Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy rrugë, një histori dhe një amanet: Maliq dhe Lelo Hadër Habilaj kthehen në Vlorë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Dy rrugë, një histori dhe një amanet: Maliq dhe Lelo Hadër Habilaj kthehen në Vlorë
Histori

Dy rrugë, një histori dhe një amanet: Maliq dhe Lelo Hadër Habilaj kthehen në Vlorë

Published: May 11, 2026
Shpërndaje

Nga Prof. As. Bernard Zotaj – Dr. Gjergji Habilaj (Nipi)

Në qytetin e Vlorës, aty ku deti puth historinë, dy rrugë të reja mbajnë tashmë emrat e dy vëllezërve dëshmorë: Maliq Hadër Habilaj dhe Lelo Hadër Habilaj.

Ky vendim i Këshillit Bashkiak të Vlorës, nuk është thjesht një procedurë administrative, por një akt i lartë mirënjohjeje që i kthen heronjtë në shtëpi, aty ku sakrifica e tyre merr kuptimin e plotë të përjetësisë.

- Publicitet -

Dashuria për Atdheun: Një trashëgimi familjare

Vëllezërit Habilaj lindën në fshatin Vajzë të Vlorës, në një familje ku atdhedashuria ishte po aq e natyrshme sa ajri që thithnin. Babai i tyre, Hadër Habilaj kishte luftuar në Luftën e Lavdishme të Vlorës në vitin 1920, duke u lënë djemve një model të lartë patriotizmi. Kur pushtuesi shkeli tokën shqiptare në vitin 1939, vëllezërit Habilaj, ndonëse pothuajse fëmijë, e kuptuan se ora e tyre e historisë kishte trokitur.

Maliq Hadër Habilaj. Luftëtari i betejave të mëdha.

Maliqi, i lindur në vitin 1924, ishte vetëm 15 vjeç kur nisi rezistencën. Nga çetat e fshatit Vajzë, ai u rreshtua në radhët e Brigadës së I-rë Sulmuese në nëntor 1943. Rrugëtimi i tij luftarak përshkoi Shqipërinë nga Jugu në Veri, në Vlorë, Korçë, Berat, Elbasan e Dibër.

Maliqi ra si trim në korrik të vitit 1944 në Fushë Alie të Peshkopisë. I rrethuar nga forcat armike, ai dhe shokët e tij, nën udhëheqjen e komisari Myslym Shyri, flijuan jetën për të siguruar tërheqjen e shtabit të batalionit, duke u bërë mburojë për lirinë.

Lelo Hadër Habilaj. Buzëqeshja që mposhti vdekjen.

Lelua ishte akoma më i ri, i lindur në vitin 1928. Shtëpia e tij u dogj nga pushtuesit, duke e lënë pa tavan, por jo pa ideale. Në moshën 16-vjeçare, ai u rreshtua në Brigadën e V-të Sulmuese. Fati e desh që rrugëtimi i tij të ngjante me atë të vëllait, si në ideal ashtu edhe në fundin tragjik.

Në gusht të vitit 1944, vetëm 15 ditë pas vëllait të tij dhe 15 kilometra larg vendit ku ra ai, Lelua u plagos në Trepçë të Peshkopisë. Dëshmitë tregojnë se ai iku nga kjo botë duke buzëqeshur, si për të treguar se për një ideal aq të madh sa liria, edhe vdekja ishte vetëm një lojë fëmijërie.

Pesë vdekje në tre muaj. Dhimbja e nënë Havasë.

Historia e tyre nuk mund të kuptohet pa nënën e tyre heroike, Havanë.

Ajo rriti katër djem pa baba, por lufta i mori tre prej tyre: Maliqin, Lelon dhe Koçiun, së bashku me nusen dhe nipin e vogël. Brenda tre muajve, kjo nënë labe përjetoi pesë humbje, një gjëmë që mbeti gjatë në kujtesën e krahinës. Megjithatë, ajo nuk bëri vaj, por u këndoi djemve si trimave.

Një mirënjohje që kapërcen dekadat.

Sot, pas 81 vitesh nga rënia e tyre, emrat e Maliq dhe Lelo Hadër Habilaj nuk pluhurosen në arkiva. Ata zbresin në rrugët e Vlorës. “Ky vendim nuk është vetëm një nder për familjen tonë, por është një shenjë e fortë se kujtesa historike dhe sakrifica e atyre që ranë për liri nuk harrohen kurrë,” shprehet nipërit dhe mbesat e tyre të cilët i  kanë  ndjekur me përkushtim jetësimin e këtij vlerësimi.

Për këtë vlerësim, familja shpreh mirënjohje të veçantë për Bashkinë Vlorë, ish-kryetarin Z. Ermal Dredha për nisjen e procesit dhe Kryetaren aktuale, Znj. Brunilda Mersini, për materializimin e këtij vendimi.

Sot, vëllezërit Habilaj prehen pranë e pranë në Varrezat e Dëshmorëve në Vlorë, buzë detit, por ne çdo sekondë takohen dhe përshëndeten me qindra udhëtar ne rrugët e Vlorës së bukur, te Vlorës qe ata ëndërruan .

Ata që dikur lanë lojërat e fëmijërisë për t’i dalë zot atdheut, tashmë kanë rrugët e tyre në qytetin që e deshën më shumë se jetën. Ëndrrat e tyre nuk vdiqën. Ato janë tashmë udhëkryqe ku e shkuara takon të ardhmen.

Lavdi Dëshmorëve të Atdheut!

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Liria says:
    May 12, 2026 at 12:51 am

    Lavdi Deshmoreve te Atdheut, p perjetshem qofte kujtimi dhe shembulli i tyre!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?