Gjykata e Apelit të Tiranës ka shtyrë edhe sot seancën për shqyrtimit të ankimit të mbështetësve të Lulëzim Bashës kundër vendimit që nuk regjistroi në një vendim të vetëm dy Kuvendet. Seanca u shty për në 20 dhjetor për shkak të mosplotësimit të trupit gjykues. Në seancën e sotme, të pranishëm në sallë anëtarët Irida Kacerja dhe Genti Shala, ndërsa mungonte gjyqtarja Emona Muçi për arsye shëndetësore.
Gjykata do të marrë vendim mbi ankimin e bërë nga grupimi i Lulzim Bashës në PD kundër vendimit të Gjykatës së Tiranës të 18 marsit 2022, që refuzoi të regjistronte bashkë edhe ndryshimet statutore të Kuvendit Kombëtar të 17 korrikut të kaluar, edhe ato të 18 dhjetorit, të dy kuvende të thirrura nga Lulzim Basha.
Ky ankim është një nga tre ankimet e grupimeve të Partisë Demokratike në Gjykatën e Apelit. Në 16 maj, në këtë gjykatë janë depozituar dy të tjerë nga ana e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit, mbështetësit e Sali Berishës në PD. Ndërkohë që kërkesa e parë ankimore është kundër ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, që ligjëroi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, të thirrur nga Sali Berisha.
Ndërsa në tjetrin, mbështetësit e Berishës kundërshtojnë vendimin që e pranoi Alibeajn si palë në përballjen e tyre gjyqësore, por asnjë nga këto dy ankime janë në pritje të shqyrtimit dhe ende nuk është caktuar një datë për to.
j.l./ dita

Kji tregon se sa të kapura janë gjykatat tona.Turp
VO:1.Kjo ishte LOJA e Gjykatës që data 6.12.22 të justifikoi shtyrjen e seancës për së 10 ti herë.Turpi saj që tallet me popullin..ndërsa pjesës së Sb ja u bën mirë të tallen me të.
2.Loja qëndron te GJYQTARJA e sëmurë që ta lërë PD-në çorape..copë..copë nga frika e S.Berishës i cili i ka kërcënuar disa herë, për të cilën DASH e ka shpallur non grata që në 19 maj 2021.
3.Edhe më 20.12.22 Seanca Gjyqsore do shtyhet përsëri.. deri 2025 deri sa Saliut dhe Likes ti dali shpirti në opozitë.
4-Dhe Saliu e di që AMERIKA TA NGUL NGADAL GOZHDËN E TRARIT DHE NUK TA NXIER KOLLAJ.
5.Militantët e Sali Nongratës dhe të LikeSpiunit duhet të tërhiqen nga Sb & Im që mund të vijnë në pushtet deri 2029.
6.DREJTËSIA e RE tek ne ka lindur e VDEKUR.Këtë nuk po don ta kuptoi YURI KIM(DASH) që e monitoron. Por edhe Edi di mirë këtë,por Atë e mban për VESHI SHBA që të mos bëj ZË.Pasi nuk është situata të merremi me SALIN POR ME PUTININ.
CIRK ne CIRKO-KOLONI