Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy gjyqtarë largohen me dorëheqje, KPK ndëpret vetingun!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dy gjyqtarë largohen me dorëheqje, KPK ndëpret vetingun!
AktualitetLajmi i fundit

Dy gjyqtarë largohen me dorëheqje, KPK ndëpret vetingun!

Published: September 24, 2022
Shpërndaje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 16 shtator 2022 të ndërpresë procesin e vetingut për gjyqtarin e Tiranës, Bedri Qori, pas dorëheqjes së tij nga detyra. Po ashtu, u vendos ndalimi i rikthimit të tij në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Në vendimin e KPK thuhet se hetimi administrativ për gjyqtarin Qori ka filluar në qershor të vitit 2020. Dy vjet më vonë, në korrik të 2022-it, Qori i ka kërkuar Komisionit pezullimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të tij dhe ndërprerjen e vetingut për shkak të dorëheqjes. Ai ka sqaruar se pak ditë më parë kishte depozituar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ kërkesën për heqjen dorë nga statusi i magjistratit, me motiv ngarkesën në rritje të punës, plotësimin e vjetërsisë në detyrë prej më tepër se 35 vjet, si dhe për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Më 21 shtator, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi gjithashtu të ndëpresë procesin e rivlerësimit ndaj gjyqtares së Elbasanit, Miranda Konica për shkak të dorëheqjes së saj.

- Publicitet -

Në vendimin e KPK sqarohet se hetimi administrativ ndaj gjyqtares Konica ka filluar në qershor të vitit 2020. Në gusht të 2022-it, Komisioni është njohur me një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ, për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për gjyqtaren Konica.

Megjithëse në pjesën ku pasqyrohen rrethanat e çështjes, KPK nuk jep detaje lidhur me dorëheqjen e subjektit nga detyra, në kreun ku parashtrohen arsyet e përfundimit të procesit të rivlerësimit për Konicën, thuhet se subjekti ka ushtruar të drejtën për t’u dorëhequr.

Bazuar në kriteret e përcaktuara në nenin G të Aneksit të Kushtetutës, Komisioni vendosi sanksionin që i kufizon të drejtën t’u emëruar në çdo nivel të sistemit të drejtësisë për gjyqtaren Miranda Konica.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Ky eshte vetem nje aperitiv.... says:
    September 25, 2022 at 2:12 am

    Dy vjet per te kontrolluar nje hajdut, pasi livadhisi dhe gjuajti edhe dy vjet te tjera me mendjen e pre qe do te bente doreheqjen KPK i nderpret vetingun.
    Jo shoke te Organizates se Partise Mavi te Ed Brekushexhiut vazhdoni vetingun e ketij haduti dhe nderprerja do te behet pasi te merret i pandehur si hadut, ti konfiskohet cdo pasuri ketij karit Qor qe nuk paska qene qorr.
    E njejta gje te behet edhe per pellumbeshen Miranda.
    Absurdi ne Albanistan: Vidh, mos bej drejtesi, bashkepuno me krimin, jep doreheqjen dhe ti nuk gjykohesh…….??????

    Reply
  • Alberta says:
    September 25, 2022 at 2:05 pm

    Mendim I drejte .te Japan llogari

    Reply
  • Ronxhoponxho says:
    September 25, 2022 at 2:24 pm

    A e gjeni dot ne se ka njeri ne Shqiperi qe nuk vjedh, nga ata qe kane premisa per te vjedhur????Prandaj hajdutet gjithnje shpetojne dhe mbrohen ne vendin tone. Kur themi hajdute, kemi parasysh nga ata qe vwgjetojne ne politike, qeverisje, pushtet lokal, drejtesi etj etj….Ndaj behet gjithe kjo lufte per pushtet….Jo per mireqenien e popullit…Dhe pastaj dalin neper bote dhe deklarohen per vendosjen e ligjit, rindertimin e Ukraines, etj etj..kjo qe te huajt te mos i paragjykojne per vjedhjet e supozuara, por si lidere me vlera boterore si ne pushtetin lokal ashtu dhe qendror.Propozile e nisma me djersen e nje populli fukara mund te ndermarre cdo njeri, nga ata qe jane ne majat e pushtetit. Por kjo ndodh vetem ne Shqiperi.

    Reply
  • ?+ says:
    September 25, 2022 at 2:48 pm

    e mbani mend çthoshte Kimetja kur dilte në konferenc me Arben Krajën ose me ESCOBARIN. Shqipëria po bën hap të rëndësishëm drejt Reformës në Drejtësi dhe edhe pse me hapa të vegjël, po bëhet e mundur kapja e peshqve të mëdhenj.

    pra me pak fjal, ambasadorja e shtetit që gjoja ësht aleati yn kryesor tall bythën me shqiptarët dhe në fund vete lëpin bythën e politikhajdutanëve. u zu 1 vit me Metën, në fund i shkoi në seli dhe u demokratizuan, u bën shok

    Reply
  • Redion says:
    October 24, 2022 at 2:33 pm

    Po per çfare vettingu flisni?
    Disa jurist medioker dhe superhajdute qe vetojne disa juriste te zote dhe hajdut.
    A kemi degjuar te gjithe shuma marramendese qe marrin kpk. 500 mije euro, 1 milion euro, 2, 3?
    Ky nuk eshte pastrim I drejtesise, por larje e mutit me shurré.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • “National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
  • Vëllai i zyrtares së lartë të shtetit, në gupin e goditur dje nga SPAK
  • Nga 5.5 në 122 milionë euro brenda natës, SPAK zbërthen skemën e Zvërnecit: Pronat në gjurmën e projektit, me dokumente të falsifikuara
  • 13 qershor 2026
  • Arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Çfarë ndodh pas Ramës?
  2. Tellalli on Çfarë ndodh pas Ramës?
  3. Populist on Drogë dhe pastrim parash: SPAK arreston Orest Sotën, në kërkim Artur Shehu i Zvërnecit dhe Ilir Shtufi, i njohur si ‘prestanome’ i Shkëlzen Berishës
  4. nastradini on Fjalimi i Ramës nga “nuk negocioj me ata që s’më kanë votuar”, te përça e sundo dhe loja me fjalët për Sazanin e Zvërnecin
  5. demo on Vëllai i zyrtares së lartë të shtetit, në gupin e goditur dje nga SPAK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?