Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
Kalimi në gjykatë i çështjes së privatizimit të ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, siç pritej, shkaktoi një turbullim dhe zhurmë në jetën politike dhe shoqërore në Shqipëri. Dikush u gëzua, të tjerë u hidhëruan, ndërsa dumbabistët, ata që kanë mbi tri dekada që i shkojnë mbrapa si kone Sali Berishës duke e përkrahur në çdo marrëzi të tij, duke e brohoritur pas çdo krimi që kryente dhe duke u zgërdhirë pas çdo padrejtësie të tij, u shfaqën vrullshëm në mediat e panumërta shqiptare duke bërë avokatin për ta larë nga krimet dhe duke mallkuar kundërshtarin politik.
Vendosja e masës së sigurisë “arrest me burg” për dhëndrin e Saliut dhe bllokimi i pasaportës së Berishës që e pengon atë të dalë jashtë vendit, ngaqë dyshohet si autor i disa veprave penale që lidhen me privatizimin e sipërpërmendur, pavarësisht kënaqësisë që mund të përjetojnë disa shqiptarë, nuk përbën ndonjë akt madhor në shërbim të vendit dhe të shoqërisë. Jo, duke pasur parasysh numrin pa fund të krimeve të nxitura, organizuara, drejtuara apo kryera prej tij tash 33 vjet, ky akt juridik është në të vërtetë një amnisti për ish-Presidentin e dhunshëm dhe ish-Kryeministrin vrasës.
Në njëfarë mënyre, kjo procedurë ligjore dhe akuzë për shpërdorim detyre iu ngjan akuzave dhe arrestimeve të ish-kupolës komuniste në vitet ’90 për shpërdorim të fondeve shtetërore për kafe dhe pritje zyrtare të ndodhura para 1990.
Me gjithë bindjen time të palëkundur se Sali Berisha duhej ta kishte kaluar pjesën e mbetur të jetës në burg qysh pas vitit 1998, analiza nuk më lejon ta konsideroj sukses apo arritje të madhe vënien e tij nën akuzë për shpërdorim detyre pak vite përpara kalimit në jetën e përtejme.
Nëse nuk keni dashur, nuk keni mundur apo s’ju kanë lejuar ta akuzoni e dënoni më herët siç e ka merituar, lëreni rehat edhe këto pak vite t’i kalojë i qetë në mbretërinë e tij të budallallëkut qytetar, harbutërisë dhe maskarallëkut politik.
Për mendimin tim, përtej gëzimeve dhe hidhërimeve, dërgimi i tij në gjyq dhe publikimi i shumë të dhënave nga dosja përkatëse penale merr më shumë rëndësi për dy fakte të tjera që po i shohim të shpalosen para syve tanë.
Së pari, është uria e madhe për pasurim e shumicës dërmuese të elitës politike të mbas vitit 1990, pavarësisht krahëve politikë. Një qytetar shqiptar, që rastësisht ka ndodhur të jetë dhëndri i ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të vendit, pretendon sot se me 113 metër katror tokë të trashëguar ka arritur të bëjë dhjetëra miliona euro pasuri dhe të ketë rreth 35 prona, shtëpi, apartamente dhe parcela toke.
Edhe sikur të jenë të gjitha të ligjshme, a nuk ju duket se janë “pak” si tepër në njërin nga vendet më të varfër të Evropës?! Latifondisti më i madh i vendit në vitin 1939, Shefqet Vërlaci nuk i kishte as gjysmën e këtyre banesave. Merret lehtë me mend se sa e madhe do të ishte sot pasuria e trashëgimtarëve të pronarëve të dikurshëm sikur të ishte e vërtetë se qeverisjet e këtyre mbi tri dekadave kanë punuar për të drejtat e tyre dhe se “zhvillimi i pasurisë” do të sillte rendimente kaq të larta për secilin trashëgimtar prone.
Zoti Jamarbër Malltezi është veçse njëri nga qindra trashëgimtarë ose jo pronash, i cili ka arritur të pasurohet kaq marramendshëm dhe “ngatërrueshëm” këto tridhjetë vjet. Shumica e këtyre të pasuruarve janë shëndosh e mirë dhe të pacenuar nga ligji shqiptar, mirëpo z. Malltezi ka pasur dy “fatkeqësi”. Ai është dhëndri i politikanit të lartë Sali Berisha, i cili mbetet figura politike e mbas 1990 që iu ka më shumë borxhe shqiptarëve se asnjë tjetër.
