Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy pensione për çdo emigrant shqiptar, detajet e marrëveshjes me Italinë, secili shtet paguan në bazë të kontributeve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Dy pensione për çdo emigrant shqiptar, detajet e marrëveshjes me Italinë, secili shtet paguan në bazë të kontributeve
EkonomiKryesore

Dy pensione për çdo emigrant shqiptar, detajet e marrëveshjes me Italinë, secili shtet paguan në bazë të kontributeve

Published: July 27, 2022
Shpërndaje

Afro 330 mijë qytetarëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali do tu “rikthehen” vitet e punës të lëna në Shqipëri, të cilat deri më tani konsideroheshin si vite të djegura. E thënë ndryshe, periudha e punës në vendin e orgjinës e shoqëruar me kontibutet përkatesë të derdhura në varësi të pagës, do ti bashkohet periudhës kontributive në Itali me qëllim realizimin e kushteve ligjore për të dalë në pension. Në total numri i përfituesve është 550 mijë, pasi 220 mijë emigrantë aktiualisht janë fëmijë dhe studentë.

SCAN bën me dije detajet e marrëveshjes së nënshkruar midis Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve, ku përfitues do të jenë edhe ata qytetarë që në të ardhmen, vendosin të lënë vendin tonë për të emigruar në shtetin fqinj, ndërkohë që i njëjti trajtim jepet edhe për qytetarët italianë që punonjë dhe jetojnë në vendin tonë.

Pra marrëveshja mbulon të gjithë kategoritë e të punësuarve dhe vetëpunësuarve dhe siç shtrihet në kohë kontribuimi, ashtu do të shtrihet edhe përfitimi , çka do të thotë që do të përfitojë edhe një emigrant që sot është 20 vjeç dhe punon në Itali, sikurse do të përfitojë edhe një individ që aktualisht është 64 vjeç dhe del në pension më mbushjen e moshës.

- Publicitet -

Masa e pensionit që jepet, është në bazë të kontributeve reale të derdhura në secilin shtet. Pra nëse marrim si shembull një qytetar shqiptar që ka punuar 12 vjet në Shqipëri dhe 15 vjet në Itali, ai nuk ka të drejtë për pension as në Shqipëri dhe as në Itali. Sepse periudha minimale për të dalë në pension në vendin tonë është 15 vjet dhe në shtetin fqinj 20 vjet. Bashkimi i këtyre periudhave përmes marrëveshjes, i jep mundëisne këtij individi që të plotësoje kriteret për të përfituar pension në të dyja vendet.

Ndërsa pensioni do të llogaritet në bazë vetëm të viteve për të cilat ka paguar kontribute në Shqipëi, pra në rastin konkret 12 vite, dhe po ashtu do të llogaritet edhe në Itali për 15 vite. Secili shtet do të marrë përsipër pagesën e pensioneve për periudhat respektive të paguara nga individi. Nga kjo marrëveshje nuk përfitojnë emigrantët që kanë punuar në mënyrë infomale dhe nuk kanë kontribuuar në shtetin fqinj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Agron says:
    July 27, 2022 at 5:18 pm

    Asgje e qarte

    Reply
  • A V L says:
    July 27, 2022 at 8:15 pm

    Cili ent apo organ donte merret me kete pune ne shqiperi?
    Me sakt do ket nje subjekt kastile qe do merret me kete pune ?
    Po ATA individ qe dalin si ne shqiperi me.16 vite pune ne pension dhe ne Itali me 20 vite, dmth aktualisht marrin dy pensione te ndara, si do llogariten ne nje te vetem ?

    Reply
  • Iksi says:
    July 27, 2022 at 8:52 pm

    Dmth. Do paguash taks per te ardhura jashte italise. Keshtu pensionin shqiptar do e maresh né shqiperi. Dhe do e dorezosh si taks né itali.

    Reply
    • Nora says:
      July 28, 2022 at 7:26 am

      O zot sa mashtrues ose bejne sikur jane te trashe kur e trumbetojne me mburrje sikur cfare u arrit me keto pensionet. Marrveshjet midis vendeve per pensionin nuk e ndihmojne qytetatin te fitoje perkundrazi humb kur je ne nje vend tjeter. Mashtruesa. Asnje we jeton jashte nuk i gezohet ketyre marveshjeve

      Reply
  • emigranti says:
    July 28, 2022 at 6:01 am

    Eshte nje absurrdtet i vertete te flasesh mbi nje fakt qe ende eshte ne ajer, peshku ne det tigani ne zjarr i thone kesaj merseleje, italia pa qeveri, pa senat, pa parlament ne flasim sikur u kry. Jo mis, kjo mersele kerkon nje maxhorance absolute ne parlamentin e senatin italian, maxhorance qe italia se ka gjetur ende 10 vitet e fundit per reformen e pencioneve te veta e jo me te dergoj nje amendament per mencionet e emigranteve shqiptare, dy pencione shqipetaret me banim ne itali i marrin sot, nje ne shqiperi per vitet qe kan punuar ne shqiperi e nje ne itali per vitet qe kan punuar ne itali, fjala behet qe te njihen reciprokisht vitet e punes bashkarisht nga cdo shtet qe pencioni te jete i plote e jo i pjesshem.

    Reply
  • Gjergji says:
    July 28, 2022 at 11:47 am

    Shkurt: ne se merr ndonje kompesim pensioni ne shtetin ku je, ky kompesim do te zbritet ne varesi te pensionit qe ke ne Shqiperi. Ne kete rast ti e humbet ate pak pension shqiptar se ploteson kompesimin qe te jep shteti ku je. Faleminderit Rilindjes qe mendon aq shume per emigrantet !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dronët në Laipcig dhe Gjermania në shënjestrën e strategjisë ruse!
  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?