Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Duka kërkon uljen e euforisë: Biletat me Çekinë dalin në shitje këtë javë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Duka kërkon uljen e euforisë: Biletat me Çekinë dalin në shitje këtë javë!
AktualitetSport

Duka kërkon uljen e euforisë: Biletat me Çekinë dalin në shitje këtë javë!

Published: September 12, 2023
Shpërndaje

Fitorja e Shqipërisë kundër Polonisë së Lewandowskit i ka entuziazmuar të gjithë. Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’, e luajtur në stadiumin ‘Air Albania’ u fitua me rezultatin e pastër 2-0 me gola të shënuar nga Jasir Asani dhe Mirlind Daku. Tashmë Shqipëria është në krye të grupit E, me 10 pikë të grumbulluara në 5 ndeshje. Kur kanë mbetur ende edhe tre ndeshje për t’u luajtur, vetë Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka bën thirrje për të ulur euforinë, edhe pse fitorja ndaj Polonisë duhet gëzuar nga të gjithë.

I ftuar në Euronews Albania, Presidenti i FSHF-së Armando Duka tha se entuziazmi për fitoren ndaj polakëve duhet të mbyllet me një kualifikim në finalet e kampionatit të ardhshëm europian. kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi se kjo skuadër ka arritur këto rezultate falë punës, talentit dhe sigurisht, edhe stafit të trajnerëve, me në krye Silvinjon. Presidenti Duka falënderoi edhe tifozët për mbështetjen e jashtëzakonshme që i japin Kombëtares, ndërsa bëri thirrje që të vijnë në stadium për t’u kënaqur dhe të shmangin incidentet.

Prurjet e reja në skuadër si Daku, Asani dhe Muja, paraqitja e kuqezinjve, rikthimi i Brojës në Kombëtare, a do të kemi stadium të ri apo jo, si edhe kur do të dalin në shitje biletat e ndeshjes me Çekinë – Presidenti Duka i jep këto përgjigje për Euronews Albania.

- Publicitet -

Stadium i ri ? – Ky që kemi është fantastik, është i bukur, ofron kushte shumë të mira për spektatorët dhe kjo është e rëndësishme. Krijon akustikë dhe mbështetje për ekipin dhe është e vështirë për Shqipërinë që në një të ardhme të afërt të ketë një stadium më të madh. Mendova se do të thonit se ajo që duhet të mendojmë tani është se ku do të akomodohemi në Gjermani.

Ndeshjet e Kombëtares në stadium dhe tifozët – Shqiptarët e ndjekin dhe e mbështesin Kombëtaren në stadium. Kemi pasur stadium plot në ndeshjen kundër Moldavisë, ashtu sikurse kundër Polonisë. Tani fillon edhe një dhimbje koke se kush do të sigurojë një biletë për ndeshjen kundër Çekisë më 12 tetor. Shqiptarët vërtetë e mbështesin dhe e shohin si argëtim dhe kontribut për ekipin kombëtar. Dua të përsëris se në fund të fundit duhet të respektojmë njëri-tjetrin sepse jo të gjithë duam të kemi flakadanë, jo të gjithë duam të kemi tymuese në futboll, por duam të shohim futboll dhe një ambient etik dhe të edukuar.

Stadiumi i Vlorës 35 mijë vendesh? – Është bërë një garë për një projekt stadiumi në Vlorë dhe ka fituar një projekt. Uroj të fillohet nga puna dhe të përfundohet sa më parë. Pastaj, kapaciteti nëse duhet të jetë 5 mijë apo 35 mijë duhet t’i nënshtrohet apo i është nënshtruar një studimi fizibiliteti sesa është fiziku i një stadiumi 35 mijë vende në Vlorë. Është shumë më mirë një stadium plot sesa një stadium i pambushur. Sjell ndjesi negative kur një stadium i madh nuk është i mbushur.

Biletat me Çekinë – Fillon këtë javë shitja e biletave me Çekinë.

Finalet e Europianit në Gjermani?

Ndihem mirë që luhen finalet në Gjermani nëse do jemi pjesë e Europianit. Kudo që të jetë, mjafton të jemi pjesë e Europianit. Të gjithë shqiptarët kudo që të jenë të shijojnë një tjetër kampionat europian. Në Gjermani shumë mirë sepse kemi një komunitet të madh shqiptarësh atje dhe rreth Gjermanisë. Duhet të ulemi pak me këmbë në tokë në fakt, kemi dhe tre finale dhe duhet të bëjmë mirë në këto tre finale që të shkojmë në Gjermani. Duke nisur nga ndeshja me Çekinë, që është një ndeshje e vështirë në këndvështrimin tim.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tensione në aeroportin e Vlorës, përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë
  • Trump sulmon sërish Melonin: Ajo është ndër më të këqijat
  • Çfarë mendojnë majtas e djathtas në SHBA për revoltën në Tiranë, artikulli i NYT: Protestuesit nuk i përfillin teoritë, janë aty kundër korrupsionit
  • Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  • Temperatura rekord në Francë, në Bordo termometri arrin ne 43 gradë. Mbyllen 845 shkolla

Komentet e Fundit

  1. Elena on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  2. Lexues i Dites on Çfarë ndodhi të mërkurë në mbrëmje me protestuesen 19-vjecare dhe dy 60-vjeçarë: A do funksionojnë “taktikat e intimidimit”?
  3. Kujdes koken zoterinj on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  4. demo on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  5. Kultura on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?