Nga ana tjetër, megjithëse njeri me intelekt, meqë pretendon se mban titujt profesor-doktor, z. Malltezi nuk ka arritur të tregohet aq i mençur dhe largpamës sa, së bashku me bashkëshorten, vjehrrën dhe kunatin ta “mblidhnin” Babën para shumë vitesh dhe t’i luteshin duke i thënë: Deri tani ta kemi parë hairin mjaft. Të lutemi, lëre politikën këtej e tutje në mënyrë që mos të të shohim sherrin! Unë uroj që ai të shpallet i pafajshëm ligjërisht, por mjegulla morale në të cilën endet ai dhe shumë të ngjashëm zor se do të davaritet ndonjëherë.
Fakti i dytë i rëndësishëm që pasoi dërgimin e Berishës në gjyq është dumbabizmi politik dhe moral që ka shoqëruar vazhdimisht forcën politike që ai ka drejtuar gjatë këtyre dekadave. Një parti politike, e cila u shfaq në fillimin e viteve ’90 me pretendime të mëdha morale, idealiste e humane, provoi plotësisht dhe bindshëm gjatë tridhjetë vjetëve se morali i saj dominues, dhe veçanërisht i kupolës së saj drejtuese, nuk ka kurrfarë lidhjeje me predikimet, përbetimet dhe premtimet për drejtësi, liri, barazi e demokraci.
Sjelljet dhe veprimet e shumicës së aktorëve e regjisoreve të saj politikë i kanë përgënjeshtruar dhimbshëm parullat dhe angazhimet e bukura shpresëndjellëse të shpallura zhurmshëm dhe papushueshëm nga kupola e asaj partie. Fakti që shumica e anëtarësisë të saj e ka përkrahur, ndjekur, brohoritur, votuar dhe mbrojtur kupolën e vet drejtuese edhe pas akteve të dukshme korruptive, kriminale, antiligjore dhe, jo rrallë, antikombëtare, dëshmon se Partia Demokratike Shqiptare nuk ka qenë dhe nuk është një bashkim njerëzish të lirë me ideale fisnike të përbashkëta, por një amalgamë individësh me pasione të vjetra e të reja, me mendësi fisnore e krahinore dhe me interesa thjesht vetjake materiale.
Karakteristika kryesore e kësaj tufe individësh dumbabistë është besnikëria e verbër kundrejt Sali Berishës dhe bindja feudale e tyre se Baba duhet ta sundojë Shqipërinë deri në vdekje, pavarësisht mënyrës, mjeteve dhe moralit sundues. Prej fillimeve e deri sot, ata kanë besuar e besojnë se, qoftë moralisht ashtu edhe ligjërisht, veprimet dhe sjelljet e tyre amorale dhe kriminale do të mund të justifikohen e amnistohen nëpërmjet antikomunizmit.
Edhe sot që idhulli i tyre është thirrur nga organet e drejtësisë për të dhënë llogari për njërën prej veprave penale më të lehta që ka kryer gjatë karrierës politike, turma dumbabiste beson se do ta mbrojë nëpërmjet parullave dhe pretendimeve antikomuniste. Antikomunizmit ka kohë që ia kanë hequr licencën e avokatit të banditëve politikë dhe politikanëve të korruptuar.
Antikomunizmi i kësaj shpure politike pa din e iman, i shfaqur me rrëmbim në momentet kur i ashtuquajturi komunizëm pësoi infarkt ekonomik e politik, u provua se ishte dhe mbetet thjesht preteksti dhe mjeti për të arritur pushtet politik dhe ekonomik të pakufizuar. Nën parullat dhe thirrjet antikomuniste i vunë zjarrin Shqipërisë në vitet ’90, zaptuan, dogjën e shkatërruan shumicën e pronës së përbashkët të shqiptarëve, sulmuan me dhunë dhe pushtuan institucionet qendrore shtetërore, dogjën komisariate policie dhe shpërndanë armët në vitin 1997 në shërbim të luftës imagjinare Veri-Jug, manipuluan e dhunuan procese zgjedhore, vranë njerëz për të marrë pushtetin por edhe për ta mbajtur atë.
Vetë Sali Berisha, edhe këto ditë, pohoi se kishte qenë i privilegjuar gjatë regjimit komunist, por qenkej ngritur kundër tij për ideale. Se cilat ishin idealet e tij dhe shpurës që e shoqëron e tregojnë shifrat stratosferike të pasurisë së familjeve të tyre krahasuar me shumicën dërmuese të shqiptarëve.
