Nga Elona Elezi
Dritare të thyera, njolla zjarri nëpër mure: ministria e Arsimit në Tiranë mbart gjurmët e protestave të ditëve të fundit. Megjithatë, studentët dhe pedagogët e Universitetit të Tiranës janë mbledhur sërish këtu për të protestuar.
Për rreth pesë muaj, protestat kundër qeverisë në Shqipëri kanë qenë paqësore. Ato nisën fillimisht kundër ndërtimit të kompleksit hotelier luksoz nga dhëndri i Trump, Jared Kushner, brenda rezervatit natyror të Zvërnecit. Që atëherë, protestat kanë vazhduar të përhapen. Përleshje të dhunshme midis studentëve dhe nxënësve të gjimnazeve nga njëra anë, dhe policisë nga ana tjetër, ndodhin çdo ditë.
Demonstruesit denoncojnë korrupsionin, kushtet e mjerueshme në universitete dhe rritjen e kostove të arsimit. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili është në pushtet që nga viti 2013.
Një vajzë e re e veshur me të zeza dhe me një xhaketë me kapuç qëndron në turmë. Kur e pyesim pse po merr pjesë në protesta, ajo mbulon gojën me një maskë me ngjyra. “Ju lutem prisni një moment, do të doja ta mbuloja fytyrën” – thotë Sara* (emri i ndryshuar nga redaksia). Ajo preferon të mbetet anonime.
Sara thotë se ka shkuar rregullisht në protesta, që prej nisjes së tyre. Ajo koordinohet me studentët e tjerë nëpërmjet telefonit. “Ne komunikojmë vetëm nëpërmjet mesazheve ” – thotë ajo. Pastaj duhet ta ndërpresim bisedën me të. Demonstruesit po hedhin përsëri gurë drejt ministrisë së Arsimit dhe policia po i shtyn demonstruesit dhe gazetarët jashtë kordonit të vendosur, duke përdorur ujë për të shpërndarë turmën.
Organizim i decentralizuar, horizontal
“Rrjetet sociale janë sot ‘sheshi’ i parë publik, para se të mbushet sheshi fizik” – thotë Besmir Semanaj, ekspert i sigurisë kibernetike. “Të rinjtë nuk organizohen më nëpërmjet strukturave klasike: partive, shoqatave apo njoftimeve publike. Ata organizohen aty ku jetojnë çdo ditë, në telefon”.
Sipas Semanaj, kanalet kryesore të komunikimit janë grupet në Instagram, si story-t dhe mesazhet direkte, grupet në WhatsApp sipas klasave, fakulteteve dhe konvikteve, kanalet në Telegram për njoftime masive, dhe TikTok-u për shpërndarjen e videove. „Signal-i përdoret nga ata që janë më të vetëdijshëm për sigurinë”.
„Ky është një model organizimi horizontal, pa udhëheqës të vetëm dhe pa qendër komande. Pikërisht për këtë arsye pushteti e ka kaq të vështirë ta kuptojë dhe ta kontrollojë” – i tha ai DW.
Semanaj thekson se shërbimi i mesazheve në Telegram ofron disa funksione të dobishme në situatën aktuale: „Kanalet mund të arrijnë dhjetëra mijëra njerëz njëkohësisht, njoftimi shpërndahet në sekonda dhe kontrolli nga jashtë është më i vështirë se në platformat tradicionale”.
Kryeministri Edi Rama – i njohur për përdorimin e mediave sociale – fajëson algoritmet për situatën aktuale. Ai e përshkruan kryengritjen e të rinjve kundër qeverisë së tij si një “luftë hibride”. Në një dalje të kohëve të fundit në media, ai nisi një sulm të ashpër verbal ndaj protestuesve.
“Kjo nuk do të thotë që vajzat dhe djemtë që mendojnë se jeta është TikTok dhe se me TikTok dhe pa lidhur dot shtatë fjalë bashkë mund ta bëjnë Shqipërinë më të mirë, janë terroristë. Aspak! Por ata janë pengje të një fryme, të një ideologjie të re, e cila ka vetëm një mision: shkatërro, ktheje të gjithën përmbys, rrëno gjithçka” – tha Rama.
