Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Duan podium në Bulevard në 6 dhjetor, shkresa e Bashkisë për PD-në: ‘Perimetër sigurie i Samitit, shkoni në sheshin Skënderbej’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Duan podium në Bulevard në 6 dhjetor, shkresa e Bashkisë për PD-në: ‘Perimetër sigurie i Samitit, shkoni në sheshin Skënderbej’
KryesorePolitike

Duan podium në Bulevard në 6 dhjetor, shkresa e Bashkisë për PD-në: ‘Perimetër sigurie i Samitit, shkoni në sheshin Skënderbej’

Published: November 27, 2022
Shpërndaje

 

Bashkia e Tiranës i ka kthyer përgjigje kërkesës së PD-së së Berishës, për të bllokuar Bulevardin Dëshmorët e Kombit duke ngritur foltore  përpara Kryeministrisë ditën kur në Tiranë do vijnë delegacionet e larta të vendeve të BE-së për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Në një shkresë-përgjigje për kërkesën, Bashkia i ka propozuar kësaj pjese të PD-së që protestën e 6 dhjetorit për të cilën nuk është dhënë leje nga Policia e Shtetit, ta zhvillojë në Sheshin Skënderbej, për të mos cënuar të drejtën e tyre për protestë.

- Publicitet -

“Në përgjigje të kërkesës tuaj pranë Bashkisë në të cilën kërkoni leje për vendosjen e një foltoreje në kuadrin e organizimit të një tubimi protestë, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, si dhe bazuar në shkresën e Drejtorisë Vendore të Policisë, Tiranë, ku shprehet ndalimi i organizimit të këtij tubimi për shkak se bie në kundërshtim me perimetrin e sigurisë, ju bëjmë me dije se kërkesa juaj nuk mund të miratohet” – shkruhet në përgjigjen e Bashkisë.

Faksimile e përgjigjes së Bashkisë

“Duke qenë se për shkak të zhvillimit të Samitit të Bashkimit Europian në Tiranë, pjesa më e madhe e rrugëve do jenë në funksion të mbarëvajtjes së këtij samiti, duke mos cënuar të drejtën tuaj për tubime, ju propozojmë zhvillimin e tij pranë sheshit Skënderbej” – lexohet më tej në shkresë.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor do mbahet në 6 dhjetor në Tiranë. Pjesa e opozitës që drejtohet nga Sali Berisha, ka njoftuar se do protestojë këtë datë në Tiranë. Ish-kryeministri është shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe për korrupsion dhe minim të demokracisë.

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Gamor ti, gamor kush t'vuni says:
    November 27, 2022 at 1:17 pm

    Çojeni ta bëjë protez-ën (na fal, protestën) në Bathore.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    November 27, 2022 at 3:22 pm

    Sheshi Skenderbe eshte pergjysmuat per fan zonre dhe per hip-hop.Alibeja e Berisha te zgjedhjn kendin qe preferijne!

    Reply
  • Shkodrani-Belgjike says:
    November 27, 2022 at 5:03 pm

    Lidheni kyt qen se kan ik tash Shqiptart prej tij mos ta shofin, futeni nog grada edhe ne tv.

    Reply
  • Patrioti Verior says:
    November 27, 2022 at 11:06 pm

    Sali Berisha dihet nga të gjithë se është një i çmendur. Edhe qeveria qënka çmendur që i lejon Sheshin Skenderbej për demonstratë ditën e ardhjes të kryeministrave të Europës?
    Kjo do të thotë: Rama, në gjunjë para Berishës. U pa puna, Shqipëria nuk bëhet më.

    Reply
  • Mario says:
    November 28, 2022 at 12:14 am

    Patrioti Verior, Rama atje e do te beje proteste qe ta shikojne Europianet pse i kane hequr vizen, mos te flasim pastaj qe Rama nuk ka pse behet diktator si Saliu, madje po e le tek Sheshi Skenderbej ta kete edhe me te madhe vendin, se rrugica e Deshmoreve te Kombit ku i fut militanter e tij dhe i shperndan qe te duken shume.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “Hajdute!”/ Protestuesit ndjekin Ballukun drejt makinës
  • Kosova me qeveri të re, por 62 votat e Kurtit mjaftojnë për Qeverinë, jo për Presidentin
  • Protesta kundër Muzeut Hebraik u maskua pas “Klubit Labëria”
  • Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  • Kabineti i propozuar nga Albin Kurti

Komentet e Fundit

  1. K R on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  2. nje shqiptar on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  3. Ethem Lalaj on Ish-gjyqtari e shpalli 91-vjeçarin të vdekur, sot e këshillon të ndjekë ankimimin në rrugët e tjera të drejtësisë
  4. 'Antishqiptari' on Iluzioni i shtetëzimit
  5. Socialisti i zhgenjyer on “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?