Po të vazhdonte pozita “e privilegjuar” e Berishës nën sistemin e kaluar politik, sot ai do të mund t’iu linte trashëgim pasardhësve një apartament modest në Tiranë dhe jo dhjetëra prona me vlerë miliona euro, siç i kanë realisht.
Dumbabistët mund të pranojnë gjithçka, por jo t’iu preket Baba. Ata shfaqen pasionantë në rolin e avokatit megjithëse s’marrin vesh nga ligjet dhe as nga e drejta. Ata njohin “të drejtën” politike, por jo atë ligjore. Për ta, Baba ka gjithmonë të drejtë. Edhe kur nuk ka, ai përsëri ka të drejtë, edhe kur fyen e shpif ai dëshmon moralin më të lartë, edhe kur rreh, burgos apo vret kundërshtarë politikë, mbetet humanisti dhe demokrati më i madh i vendit, edhe kur firmos vendime në shërbim të individëve të veçantë apo kur merr në mbrojtje hapur bashkëpunëtorët e tij më të lartë të akuzuar nga drejtësia për korrupsion, ai mbetet luftëtari më i madh kundër korrupsionit, edhe kur zëvendëson gjyqtarët e prokurorët me diplomë universiteti me kursantët gjashtë mujor të Plepave ai përsëri dëshmon përkushtim për drejtësi, edhe kur refuzon të paraqitet para organeve të drejtësisë është sërish në të drejtën e vet.
Në mënyrë që të shkualifikojnë moralisht dhe ligjërisht akuzat kundrejt Babës, dumbabistët përdorin dy “armë”: Njëra është akuza politike se kinse procesin juridik e ka sajuar dhe po e drejton Rama dhe tjetra është antikomunizmi i shpëlarë e banal që pretendon se “prokurori i akuzës është ish-hetues i kohës së komunizmit” (Flamur Noka), “janë dëshmitarë që kanë mbajtur dikur arkmortin e Enver Hoxhës” (Belind Këlliçi), “duan të zëvendësojnë Republikën Parlamentare me Republikën e prokurorëve, tamam si në 1945” (J. Topalli), “Borxh nuk na ka Berisha, por Arben Kraja, Ardian Dvorani, Edi Rama… Borxhi që shtohet çdo ditë shkaktohet nga geni i pangopur i grabitësve që pushtuan këtë vend në 1944” (Gent Starzimiri, ose deputeti me kobure që donte të pengonte fizikisht ndërtimin e Parkut të Lojërave për fëmijët tek Liqeni Artificial) etj.etj.
Për mendtë që kanë dhe moralin që bartin, nuk ka çudi t’i dëgjojmë ndonjë ditë të shpallin edhe z. A. Blinken si neokomunist, meqenëse u pati shpallur Babën non grata.
Sipas konstatimit poetik të Majakovskit, se: “Kur themi partia nënkuptojmë Lenini dhe kur themi Lenini nënkuptojmë partia”, dumbabistët shpallin se “Sulmi brutal politik kundër z. Sali Berisha është në fakt një sulm kundër opozitës dhe çdo qytetari” (thotë J. Topalli, e cila dikur bënte thirrje për rrëmbimin e armëve kundër pushtetit dhe kritikonte Berishën pse s’iu dha plumbin në ballë socialistëve); “U provua se reforma në drejtësi u dizajnua për të shkatërruar opozitën” (Y. Manjani); “Rama i ka hapur luftë opozitës…” (B. Këlliçi) etj.
Po pse mërziten dumbabistët me një jurist që paska qenë hetues për dy vjet para 1990 i cili ka formuluar akuzën për korrupsion të një ish-anëtari dhe sekretar byroje të PPSH-së për 25 vjet si Sali Berisha?! Pse merakosen ata se dikush që ka mbajtur për disa minuta arkmortin e Hoxhës së vdekur na qenka njëri nga dëshmitarët kundër Sali Berishës, kur vetë Saliu për dhjetë vjet ka shërbyer në Bllokun e udhëheqjes komuniste dhe ka kaluar netët e dimrit i ulur në shiltet e shtëpisë së Hoxhës së gjallë dhe ditët e verës duke vozitur fëmijët e tij në Liqenin e Pogradecit?!