“Të radikalizuar nga Antifa”
Që nga fillimi i protestave fillimisht paqësore kundër qeverisë gati pesë muaj më parë, Rama është përpjekur vazhdimisht të ekspozojë publikisht organizatorët “e vërtetë” pas protestave. Në muajt e fundit, ai ka akuzuar vende si Greqia, Rusia dhe Irani për ndërhyrje në protesta.
Kohët e fundit, ai shpalli një fajtor të ri: Antifa-n, lëvizje botërore, e decentralizuar e së majtës radikale, e cila nuk ka udhëheqës. “Janë të rinj e të reja të ideologjizuar, të ekstremizuar, nën trysninë apo nën frymëzimin e asaj force të errët dhe të re që është shfaqur në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara, të cilën presidenti i Shteteve të Bashkuarae ka shpallur organizatë terroriste, Antifa-n” – deklaroi kryeministri i Shqipërisë.
Redion Qirjazi, ekspert për çështjet e sigurisë dhe radikalizmin, nuk është dakord. “Kjo është një akuzë serioze, e cila kërkon prova po aq serioze. Deri më sot, nuk janë paraqitur publikisht prova të verifikueshme që dokumentojnë ekzistencën e një strukture të organizuar Antifa në Shqipëri, aq më pak përfshirjen e saj në koordinimin e protestave” – analizon Qirjazi.
“Struktura terroriste?”
Referenca e Ramës ndaj vendimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për ta klasifikuar Antifën si një organizatë terroriste është gjithashtu problematike, sipas ekspertit Qirjazi. “Antifa nuk është një organizatë e vetme ndërkombëtare me strukturë dhe komande të centralizuar, por një emër që përfshin lëvizje dhe grupe të ndryshme, në thelb antifashiste”.
Studentja Sara gjithashtu e hedh poshtë me vendosmëri akuzën për struktura “terroriste”. “Ka grupe që përdorin dhunë, kjo është e vërtetë, por unë nuk kam të bëj fare me ta. Sapo shoh dhunë, largohem. Jam kundër saj” – tha ajo për DW.
Arlind Qori, kryetar i partisë së re opozitare “Lëvizja Bashkë”, e cila ka qenë aktive kundër qeverisë që nga fillimi i protestave kundër resortit luksoz në Zvërnec, i konsideron pretendimet e Ramës “të pakuptimta”.
Dorëheqje në vend të revolucionit
“Të rinjtë janë të mllefosur nga kushtet social-ekonomike: nga varfëria, nga fakti që shumë prej tyre i kanë prindërit në emigracion sepse nuk kanë mundësi të mbajnë familjen, nga degradimi i shkollës, nga mungesa e mundësive ekonomike pas shkollimit që të punojnë në profesionin e tyre” – tha Qori.
Këta faktorë, shpjegoi ai, i kanë shtyrë të rinjtë në rrugë dhe jo ndonjë ideologji tjetër, e çfarëdo lloji. Duhet gjithashtu të theksohet se kërkesa kryesore e studentëve është dorëheqja e Ramës, “jo një revolucion socialist”.
Qori vazhdoi: “Njerëzit nuk po kërkojnë asgjë radikale, por vetëm dorëheqjen e kreut të korruptuar të qeverisë, një kërkesë themelore dhe e moderuar. Megjithatë, Edi Rama vazhdon të përgjigjet me dhunë policore dhe arrogancë” – i tha ai DW.
Kush po i “lëviz” fijet?
Eksperti i sigurisë Qirjazi thotë se duhet analizuar edhe koha në të cilën bëhen këto deklarata.
“Kur një qeveri përballet me protesta dhe pakënaqësi qytetare, lidhja e protestuesve me ekstremizmin dhe ndikimet e huaja mund të shërbejë për ta zhvendosur vëmendjen nga shkaqet e protestave drejt një narrative të sigurisë kombëtare” – beson ai.
