Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy gazetarë të Reuters janë goditur me plumba gome nga policia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Dy gazetarë të Reuters janë goditur me plumba gome nga policia
AnalizaKronike

Dy gazetarë të Reuters janë goditur me plumba gome nga policia

Published: October 22, 2026
Shpërndaje

Dy gazetarë të agjencisë ndërkombëtare Reuters janë goditur me plumba gome gjatë përplasjeve mes policisë dhe protestuesve në Tiranë, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë raporton të paktën 37 incidente ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias gjatë një jave protestash.

Dy gazetarë të agjencisë ndërkombëtare të lajmeve Reuters janë goditur me plumba gome gjatë mbulimit të përplasjeve mes policisë dhe protestuesve në Tiranë më 17 tetor, ndërsa një fotoreporter zviceran ka raportuar se është kërcënuar nga persona të paidentifikuar për të fshirë pamjet filmike në qytetin e Durrësit.

Incidentet u bënë publike nga Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, AGSH, i cili shprehu të mërkurën shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës dhe intimidimit ndaj gazetarëve vendas dhe ndërkombëtarë gjatë protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

- Publicitet -

Në incidentin e raportuar në Durrës, fotoreporteri i pavarur zviceran Raimond Lueppken deklaroi se, ndërsa filmonte dy persona me veshje civile iu afruan dhe i kërkuan të fshinte pamjet e regjistruara. Fotoreporteri refuzoi kërkesën.

Incidentet e reja e çojnë në të paktën 37 numrin e incidenteve ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias të dokumentuara nga AGSH gjatë periudhës 13–19 tetor, kur Shqipëria u përfshi nga një valë protestash të studentëve, nxënësve dhe qytetarëve që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama.

Protestat, të nxitura nga pakënaqësia ndaj korrupsionit, kostos së jetesës dhe mungesës së perspektivës për të rinjtë, janë shoqëruar me përplasje të dhunshme, arrestime masive dhe akuza për përdorim joproporcional të forcës nga policia.

Gazetarët që kanë mbuluar demonstratat kanë raportuar goditje me plumba gome, përdorim të shkopinjve të gomës dhe sprajit irritues, si dhe pengesa gjatë dokumentimit të ndërhyrjeve policore.

AGSH i kërkoi Policisë së Shtetit, Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorisë të hetojnë incidentet e fundit, të sqarojnë rrethanat e goditjes së gazetarëve dhe të identifikojnë personat që ushtruan presion ndaj fotoreporterit zviceran.

Organizata dënoi gjithashtu përpjekjet për t’i detyruar gazetarët të fshijnë materialet e dokumentuara gjatë ushtrimit të detyrës, duke theksuar se mbulimi i veprimeve të autoriteteve gjatë protestave është pjesë e raportimit me interes publik.

“Siguria e gazetarëve është një detyrim i autoriteteve shtetërore dhe jo një çështje që mund të lihet në varësi të rrethanave të protestave”, theksoi AGSH.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit do të vazhdojë pa avokatë
  • Dy gazetarë të Reuters janë goditur me plumba gome nga policia
  • Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?
  • Zbulohet për herë të parë te njeriu virusi Shamonda në Francë, pacienti ndërron jetë
  • “Ndalni dhunën”, kongresmenia e njohur e së majtës kritikon qeverinë shqiptare për protestën

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë
  2. 2@ on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  3. Socialisti on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  4. RnB & BnB on ​As nami, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  5. demo on VIDEO: “Edi, je treguar i butë me protestuesit”, Vuçiç: Rama, nga asetet më të mëdha të Shqipërisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?