Pasi besojnë se me llogje politike mund të hedhin poshtë akuzat juridike, dumbabistët na shpallin se, me demek, Rama qenka tmerruar nga aksioni opozitar i çetës së Babës dhe prandaj paska inskenuar akuzat dhe procesin kundër tij. Dhe, jo vetëm kaq, por betohen se “Me të gjitha mënyrat do e rrëzojmë Edi Ramën deri në 2025” (F. Noka) dhe se “Duhet shkuar deri në ekstrem, në grevë urie, siç ka bërë P. Arbnori në vitin 1997” (B. Leskaj) etj.etj.
Në vend që të shkojë në gjykatë sa herë thirret, siç bën Donald Tramp në SHBA, Berisha preferon të manipulojë, si gjithmonë, partinë pa vulë dhe ta përdor atë si mburojë vetjake dhe familjare. Një parti që vihet në rresht për të kundërshtuar akuzat juridike ndaj kryetarit dhe kërcënon prokurorë, gjykatës dhe vetë vendin me destabilitet, nuk është më parti politike por një bandë gangsterësh që meriton të marrë një herë e përgjithmonë ndëshkimin moral, politik e historik nga populli shqiptar.
Vetë Berisha dhe disa personazhe të tij mediatike, që ngjajnë si shëmbëlltyra të luftëtarëve të ISIS-it, fyejnë prokurorët, duke i quajtur “laro skapistë” dhe kërcënojnë se “Janë shtatëqind mijë votues të PD-së që do të ngrihen në mbrojtje të doktorit”, domethënë në mbrojtje të Babës.
E vërteta është se partia e Babës i ka përdorur deri tani të gjitha rrugët dhe mjetet e ligjshme e të paligjshme dhe nuk ia ka arritur të kthehet në pushtet. Shkaku është se ata as duan, as dinë dhe as munden të përdorin të vetmin mjet të rrëzimit të Ramës nga pushteti. Ky mjet do të ishte shpata, njëri teh i së cilës do të përbëhej nga integriteti i lartë moral dhe tehu tjetër nga kultura e lartë qytetare. Derisa ta gjejnë dhe ta mësojnë përdorimin e kësaj shpate, me gjithë mangësitë dhe gabimet alarmante të qeverisjes aktuale, dumbabistët nuk do të mundin dhe as duhet të vijnë në pushtet.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Postulati: « pa u futur Berisha, Meta dhe disa të tjerë pas hekurave, Shqipëria do të jetë gjithmonë një vënd pa drejtësi »!
Rendesi ka qe Sali Berisha do te shkoj ne burg shume shpejt.
700-800 mije votues te berishes jane ne borderone e cim pekes.
Pashko e ka deklaruar me kohe karakterin e korruptiv te Berishes !
Dhe I doli fjala !
https://www.facebook.com/reel/365785292551666
Per fat te keq isha nder komentuesit e pare qe denoncova
“nervrikosjen” e Spakut te Kimes Bidenit si RADIOLOJE ME KLUBIN PARTIZANI,
,,,pasi fshiu Usaliu MENDEREN me FBI per 21 janarin
…prapanicen me NY times per gerdecin
dhe tani i erdhi radha te hedhe sekrecionet te Spakuturaku…
pse ndodh ky fenomen qe Usaliu”fshin menderen” USA-n ?
;;;;;;
Sa me shume kalon koha
Aq me shume duket efekti berthamor
Neuro-paralizues qe amerikanet hodhen bomben
USALIBiberishe ne 1991-1992.
.
E hodhen dhe ne Japoni ne 1945 por pas 20 viteve
Nuk kishte asnje gjurme se e reabilituan japonezet
Kurse ne Shqiperi vazhdon akoma rrezatimi biberishor.
.
Ka ardhur koha qe administrate amerikane te
Pastroje merimangat makartiste biberishiste ne Amerike qe
Kane nga 2 prilli 1991 qe po I nxjerrin uje te zi atij vendi
.
Nese besohet se ne Kohen e Bushit Madh ne 1991-1992
Biberaj Berishaj Bardhaj Hajdaraj
dhe hordhite e tyre hodhem nje komunizem te vdekur
ishte kanibalizem atehere kurse hipokrizia e Kim-eve
me Usaliun e tyre cojne uje ne mullirin e Enverit
duke e bere profet vetem nga shkaku qe euro-amerikanet
kane 30 vjet qe perdorin bulldogun e dyre te Viqidolit per DIRTY JOB
.
Kemi drejte te pyesim…
A ja ka bere 8 me 2 Berisha Amerikes
apo eshte
loja e kesaj te fundit per qellime qe merren vesh pas nje shekulli ?
.
