Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy turistët anglezë, në shitjen e drogës përgjatë plazhit të Dhërmiut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dy turistët anglezë, në shitjen e drogës përgjatë plazhit të Dhërmiut
AktualitetKronike

Dy turistët anglezë, në shitjen e drogës përgjatë plazhit të Dhërmiut

Published: June 4, 2023
Shpërndaje

Dy anglezë kanë rënë në prangat e policisë në Dhërmi dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shitje të drogave të forta në qytet. Sipas policisë mësohet se të rinjtë anglez shtireshin si turistë dhe shpërndanin doza të lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe ekstazi në Dhërmi, gjatë sezonit turistik. Në kuadër të aksionit të koduar “Parts 3”, është bërë i mundur arrestimi i një 27 vjeçari dhe një 33 vjeçari dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Gjithashtu në kuadër të këtij operacioni është bërë i mundur sekuestrimi i doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, gati për shitje, shuma parash në lekë, euro dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 2 peshore elektronike që shërbenin për peshimin e lëndëve narkotike në doza. “Si turistë nga Anglia në Dhërmi, por kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe ekstazi, kapen dhe vihen në pranga.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 3”, nga Seksioni i Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit anglez që shpërndanin doza të drogave të forta, në Dhërmi, gjatë sezonit turistik. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, gjithashtu shtetas anglez.

- Publicitet -

Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, gati për shitje, shuma parash në lekë, euro dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 2 peshore elektronike që shërbenin për peshimin e lëndëve narkotike në doza.

Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas të huaj që kishin ardhur prej disa ditësh si turistë në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 3”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit anglez:

-S. R., 27 vjeç dhe R. D., 33 vjeç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi anglez Ë. K., 32 vjeç. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 shtetasve të arrestuar rreth 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.

Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht 3 260 000 lekë,
12 110 euro dhe 2 060 paund.Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas që kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, para disa ditësh, bashkëpunonin me  njëri-tjetrin, për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Strukturat e Policisë në qarkun Vlorë janë të vendosura për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri, që tashmë nuk kryhet vetëm nga shtetasit shqiptarë, por dhe nga shtetas të huaj që vizitojnë vendin tonë, si dhe për të garantuar rendin, sigurinë dhe një ambient sa më të qetë gjatë sezonit turistik veror”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Naltmadhëria Juaj, zoti Rama!
  • Dëmtuan Komisariatin Nr. 3, vihet në pranga një protestues. Shpallen në kërkim 4 të tjerë
  • Anija cisternë goditet nga një predhë pranë Ngushticës së Hormuzit, përfshihet nga flakët
  • Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati Ndreca: Vendim antikushtetues, do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese
  • EMRAT: Pastruan 30 milionë euro në Shqipëri, SPAK dërgon në gjyq katër të pandehur

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re
  2. Aldrin on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  3. xxx on Vlora dhe hebreja Ana Kohen
  4. Aldrin on “Jam gangster i gangsterëve, ta mbyll gojën me ngjitëse”! Aktivisti denoncon dhunë nga person civil brenda makinës së policisë
  5. demo on Xhafaj, KLP-së në Komision: Jeni hallka më e dobët e drejtësisë së re

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?