“Kjo mund të shërbejë për disa qëllime politike: të delegjitimojë protestuesit, të dobësojë mbështetjen publike ndaj tyre dhe të justifikojë një qasje më të ashpër në emër të rendit dhe sigurisë.”
Eksperti i sigurisë kibernetike Semanaj e njeh këtë model nga kriza të tjera. “Protesta paraqitet si dhunë, të rinjtë si të manipuluar dhe kërkesat e tyre legjitime – kushtet në universitete, tarifat, korrupsioni, mungesa e perspektivës – zhduken nga narrativa.”
Në vend që të diskutohet pse mijëra të rinj dolën në rrugë, fokusi zhvendoset te kush i “dërgoi” ata atje. Semanaj beson se kjo nuk është rastësi, por më tepër një fushatë e orkestruar komunikimi.
“Synon të krijojë një narrativë specifike: se protesta është sinonim i dhunës, se të rinjtë manipulohen dhe se dikush tjetër po i tërheq fijet” – thotë Semanaj.
Elona Elezi është gazetare dhe redaktore e seksionit shqip të Deutsche Welle-s

Te krahasosh rinine shqiptare me grupimin terrorist ANTIFA, qe po perpiqet dhe sakrifikon mjafte per te ndryshuar kete regjim antikombetar qe ka marre peng shqiperine, eshte nje cmenduri!
MIRE ANTIFA TERRORSITE E TRUMPIT PO LUFTA ANTIFASHISTE “LANC” E ENVERIT CFARE ISHTE, QE EDI RAMA E FESTON ME HOMAZHE HISTERIKE CDO 29 NENTOR DHE 5 MAJ, TE VARREZAT E “TERRORISTEVE” TE KRISTAQIT?
sepse:
Ishte Edi Rama ai qe kerkoi me ligj krijimin e Institutit te LANC jugosllav kriminal te Enverit dhe madje emeroi Olta Xhacken si Drejtore e Institutit me Marenglen Kasmin si bedel te Rilindjes, por ja prene hovin nderkombetaret, qe i thane kryeministrit mashtrues enverist: “Boll me hipokrizi komuniste! Nese do te antarsohesh ne BE hiq dore nga enverizmi mashtrues, sic kane bere te gjithe vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore, ndryshe shko te Putini i Rusise!”
Brockullat e tij s kane fund
Njifni tjeter kryeminister ne bote qe del 7 dit te javes ne TV????
Nuk ekziston
Kam një pyetje dhe ju lutem dikush të më ktheje pergjigje: kur ka folur ky palaco kryeminister ndonjehere kunder korrupsionit? Ju lutem më ktheni pergjigje!
Ne fillim te ketij viti, mos gaboj, pasi lane kokrren e namit me muhabetet Balluku & Berberi (qe ketij te shkretit ia kerkonte e shoqja) BE beri nje deklarate dhe Ramuti ne pergjigje tha do ngreje Agjenci mbarekombetare per Korrupsionin. Si duket do kontrollonte gjithe popullin shqiptar per korrupsion, edhe ata qe jepnin ryshfet te doktori o mesuesat e shkollave.
eshte e bukur te lexosh komentet tuaja,por Rames nuk i pellcet kari fare,por fare fare se ca thoni ju…cdo sharje ndaj tij eshte +1 dite ne pushtet…
Qe si pellcet Ramutit nga shqiptaret, kjo dihet. Se Ramuti vec pisllikun qe eshte personi i tij, vec oligarkeve nga dy anet e politikes, ka infuzuar imperializmen ne vend. Dhe duke qene mbrojtesi i interesave te tyre e di mire qe nuk eshte i vetem perballe revoltes se popullit e udhehequr nga studentat. E di ai qe pas ka mbrojtjen e klases se Gjyqwsorit, te cilet ruajne Ramutin, pasi ai eshte vetebere perfaqesuesi i interesave oligarkike vendase dhe atyre te huaja imperialiste e kolonialiste mbi Shwiperine.