Njehere kur i dogjen deren e kryeministrise,Rama e shihte zjarrin ne Vlore.
Dy here kur i thyen Kerpudhen ne bace,,Rama prape u fsheh tek tuneli ne Vlore,
Sot u thirr Berisha ne Gjykate,,Rama prape ne Vlore.
Po ti ca ke o Lydershyp?Ti as ke vjedhur,as ke vrare.
Apo e ben si pun e lepurit,,Sa ta marrin vesh ata,qe une nuk jam kale,me trodhi SPAKu.
SPAK po kap dhe po te kapi SPAKU aspak ose sadopak nuk te leshon
Fanatiket e Berishes kane perfituar shum prej tij ne kundershtim me ligjet e shtetit.
Deri tani keta pasuse e kane mbrojtur “Bamiresin qe shperblente me paret e popullit”,
Paret e Shtetit Shqipetar.
Tani kane frike se mund ti vije atyre radha per te kthyer ate qe nuk i takon.
Po ti ndjejne thelle gabimet, fajet e tyre, dhe te kthejne, …., do jete varianti
me i mire per to dhe familiet e tyre. Po ta thellojne marrezine e “KULTIT BERISHA”
qe kane mbeshtetur totalisht, do demtojne ne radhe tepare familiet e tyre.
Une di t’i pergjigjesha keshtu enveristit fanatik Viktor Malaj qe cilesoi Gjykaten e Hages me kryeprokuror nga SHBA si “ Dhome Mesjetare Inkuizicioni:
SERVILIZMI I PESHTIRE ENVERIST NUK JU SHPETON NGA DREJTESIA E BOTES DEMOKRATIKE
prandaj:
Ju, pushtat dhe zaberhanet grabiqare dhe vrastare te Enverit shikoni si SHBA i kane hedhur gelboqen ne surrat kryeministrit gangster, Edi Rama dhe nuk ja hapin aspak deren, qofte edhe per nje foto si grua e Bilalit dhe ne kete kendveshtrim beni mire qe mos ta perdridhni BYTHEN komuniste si “Kurvat ne Bordello” per te kaluar ylberin,
sepse:
NUK JU BESON ME KUSH
Dumbabistet jane enveristet e PS….
Saliu duhet te pergjigjet per korrupsionin ..por perpara tij e ka radhen Edi me bandat e tij..
Mos ju genjej mendja se do e hidhni lumin …
javen qe vjen e keni ju deren e burgut hapur..
Ka Dumbabiste antikomuniste per sa kohe ka DumRamiste komuniste.
Dhe nje DumRamist rrace komunist je ti me pseudonimin Viktor Malaj.
(Mos do te mohosh faktin se tere rraca Enveriste ne c’do dite zgjedhje kane hedhur voten per Ramen qe ne ora 7.00 apo duhet te kene Brire ne balle DumRamistet qe ti dallosh?)
OK,V.Malaj:
-Rënia e BOMBËS së parë në familjen e BABËS-no grata,është ogur i mirë.SEKUESTRO pasurisë dhe ARRESTIMI i 4 familjeve ARISTOKRATE-Sb,Im,Lb,Fm..etj,do të shënonte shëmbjen e kullave të FARAONËVE korruptiv Shqipëtar me përmasa botërore dhe kthimi më në fund i SHPRESËS së popullit te DREJTËSIA e kapur nga Përbindëshi Sb që në 33 vite nuk heq dorë nga politika vetëm e vetëm për tu pasuruar familjarisht dhe me HA-LE-ATËT..që dje,sot dhe nesër të cilët i duhen për REVOLUCION E MOS BINDJE CIVILE..!
-Thënë troç..Sb duhet të futet sezbën në burg për 101 krimet që ka bërë në 32 vite për vjedhje e VRASJET(Gërdec,21 janar),etj,ku këto të fundit nuk i përmenden as nga DASH me shpalljen non grata dhe as nga opinionistët b..lëpirës të tij në daljet publike të 99 % të TV-ve,Portaleve të tij që në 2005,duke nxir mjedisin Kombëtar e Nd/Kombëtar..!
-Deri tanimë Sb është TALLUR me SHBA+BE+SPAK,GJKKO+90 % të popullit,ndonse u fut në listën e zezë Amerikane për Korrupsion madhor Minim të Demokracisë,Shpërfillje të Drejtësisë,etj,për FAJE TË SPAK që ka kënë në KOMA,duke goditur peshqit e vegjël,në kundërshtim çka kërkuar SHBA,që monitoron drejtësinë e RE..!
