Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dumani: Nëntë prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia e rikandidimit, s’kemi luksin t’i largojmë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dumani: Nëntë prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia e rikandidimit, s’kemi luksin t’i largojmë
KronikeLajmi i fundit

Dumani: Nëntë prokurorëve të SPAK t’u jepet mundësia e rikandidimit, s’kemi luksin t’i largojmë

Published: April 4, 2024
Shpërndaje

Altin Dumani, kryetari i SPAK gjatë raportimit në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ka ngritur si shqetësim përfundimin e mandatit të prokurorëve të Posaçëm Anti-Korrupsion, të cilët sipas ligjit nuk kanë të drejtë të rikandidojnë në detyrën aktuale.

Dumani tha se janë rreth 9 prokurorë të cilët në përfundim të mandatit 9 vjeçar në SPAK, do detyrohen të kthehen në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, ndërkohë që është shprehur se në këtë institucion do të krijohet një boshllëk deri në zëvendësimin e tyre.

Kreu i SPAK ka kërkuar nga KLP që  këta prokurorë të cilët kanë mandat 9 vjeçar, t’u jepet mundësia që nëse duan të kandidojnë sërish për një mandat tjetër 9 vjeçar.

- Publicitet -

Sipas tij kjo do të ndihmonte SPAK, pasi në prokurorët aktual është investuar shumë, qoftë nga shteti shqiptar, por edhe nga partnerët e huaj.

“Dua të ndalem pak të statusi i prokurorit të SPAK, ligji thotë që pas mbarimit të mandatit 9 vjeçar të kthehen në prokurorinë ku kanë ushtruar më parë funksionet.

Një pjesë e prokurorive për shkak të ndryshimit të hartës nuk ekzistojnë. Aktualisht ligji thotë që kthehesh në vendin ku ke qenë. Unë vij nga Apeli dhe aty jam shumë në rregull.

Klodiani (Braho), vjen nga Krimet e Renda dhe unë nuk di ku do shkojë, sepse krimet e rënda nuk ekzistojnë më, u suprimuan. Kjo është një paqartësi.

Është investuar aq shumë tek këta prokurorë, nga shteti shqiptar, por edhe nga partnerët për ngritjen e tyre profesionale sa që unë mendoj që këta janë një aset që duhen shfrytëzuar, jo një aset që e përdore sa e përdore, jo në kuptimin negativ të fjalës dhe pastaj pas 9 vjetësh, shko në një prokuror të juridiksionit të Përgjithshëm.

Edhe nga përvoja ime, ne nuk e kemi luksin që këto asetet t’i çojmë në një vend tjetër. Këtu besoj biem dakord që ne nuk kemi aq shumë burime njerëzore dhe aq prokurorë të kualifikuar dhe me integritet sa që të plotësojnë boshllëkun që do krijohet.

Pse është shumë e rëndësishme të kuptohet që në të njëjtën kohë do ikin 9 prokurorë të SPAK njëherësh… Si do mbushet boshllëku?!

Ka dhe disa kritere të veçanta që duhet të jesh prokurorë me eksperiencë 9 -10 vite. Ky është mendimi im, nuk jam për vazhdim automatik të mandatit, por të paktën ti jepet mundësia që të rikandiojë edhe  për një mandat tjetër 9 vjeçar. Pastaj është dhe çështje zgjedhje, unë në përfundim të 9 viteve mund të jem i lodhur dhe nuk do dua të vazhdoj më në SPAK. Më  mjaftojnë 9 vjet, por ka prokurorë të tjerë që mund të duan të vazhdojnë të japin kontribut në një institucion ku kaluan 9 vite të punës së tyre”, tha Altin Dumani.

Ndërkohë që gjatë fjalës së tij, Alfred Balla, kreu i KLP ka shprehur mbështetjen për një iniciativë të mundshme ligjore që mund t’i drejtohet Kuvendit.

“Zoti Dumani, KLP ju ka mbështetur dhe do t’ju mbështesë gjithmonë edhe në krijimin e iniciativave ligjore”, tha Alfred Balla.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA varet nga pesë kërkesa kryesore
  • Publikohet renditja e pasaportave më të fuqishme, 9 nga 10 pasaportat më të forta në botë janë evropiane
  • Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati
  • Si qëndron e vërteta e kërkesës së dytë të SPAK në Kuvend për Belinda Ballukun
  • Rama flet nga Gjermania: Fajin e ka algoritmi, po përpiqem të kuptoj mesazhin e protestës

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  2. capi on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave
  3. Xha jaho on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  4. Fjalë me vend on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin
  5. Lexoje me kujdes on FOTO: Dhunohet analisti Ilir Demalia, rrëfen arsyen. Policia shpall në kërkim autorin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?