Ne shqiptaret perfshire Diasporen duhet te gjithe te bashkohemi hapur rreth studenteve protestues. Ramuti e ka futur vendin ne zgjedhe kolonialiste te huaj.
ta ket qire edhe kete adi sic qihej komandanti loqendar bythcar i Lanc te bythes?!
Citat: “Njerëzit nuk po kërkojnë asgjë radikale, por vetëm dorëheqjen e kreut të korruptuar të qeverisë…”
Ka diçka që stonon ke deklarata e Arlind Qorit. Ai edhe filozof të ishte, nuk ka mundësi të futet thellë në mendjen e “njerëzve” (!?). Jo të gjithë qytetarët që dalin në protesta mjaftohen me dorëheqjen e kreut të qeverisë. Mund të ketë shumë prej tyre, të cilët do mbeteshin të pakënaqur nëse nuk plotësohen kërkesa të tjera, ndoshta edhe më të të rëndësishme se sa thjesht largimi i një individi. Rama nuk është as sistemi dhe as (pa)drejtësia. Po nuk pati ndryshime radikale ke mënyra se si duhet të funksionojë shteti, se sa të pavarura duhet të jenë nga njëra-tjetra legjislativi, akuzstivi dhe ekzekutivi, se me çfarë metodash parandaluese për manipulime duhen zhvilluar zgjedhjet, etj. etj., dorëheqja e kreut të qeverisë në kushtet aktuale do rezultonte farsë, mund të shkaktonte zhgënjim, në rastin më të keq mund ta zhyste vendin bile në kaos apo regres ekonomik. Jo më kot shumë prej protestuesve, përfshi dhe postuesin e këtij komenti, janë skeptikë për atë, se cili “demagog” tjetër i erur për pushtet do ishte më i zoti se palldrëmi 🤣 që kemi.
Ke te drejte por sot te thuash Rama ke thene sistemi, shteti, qeveria, PiS. Deri edhe BE.
Citat: “Njerëzit nuk po kërkojnë asgjë radikale, por vetëm dorëheqjen e kreut të korruptuar të qeverisë…”
Ka diçka që stonon ke deklarata e Arlind Qorit. Ai edhe filozof të ishte, nuk ka mundësi të futet thellë në mendjen e “njerëzve” (!?). Jo të gjithë qytetarët që dalin në protesta mjaftohen me dorëheqjen e kreut të qeverisë. Mund të ketë shumë prej tyre, të cilët do mbeteshin të pakënaqur nëse nuk plotësohen kërkesa të tjera, ndoshta edhe më të të rëndësishme se sa thjesht largimi i një individi. Rama nuk është as sistemi dhe as (pa)drejtësia. Po nuk pati ndryshime radikale ke mënyra se si duhet të funksionojë shteti, se sa të pavarura duhet të jenë nga njëra-tjetra legjislativi, akuzativi dhe ekzekutivi, se me çfarë metodash parandaluese për manipulime duhen zhvilluar zgjedhjet, etj. etj., dorëheqja e kreut të qeverisë në kushtet aktuale do rezultonte farsë, mund të shkaktonte zhgënjim, në rastin më të keq mund ta zhyste vendin bile në kaos apo regres ekonomik. Jo më kot shumë prej protestuesve, përfshi dhe postuesin e këtij komenti, janë skeptikë për atë, se cili “demagog” tjetër i etur për pushtet do ishte më i zoti se palldrëmi 🤣 që kemi.
Do shkoje tek Marsianet,
Por kerbacin kurre nuk e leshoi nga dora.
Paranojaket jane te semure mendore,
Por Djallezi e tyre eshte Rekord Boteror.