-Pa përmëndur të tjerat,pas arrestimit të dhëndrrit dhe masës së VOGËL ndaj Tij,Sb është hedhur në AGRESION të 100 fisht kundër SPAK(SKAP I PS-thot Ai),dhe se nuk do shkoi në gjykat 2 her në muaj.. se gjoja po godasin partin e tij,që në fakt nuk ka as Parti-Logo e vulë,duke vërtetuar Atë që Amerika ja nxiu fytyrën si SHPËRFILLËS I DRRJTËSISË..!
-Ky personazh ka kën dhe është i pa gdhëndur,I pa ndreqshëm dhe i bindur 1000 % për ti bër keq këtij vëndi deri në fund të jetës së Tij natyrale,Pasi politike nuk diskutohet më..!
-Dumbabistve që i shkojnë pasë nëse u ka ngelur një fije,Morali, Turpi,të shikojnë punën e tyre.Në të kundërt do të HAN BAR GJITHË JETËN(Yuri Kim).
-FLM V.MALAJ,DITA.
Baglangrenes mbete tere jeten o Gomarica madhore Kapterr Lalaj bashkkatunari i Poliagjentit te Enverit.
Pas urdher arrestit te ish zv/ kryeministrit dhe funksionareve te tjere te PS, degjuam vetem opinione dhe inerpretime gazetaresh. Por sapo SPAKU trokiti ne deren e Berishes, kryefjale e kryetitull e te gjithe interpretimeve u be shprehja “po vjen era shtet”,me ne fund pas 30 vitesh. Madje kjo shprehje lakohej edhe me nje fare entuzizmi. Nuk thuhet kot: entuzizmi eshte nje gjendje emozionale çasti. Dhe ja, pak dite u deshen dhe vendin e entuziazmit te “eres shtet” e ka zene dilema: do vije era shtet apo apo çfare…?
Para 5-6 vitesh coj me makine nje familjar tek nje dentiste, e njohura jone. Burri i saj banonte dikur afer nesh dhe ishte shok femijerie me vellane tim te madh. Ndryshoi sistemi dhe u be pd-ist super aktiv. Pastaj ngriti nje firme ndertimi pa’ pasur kurrfare lidhje me ndertimin dhe ne kohen e Sales se pare i mori te gjitha tenderat e meremetimit te shkollave e spitaleve. Nderroi pushteti, shto edhe pushtetin lokal ne duart e PS, thuajse e mbyllin firmen. E pyes si i shkojne punet? Megjithese e dinte qe une jam i majte pa’ tesere filloi te shante te majten ne pushtet nga i pari tek i fundit. Une pohoja dhe i them qe vete sistemi kapitalist eshte i bere per korrupsion, darovitje, manipulim punesh, fondesh, faturash, taksash, etj. Eshte bindje qe se fundmi me eshte forcuar se s’ka ideologjizma por grupe interesi qe investojne per te marre pushtetin e pastaj te ndajne fitimet. Ky u cudit dhe me nderpreu, se une s’duhet te ankohesha, meqenese qenkerkam i majte. I them perseri se ne pushtet s’po vijne te majte apo te djathte por grupe interesi. Dhe i them qe nqs s’i mbetej qejfi a mund te flisnim me letrat hapur. Po – i them, ti mik ngrite nje firme ndertimi nga hici, pa’ pasur fare eksperience. Nuk je as i fushes, as i zanatit. Do kishe bere miliona me tere tenderat e shkollave e spitaleve, por ishe i detyruar te qerasje shefat qe te jepnin tenderat. Eshte keshtu, apo Jo? Keshtu funksiononte loja. Se ndryshe do te kishin mbetur Boll para. Erdhen keta te majtet; normalisht qe s’lane byrek per ty Sic ti nuk je per ata. Kane lojtaret e tyre. Tani ti pret te vije Saliu ne pushtet, por Saliu Sic te DHA punen ashtu ti hengri edhe parate. Gati po grindeshim, por une i kujtova se rame dakord ti hapim letrat. E verteta te cliron. Une jam i majte ne emigrim. Falenderoj sali berishen qe me vrullin e hordhive mongole na nxorri nga puna padrejtesisht me reformat e tij talebane vec per faktin se nuk bleme teserat e shpifura te PD. Falenderoj edhe degen lokale te PD ku