Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dumani në KLP: Në një zyrë rrinë 6 prokurorë, ca hetues të BKH nuk punojnë as me qejf, do i ritestojmë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dumani në KLP: Në një zyrë rrinë 6 prokurorë, ca hetues të BKH nuk punojnë as me qejf, do i ritestojmë!
Kronike

Dumani në KLP: Në një zyrë rrinë 6 prokurorë, ca hetues të BKH nuk punojnë as me qejf, do i ritestojmë!

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, raportoi dje në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për punën dhe rezultatet e institucionit që drejton, si dhe problematikat organizative që kërkojnë zgjidhje e në veçanti logjistika për magjistratët. Dumani zbuloi për herë të parë listën e institucioneve ku SPAK ka hyrje direkte dhe përmendi Gjendjen Civile, Kadastrën, llogaritë bankare apo sistemin “TIMS”. Dumani tha se SPAK po vepron me metoda speciale, ku përveç përgjimeve telefonike në terren, janë përfshirë edhe agjentët e infiltruar.

“Pasja akses e drejtpërdrejt e SPAK në këto databaza jep mundësinë për kryerje verifikimesh e hetimesh në mënyrë aktive dhe sa më shpejtë, duke evituar dhe rrjedhjen e informacionit”, theksoi kreu i SPAK. Oficerët e Byrosë Kombëtare të hetimit që kanë mbushur afatin dy vjeçar, do të ritestohen dhe ata që kanë treguar performancë të ulët, do të largohen. Dumani tha gjatë raportimit në KLP se dy vite kanë qenë të mjaftueshme që ata të tregonin veten. “Disa prej tyre nuk e bëjnë as me qejf atë që i është caktuar”, tha ai.

Kryetari i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani ka folur për problematikën e madhe për mungesat e zyrave që ka ky institucion. Dumani tha se në një zyrë në SPAK rrinë deri në 6 hetues.

- Publicitet -

“Deri në 6 hetues janë në një zyrë. Në rast se njëri prej tyre duhet të marrë në pyetje një person kolegët e tjerë të zyrës duhet të dalin jashtë për shkak të ruajtjes së sekretit të hetimit. Unë ju kërkoj të ndërhyni me autoritetin që ju jep ligji, që të kemi ambiente në nevojshme për ushtrimin efektiv të funksioneve. Është një proces që ka nisur, por duhet të shkojë deri në fund”, theksoi Dumani.

Por në përgjigje të kësaj kërkesë, kryetari i KLP-së Alfred Balla i dha një lajm të mirë Dumanit:

“Ish-zyrat e nisura nga Bashkia për Ujësjellësin, do t’i vërë në dispozicion për Byronë Kombëtare të Hetimit apo Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Kjo do t’ju ndihmojë që të sistemoheni së shpejti dhe të mos keni probleme”.

Në raportimin e tij Dumani tha se, gjatë vitit që lamë pas, është parë që rastet e pastrimit të parave, kanë qenë në rritje, ndërsa po ashtu gjatë 2022 janë regjistruar 12 çështje të reja, të kallëzuara nga juridiksione të huaja. “SPAK ka demonstruar se rastet për pastrim parash janë në rritje. Në 2022, 12 çështje të reja, çështje me burim kallëzimi nga juridiksione të huaja. SPAK i ka kushtuar vëmendje të veçantë veprave penale në trafik narkotikësh apo terrorizmit. Janë rritur me 30% çështjet lidhur me korrupsionin. Po ashtu prokurorët u janë nënshtruar disa trajnimeve të rëndësishme”, u shpreh ai. Sa i takon çështjeve të korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, Dumani tha se me kërkesë të SPAK, “GJKKO gjatë vitit 2022 ka dhënë 4 vendime dënimi me 4 të dënuar për ish-zyrtarë të nivelit të lartë. Në periudhën 2020-2022 në total janë hetuar gjithsej 24 procedime me 25 persona në hetim ndaj ish zyrtarë të nivelit të lartë. Ndër këto janë dërguar në gjykatë 8 të pandehur ish-gjyqtarë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
  • Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme
  • “Jam udhëheqës i milicisë serbe…”, një email kërcënues u dërgua ndaj institucioneve, dyshohet të jetë hakëruar
  • VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin

Komentet e Fundit

  1. AFORIZMA on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  2. vlonjat on Autokracia e kartonave
  3. Dashnor Osmani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. vlonjat on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Nuk on Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?