Nuk janë broçkulla por një veprimtarie e poshtër kriminale për të shpallur protestuesit, fëmijët e shqipëtarëve dhe prindërit e tyre, nxënës të gjimnazeve,studentë të universiteteve dhe qytetarë si organizatë e mir strukturuar kriminele e rrezikshëme ……..(tmerr ta mendosh ku shkon veprimtaria kriminale antishqipëtare e këtij individi me deklaratat e tij të poshtra)………
si një poliagjenturë në shërbim të grekëve, iranianëve, rusëve, sërbëve, dhe tani na doli protesta aktivitet terrorist që me dron kan tentuar të vrasin kryeministrin e Shqipëris, madje edhe terrorist të Antifës të anatemuar nga zoti president i SHBA Trap që mbështet nazistët dhe fashistët pasardhës të Hitlerit dhe Musolinit,
protestuesit që duan ti ven flakën Shqipëris që ai, kusarokrati horror kombçfarosës Edi Ramae ka çuar në maja aq të larta sa do të futet në Olimpin e BE mbasi ta spastroj etnikisht nga shqipëtarët proces që qy kriminel po e përfundon dhe ta populloj me miljona skllevër afro aziatik proces që po e shpejton me ngut të jashtëzakonshëm edhe me marrveshje qeveritare kriminale.
President i republikës urgjentisht të thërras këshillin e siguris dhe të thërras drejtuesin e SHISH dhe kryeministrin e Shqipëris që i kanë vajtur këto informacione alarmante të sakta për sigurin e vëndit dhe popullit që të raportojn për veprimtarin konkrete armiqësore të agjenturave të huaja përmëndur për dit publikisht jo nga ndonjë budalla, as nga ndonjë njeri i rëndomtë ose i pa përgjegjshëm, as nga ndonjë armik i fshehur që përhap gënjeshtra kriminale për destabilizim por kryeministri i vëndit.
Prokurorë të SPAK, siguria e vëndit është në rrezik se po i vihet flaka nga poliagjentët e një sërë agjenturash të huaja që janë infiltëruar në protest dhe kryeministri dhe SHISH kanë informacione të sakta për këtë poliagjenturë që po shëndrron protestën fëmijët dhe qytetarët shqipëtarë në mënyrë masive në organizatë terroriste të llahtarshme, urgjentisht të kërkohen me emër personat konkret nga kryeministri, kush është agjent i Greqis, i Iranit , i Rusis , i Antifas urgjentish të hapni hetim për aktin shumë të rëndë e llahtarshëm të tentativës për vrasjen me dron të kryeminstrit ton.
Në qoftë se të gjithë këto deklarata të kryeministrit nuk do të vërtetohen atëhere urgjentisht ti vini prangat kryeministrit për destabilizimit kriminal të vëndit drejt një lufte të tmerrshme vëlla vrasëse civile dhe
në qoftë se nuk do të bëni hetim urgjentisht për këto akuza informacione të rënda për protestën nën kthetrat e agjenturave të huaja atëhere ju prokuror të SPAK duhet të tërhiqeni zvarr nga zyrat si armiqt e kombit shqipëtar dhe duhet të hidheni në Lanë bashk me armiqtë më të mëdhenjë në histori të kombit shqipëtarë për të cilët deri tani ju jeni bër haptazi mburojë, kusarokratët e llahtarshëm kombçfarosës Edi Rama dhe Sali Berisha.
A ka ndonjë inisiativë nga protestuesit që të denoncojnë në prokurori këto deklarata të kryeministrit si shpifje makabre për ata?
Qeveria e shurrelsit nuk eshte fashiste qe Antifashistet ta sulmojne ate
Fashistet donin zgjerim te territorit te shtetit te tyre ,Palloshi po e jep Shqiperine per 1 euro vetem per interesat e tij personale
Student dhe pedagogë protestues të arteve pamore ju lutem,
bëni ju një aplikacion ku të paraqitet në rolin e ri që ka kryeministri kthyer , në polic që si qen i tërbuar ndjek fëmijët në rrugicat e Tiranës për tu thyer kockat dhe kafkat, të paraqitet me uniformë polici me një hu në njërën dorë, me një mburoj ku të shkruhet SPAK në tjetrën dhe me një helmet me kryqin e thyer nazist dhe me diçiturën Fëmij ruhuni se po vjen policia” ose diçka të ngjajshme më demaskuese që mund ta mendoni ju më mirë se unë. dhe ta vini te kryeministria ose në fasadën e ndonjë ndërtese në sheshin Gjegj Kastrioti.