ishe dhe ti dikushi – i them – qe dergonit neper nderrmarje lista biografie me perkatesine ideologjike te padeshirueshme e keshtu duke me nxjerre nga puna me shpetuat nga mizerja. Une s’kam qene kurre anetar i PS. Ju me hoqet si te tille, dhe e di shume mire qe e keni bere. Ika jashte dhe as dua tja di per saliberishe e lesh me qime. Ti do prape Berishen qe te marresh tenderà, pa vari qillon ideologjive. Kjo s’eshte bindje politike por thjesht interes ekonomik. Ja pra, eshte e thjeshte fare. Ti do Saliun se ai eshte i afte ta ktheje ne qeneri, rrumpalle hesapi. I them se kudo ne bote behen keto perzgjedhjet, favorizimet, tenderimet e qelbura. Behen edhe luftera qe nje koncern i poshter te prodhoje dhe shese avione, tanke, uniforma e gjer pagure ushtari. Politika eshte kthyer ne pseudonim te Parase. Por Saliu eshte i afte edhe sot ta rrumpallizoje sistemin e gjerave; ta coje ne fis. Normalisht qe bashkbiseduesit nuk i erdhi mire, se jam edhe mjaft me i vogel ne moshe, por prape i kujtova se une s’kam asnje interes ne mes. Por eshte mizerje te besh indiferentint kur maskaralleku e Ka kaluar limitin. Ne 33 vjet, te pakten gjysma e kesaj periudhe eshte shpenzuar qenerisht per ta zhveshur shtetin nga autiriteti, ne te gjitha drejtimet. Qe ta mbyll per kete kategorine e dumbabisteve; te djathte/majte/,etj; keta s’kane ideale. Por thjesht interesa imediate. Dhe shembujt lapidare s’u mungojne. Qe nga Saliu, kriminel de jure e de facto, pijanec e aventurier si Nano, edukatore e shklyrjes per zhelesh dhe plumbit ballit si keyekleptokratja e parlamentit e me radhe presidente e kryeministra. Keta jane kaq shume sa nuk Ka Spak tu spakoje brinjet me dysh( Spaccare ne Italisht i thone thyej). Ketu duhet Robespieri per nja 10 vjet dhe qeli pa 7 penxheret.
Dopio standarti i SPAK –
Rasti 1 – Jamarber Malltezi tok me te tjere bashk-pronare kane marre pronen e tyre ne Tirane. Malltezi nuk ka marre asnje Tender, Koncesion e Prokurim te Drejtperdrejt nga asnje qeveri.
Rasti 2 – Artan Gaci (*) eshte shpallur Investitor Strategjik nga qeveria Rama e po nderton Resort ne bregdetin e Himares pa patur atje as prone, as trashegimi.
(* Artan Gaci eshte bashkeshorti i Olta Xhackes)
Jamarber Malltezi mbahet ne burg nga SPAK, kurse Artan Gaci bredh i lire.
Ato perrallat me Dumbabiste e antikomuniste pastaj nuk vlejne asgje pervec se per te legjitimuar ate shprehjen
”Beni si them une, mos beni si bej une”
Urrejtja eshte ndjenja me e forte mes Shqiptaresh,sigurisht injorante,primitive me origjine katunare! Urrejtja dhe jo Dashuria! Te jesh berishist dhe te jesh Sali, lidhja eshte urrejtja! Urrejtja per Ramen eshte pathollogjike sepse nuk i lejon dumbabistet te vjedhin dhe te bejne krime ne Shqiperi! Ky dhe vetem ky eshte i vetmi kusht qe Saliu urren dhe vetem urren! Mercenaret e tij do te mundohen por Saliu ka marre fund! Nuk eshte e drejte te krahasosh Gacen me Saliun! Jane ceshtje te ndara dhe do te gjykohen si te tilla! Por marrezia e Saliut kalon c’do imagjinate! Nuk do te shkoje para Gjykates! Le te presim! A do te endet saliu rrugeve te Tiranes si njeri i marre duke thirrur Edi Rama- Edi Rama?! Sese ne Tropoje dhe Vicidol nuk shkon dot se i shpeton ne breke! Njerez largojuni kesaj kerme !
Ky Cuf Dabjoni, ha m¥t, e përzien me kërpudha dhe pastaj fillon nga haluçinacionet.
