në proçedurën ligjore të marrjes së vendimit dhe

    prindi Edona, më vjen keq, nuk prek asnjëri, sikurse nuk preket një gomar po të lexonte ato që shkruan ajo dhe

    shansi i saj është që ose ta çoj në një shkoll publike ku mësusja ha fara lule djelli gjith orën e mësimit si mësusja që kam njohur unë dikur dhe është bër nëndrejtore e nderuar si spiun patronazhiste e thekur e gestapos zgjedhore, ndjes past PS, e Edi Ramës ose

    në një shkoll private ku paguhet dhe bëhet mësim jo për cilësin e dijeve por për cilsin e notave ku nuk lejohet të ketë notë nën 8, mëson apo nuk mëson se ……..prindi paguan.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  • Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës
  • Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi sanksionet

Komentet e Fundit

  1. gim on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  2. Vlonjati on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  3. Fjalë me vend on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  4. Fjala on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Dashi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?