Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e cila tronditi mbrëmjen e djeshme zonën e Kodrës së Diellit në kryeqytet.
Briken Sanaj, babai i dy fëmijëve u qëllua për vdekje me dy plumba në fytyrë. Mëson se autorët kanë qëlluar tre herë ndaj viktimës, në një distancë të afërt.
Autorët kanë hapur pak xhamin e pasëm të mjetit, qëlluan tre herë të riun, dy prej plumbave e kanë kapur në fytyrë.
Në vendngjarje policia ka gjetur deri më tani vetëm një gëzhojë, ndërsa dy të tjerat dyshohet se kanë rënë në automjetin e djegur.
Zona ku ka ndodhur ngjarja ka dhjetëra kamera sigurie. Ato janë sekuestruar te gjitha, për me qëllim zbardhjen apo identifikimin e ndonjërit prej autorëve.
Tashmë, policia ka kryer shoqërimin e dhjetra personave me qëllim zbardhjen e vrasjes së Sanajt.
39-vjeçari, baba i dy fëmijëve prej vitesh ka jetuar në Itali, për t’u kthyer vetëm dy vite më parë, ku prej më shumë se një viti jetonte në zonën e “Kodrës së Diellit”.
Pas kohë pas vrasjes së Sanajt, një automjet i djegur është gjetur në zonën e Qafë-Kasharit. Mjeti Benz’ me targa AA777GY, rezulton i vjedhur, çka shton dyshimet për një atentat të organizuar.
Briken Sanaj u ekzekutua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30.
I riu, i cili prej më shumë se 1 viti ishte rezident te ‘Kodra e Diellit’, njihej me emrin si Anton Gjini.
Sipas burimeve, i riu ka pasur edhe një emër tjetër. E njihnin si Skerdi, e deri para pak kohësh jetonte në Itali së bashku me gruan dhe 2 fëmijët e tij. Deri më tani, raportohet se në të shkuarën viktima ka plagosur një person, ndaj dhe sot është qëlluar për hakmarrje.
Megjithatë Policia ende nuk ka nxjerrë një version zyrtar lidhur me të shkuarën e viktimës.
j.l./ dita

AFERIM DEMUTKRACI
NA E KOSITE RININE
POLITIKE E QEVERI
JU KEMI LENE PERENDINE
Me dy emra…hem!
Cfare po ndodh ketu? Ai paska vrare 3 persona njeheresh!!!!!
kjo qe demokracia , prostitucion pa fre,ne televizione, rjete sociale, droge, vrasje nga me te pa degjuarat, korupsion pa limit, varferi ne ekstrem, te ngujuar nga gjakmarja, te vrare e zhdukur pa esap ,kjo nuk eshte demokraci po denegjerim dhe kaos ,te shkerdhefsha mu ne demokraci