Moisi Golemi:
Leri menjeane sulmet e njohura enveriste MUTI dhe KAKE apo atakat komuniste me KAR DHE PIDH si ato te Enverit ne Pleniumet e Partise kur u priste koken Armikut te Kllases, leri menjeane llogjet pa argumenta ne kete debat per komentues inteligjente qe duan te tregojne te verteten dhe nuk jane dakord me kolegun tend nga Sigurimi i Shtetit, Viktor Malaj qe e cilesoi Gjykaten e Hages pa piken e turpit si:
DHOME MESJETARE INKUIZICIONI
dhe:
Edi Rama i ndikuar nga kjo propagande enveriste anti imperialiste nuk zbatoi urdherin e Gjykates se Hages per te dorezuar “patriotin” Goxhaj Junjori per ta pyetur dhe ndeshkuar se dekonspiroi deshmitaret e kahsapanes ne Llapushnik ku killerat e Hashim Thacit vrane me nje plumb pas koke qindra kosovare nga LDK dhe gabele fakire qe ishin piketuar si tradhetare dhe qe ne, te moshuarve na kujton kahsapanen e Tivarit kur Enveri me Rankoviqin ekzekutuan per disa ore mbi 4 mije djem kosovare me akuza te stisura nga Beogradi dhe Moska se ishin tradhetare.
KUSH ESHTE DUMBABISTI KETU?
Kjo eshte pyetja qe komentuesit duhet t’i bejne “dumbabistit” te Enverit, Viktor Malaj qe ne coroditjen e tij ideollogjike e ngaterron Gjykaten e Hages me Gjyqet Popullore te Enverit kur denonin diversantet e derguara nga CIA te dekonspiruar nga agjenti “patriotik” i Moskes, Kim Philby dhe pikerisht kete pyetje eshte perpjekur t’ja beje komentuesi cuf Dabjoni direkt pa dorashka “dumbabistit” enverist, Viktor Malaj qe i ka mbetur ora te lufta e palekundur e Shqypnise me Imperializmin e Lig.
Pirdh, pirdh se lirohesh o ” intelektual” me tru sa nje sorre.
Ketu flitet per Sali Rame Berishen, ti merresh me Enverin qe ka 40 vjet qe ka vdekur. Po, kaq thelle ta paska futur o i gjore qe ia permend emrin ne cdo koment qe ben ? Duket se jeni merzitur qe Daje Sami do ja fuse sa krahu Saladin Berrishes, por nuk kemi cfare ju bejme. Thjesht, ngushellime dhe ne kokat e Familjes Dumbabiste.
Tashme shoku Thano alias Viktor Malaj i ka hedhur tutje petkat e perendimorit e ka derdhur gjithe dufin ideologjik e patologjik te mbledhur kunder Saliut. Ne fund te fundit Saliu eshte nje produkt enverist, pra ai veproi ashtu sic beri dhe kumandari dikur qe vrau e preu pjesen intelektuale, mori freret e pushtetit dhe u soll si satrap me popullin duke mbreteruar mbi nje ngrehine paranoike ideologjike te jetuari si ne rrethim. Se mbi c’baze te drejte morale shkruan shoku Viktor hajde merre vesh, kur ngazellehet per burgosjen e Malltezit e nuk shkruan apo permend nje emer te vetem nga ktrahu i vet politik, i cili ka mese 10 vjet ne pushtet. Kur krahason pasurite do te ishte mire te vinte ne kandar dhe Ramen, Veliajn, Beqajn, Gjiknurin, Gacin, Maznikun, oligarket apo investitoret strategjike qe nga njerez ordinere u kthyen ne pasunare pasuria e te cileve e tejkalon shume me teper ate te Verlaceve qe permend. Pastaj meqe ra fjala tek ish pronaret, perse prona nuk iu kthye te zotit? Valle e ka fajin vetem Saliu per kete? Kush i krijoi e vazhdon te mbeshtese banditet e oligarket,? Vertet mendon se do ta shtysh duke u kapur me Saliun? Po bandat qe po vriten kush i mbeshtet? Po per drogen qe qarkullon e policine qe eshte kalbur deri ne krye vertet te mjafton vec Saliu? Po per kryebashkiaket me rekorde kriminale e nje zv. kryeminister ne arrati? Po per ministret te kapur “duke ngrene dardha”? Po per nje kryeminister qe firmos per inceneratore e porte jahtesh imagjinare vertet te mjafton te fajesosh Saliun? Ore mire keta qe duan baben po ti me duket se kerkon gjyshin keshtu perderisa qeveritaret aktuale i ve ne plan te dyte e Berishen gjysme te ngordhur e ke ngritur ne piedestalin e se keqes. Per mendimin tim te mungon ndershmeria intelektuale ne momentin qe te keqen e sheh vetem tek Berisha.