Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Duka dhe Balla ‘qajnë’ hallet e ndeshjes Shqipëri-Poloni, kaosi i biletave tremb zyrtarët e FSHF-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Duka dhe Balla ‘qajnë’ hallet e ndeshjes Shqipëri-Poloni, kaosi i biletave tremb zyrtarët e FSHF-së
AktualitetPikanteSport

Duka dhe Balla ‘qajnë’ hallet e ndeshjes Shqipëri-Poloni, kaosi i biletave tremb zyrtarët e FSHF-së

Published: September 24, 2023
Shpërndaje

Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e ardhshme të kualifikueseve të Europianit 2024, Shqipëri-Republika Çeke. Që do të luhet më 12 tetor në stadiumin “Air Albania”. Drejtuesit e FSHF-së kanë zhvilluar një takim me Ministrin e Brendshëm, z. Taulant Balla.

Në këtë takim ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, z. Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, z. Ilir Shulku, Oficeri i Sigurisë së FSHF, z. Armando Mandron si edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z. Muhamet Rrumbullaku.

Në fillim u bë një analizë për ndeshjen e 10 shtatorit, Shqipëri-Poloni, teksa u diskutuan të gjitha problematikat e shfaqura gjatë kësaj ndeshjeje dhe për zgjidhjen e tyre në ndeshjen e radhës. Më pas u fol për organizimin e ndeshjes me Republikën Çeke. Që të mos ketë problematika të ngjashme, përfshirë dhe hedhjen e flakadanëve në fushë nga tifozët.

- Publicitet -

“Përdorimi i lëndëve piroteknike dhe aktet e dhunës në stadiume duhet të marrin fund. Policia e Shtetit dhe FSHF nisin prej sot një bashkëpunim më të fortë për t’i dhënë fund këtyre fenomeneve. Zbatim i plotë i rregullave të UEFA dhe ndalim të personave përgjegjës të hyjnë në stadiume!”, tha Ministri Balla.

Presidenti Duka theksoi se duhet bërë maksimumi nga të gjithë aktorët e përfshirë në mënyrë që të mos rrezikohet dënime të tjera për ekipin Kombëtar. Gjë që do të vështirësonte rrugën tonë drejt objektivit për t’u kualifikuar në finalet e Europianit.

Ndërkohë, FSHF është duke punuar që të ofrojë një sistem të ri të biletave online për të minimizuar në maksimum problematikat dhe për të evituar spekulantët, duke pasur dhe eksperiencën e re me shitjet elektronike.

“Është problem softi. Për ndeshjet e ardhshme kemi biseduar të përdorim të njëjtin sistem që përdor UEFA, që kishim dhe në finale e UECL, shpresoj do ta arrijmë. Ai i eliminon të gjitha këto probleme. Nuk është se kemi patur përvojë të madhe me sistemin online, tani kemi filluar, tani kanë dalë problematikat më të shumta”, tha Duka.

Ministri Balla dhe Policia Shtetit kanë dhënë gjithë mbështetjen e tyre për organizmin perfekt të ndeshjes. Teksa drejtuesit e FSHF-së i kanë falënderuar për takimin dhe mbështetjen e dhënë edhe në ndeshjen e fundit me Poloninë.

FSHF do të punojë nga ana e saj ngushtësisht me grupimet organizuara të tifozëve që të mos të përsëriten problematika si ato që kanë ndodhur në ndeshjen me Poloninë.

Gjithashtu, FSHF i bën thirrje të gjithë tifozëve të mbështesin ekipin kombëtar, të bëhen lojtari 12-të dhe të qëndrojnë larg sjelljeve që dëmtojnë Kombëtaren dhe ata vetë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?