Dy vite pas ndarjes nga jeta të akademikut Moikom Zeqo, bota e artit, medias dhe kulturës kujton veprën e tij.
Akademia Shqiptare e Arteve dhe Shkencave, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe gazetën DITA, ku Moikomi publikonte punën e tij, mbajnë një takim të mërkurën më 15 qershor, ora 10:00.
Takimi do të mbahet në sallën UNESCO, të Muzeut Historik Kombëtar.
Në takim do të mbajnë kumtesa, miqtë dhe kolegët e tij të Kolegjiumit të gazetës DITA, diplomati Fatos Tarifa, historiani Pëllumb Xhufi, profesor Ksenofon Krisafi dhe të tjerë.
Më poshtë, programi i këtij takimi.
Moikom Zeqo, personalitet i kulturës dhe letrave shqipe, historian, filozof, arkeolog dhe publicist, u nda nga jeta në 15 qershor 2020.
PJESË NGA PROGRAMI:
-Fatos TARIFA/ Moikomi, një personalitet i kulturës shqiptare si asnjë tjetër
-Pëllumb XHUFI/ Moikomi në labirintet e historisë
-Ksenofon KRISAFI/ Moikomi për historinë e shtetit dhe së drejtës shqiptare
-Fatmir MINGULI/ Ekzistencializmi në poezinë dhe në prozën e Moikomit
-Dorian KOÇI/ Moikomi, arkeologu i dijes filozofike
-Enver KUSHI/ Letrat e Moikomit, si kronika të kohës dhe njerëzorja në to