Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dumani ‘lëshon’ emra të tjerë, përfshirja në dy vrasje e ish-zyrtarit të shtetit dhe vëllait të tij
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dumani ‘lëshon’ emra të tjerë, përfshirja në dy vrasje e ish-zyrtarit të shtetit dhe vëllait të tij
AktualitetKronike

Dumani ‘lëshon’ emra të tjerë, përfshirja në dy vrasje e ish-zyrtarit të shtetit dhe vëllait të tij

Published: August 30, 2022
Shpërndaje

Nuredin Dumani, një nga bashkëpunëtorët më të rëndësishëm të momentit që Prokuroria e Posaçme ka në dorë, ka nxjerrë emra të tjerë.

Këtë herë ka përmendur një ish-funksionar të administratës publike. Ish-zyrtari, që dikur ka drejtuar komunën Karinë në zonën e Peqinit, është duke u verifikuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, pasi ka të dhëna domethënëse se shtëpia e tij ka shërbyer si bazë për fshehjen e makinave të vjedhura dhe ato do të përdoreshin për vrasje nga grupi kriminal i Nuredin Dumanit.

Bashkë me ish-kryetarin e Komunës Karinë, Dumani ka treguar për prokurorët se protagonist ka qenë dhe vëlla i tij, i cili në vrasjen e marsit 2020 të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, ka ndihmuar njërin nga dy autorët, Eljo Bitrin, të largohet pasi ky i fundit braktisi makinën e krimit, te “Bishti i Zhurit” në Rrogozhinë.

- Publicitet -

Sipas burimeve nga Prokuroria SPAK, ish-kryetari i Komunës dhe vëllai i tij, përmenden në dy momente nga Nuredin Dumani. Atë të vrasjes së Emiljano Ramazanit ose siç njihej ndryshe si “Ili i Elbasanit” të ndodhur në 20 korrik 2020 dhe vrasjen e dyfishtë të Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë të ndodhur në 2 mars 2020.

Dumani mësohet t’u ketë treguar prokurorëve se makinën e vjedhur që përdorën në vrasjen e Emiljano Ramazanit, fillimisht e kanë fshehur në garazhin e një vile trekatëshe, në fshatin Karinë të Peqinit.

Ndërsa pohon se automjeti “Passat”, ka qëndruar 3 ditë në këtë garazh dhe më pas, është çuar drejt zonës së Metalurgjikut, në magazinat e Arben Lazes, në Elbasan. “…drejtues në mjetin ‘Passat’ ka qenë Eljo Bitri dhe e kemi çuar në fshatin Karinë. Makinën e kemi futur garazhin e një vilë 3-katëshe, e cila ishte e një shtetasi me mbiemrin Juba, që me sa di ka qenë kryetar Komune.

Pas rreth 3 ditësh qëndrim në këtë garazh, më ka telefonuar Eljo Bitri, duke më thënë që të merrja makinën ‘Passat’ dhe të çoja te magazina e shtetasit Arben Laze në Metalurgjik, Fushë-Mbret…”, mësohet të ketë deklaruar Dumani. Këto të dhëna kanë shërbyer për SPAK-un, që të verifikojnë pozicionin e ish-kryetarit të Komunës Karinë, në raport me grupin kriminal të Dumanit që kryente vrasje me pagesë.

Por, të dhënat e rastit të parë janë përforcuar akoma më tepër dhe në një episod tjetër, atë të një vrasje të dyfishtë të ndodhur në Durrës.

Bashkëpunëtori i ka treguar SPAK-ut, se teksa Henrik Hoxha dhe Eljo Bitri kanë vrarë me porosi të tij, Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë, Bitri është larguar me makinën e krimit drejt Rrogozhinës, ku dhe e ka djegur atë. “…pasi Eljo Bitri e ka djegur makinën te vendi i quajtur ‘Bishti i Zhurit’, është pritur aty në një xhep të autostradës nga një kushëri i vet, që nuk ia di emrin. Por, vëllai i këtij personi ka qenë kryetar Komune…”, ka deklaruar Nuredin Dumani.

Dumani nxjerr emrin e Arben Lazes

Pak ditë më parë, u bë me dije se killeri i penduar, Nuredin Dumani, ka përmendur biznesmenin e ndjerë Arben Laze, ish-president i ekipit të Elbasanit, si person që kishte ndihmuar grupin e vrasësve për fshehjen e makinës tip “Passat”, që u përdor në ekzekutimin e Emiljano Ramazanit.

Në rrëfim i penduarit mësohet se tha: Një ditë pas vrasjes së Dorjan Shkozës, vërshuan urimet në telefonin “Sky” të Dumanit.

Ishte shumë i gëzuar. SPAK-u, vijon të hetojë këtë dosje dhe prej muajit prill, e deri më sot ka rimarrë disa herë në pyetje Nuredin Dumanin, i cili ka treguar dhjetëra emra që kanë bashkëpunuar me të në aktivitete kriminale si vrasje, vendosje tritoli, dhunim personi, vjedhje dhe grabitje me armë të bizneseve të ndryshme. Në valën e parë të operacionit “Plumbi i Artë” të kryer në 18 maj, SPAK-u arrestoi 18 persona, ndërsa 12 të tjerë janë shpallur në kërkim.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Analizë e projektligjit për krijimin e ASHP: Një mekanizëm që vendos të drejtën e pronës nën kontrollin absolut të Ekzekutivit
  • ​Zhvillimi i lundrimit turistik në Shqipëri, Dorian Mersini në Ship2Shore: “Rritja kërkon kulturë më të fortë detare”
  • Shqipëria me 10 lojtarë humb mes polemikash në Finlandë
  • Qytete pa Qytetarë
  • Finlandë-Shqipëri, publikohen formacionet zyrtare

Komentet e Fundit

  1. Ottousa on Qytete pa Qytetarë
  2. Uber on Qytete pa Qytetarë
  3. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  4. .... on Shfaqet në videot intime, reagon Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
  5. Buda on Qytete pa Qytetarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?