Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
Politike

Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro

Published: July 20, 2026
Shpërndaje

Standardi i jetesës në Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm që nga rënia e komunizmit.

Kështu thotë zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliu, teksa e bazoi këtë argument me rritjen e pagave dhe të ardhurave për frymë.

“Që nga dita e rënies së komunizmit, çdo shqiptar ka jetuar më mirë se ç’ kanë jetuar më përpara. Shumë më mirë se ç kanë jetuar patjetër, progresi është i mirë.

- Publicitet -

Duhet të shohim të ardhurat për frymë janë rritur, pagat janë rritur”, tha ai në A2 CNN.

Ai foli edhe për debatin e momentit, pse është forcuar leku dhe është dobësuar euro.

“Duhet të theksojmë që kur flasim për politikën monetare, flasim për një nga gjërat më të komplikuara të ekonomisë, llogaritë për të cilën nuk bëhen as me laps me letër, as me gishta, po bëhen me modele makroekonomike, ku kryqëzohen një sërë faktorësh të ekonomisë dhe ku shkencëtarë të ekonomisë punojnë për të bërë projeksione nga njëra anë, por edhe për të llogaritur efektet nga ana tjetër.

Pra, euro dhe leku janë dy mallra që shkëmbehen me njëri-tjetrin. Nëse ka shumë euro, vlera e euros bie. Nëse ka shumë gazetarë që janë në tregun e punës, paga e gazetarëve bie. Nëse ka pak gazetarë në tregun e punës, paga e tyre rritet.

E njëjta gjë ka ndodhur me euron.

Besueshmëria e ekonomisë shqiptare është rritur. “Rating” i Standard and Poors dhe i gjithë të tjerëve, të cilët e kanë rejtuar le të themi borxhin e Shqipërisë më lart krahasimisht me pesë apo 10 milionë dhe kjo ka bërë që të shtohen edhe depozitat në lekë, edhe kursimet në lekë, edhe investimet në lekë, duke rritur kërkesën për lekun, çka ka shkaktuar dhe mbiçmimin e tij”, tha Musabelliu.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
21 Comments
  • Vlora 97 says:
    July 20, 2026 at 10:52 pm

    Mesuam dhe emrin e zv.ministrit
    Droga o tullac droga

    Reply
  • Dursakja says:
    July 21, 2026 at 3:31 am

    Si mund ta krahasosh Shqipërinë me socializmin (sidomos në vitet ’80_’90
    kur kishte vetëm buk dhe tollona.
    Turp _turp për këto krahasime absurde,
    ka vite, ka35 vite që popullsinë shqiptare po e mban emigracioni, ndërsa qeveritë i thurin lavde vetes.
    Shumica e ligjeve gjatë këtyre viteve i kanë shërbyer interesave të pushtetarëve dhe jo zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, pasiguria e jetës nga të gjitha drejtimet është rritur
    dita_ditës, kjo nuk ka nevojë të shpjegohet por shqiptarët e kanë realitetin e tyre të përditshëm, dielli nuk mbulohet me shoshë.
    Shtatori do të jetë muaji i protestave në të gjithë qytetet e Shqipërisë, situata do të jetë e paparashikuar, protestat do të bëhen masive, sepse realiteti tashmë është i frikshëm ndërsa pushtetarëve i janë errësuar sytë e mëndjes.
    Skandalet e pushtetit nuk kanë të sosur, thika ka arritur në kockë, ky është realiteti i pa ekzaxhiruar, ai flet vet, pakica nuk dinë sa kanë, ku i kanë, të tjerët nuk kanë çfarë të hanë.
    Kjo është demokracia, kështu shkohet në mirëqënie shoqërore apo është metoda enveriste, krahasimi me vitin1938.
    Rroftë Shqipëria, rroftë rinia shqiptare!

    Reply
  • Dursakja says:
    July 21, 2026 at 3:32 am

    Postoni komentin tim!

    Reply
  • Dursakja says:
    July 21, 2026 at 3:34 am

    Pushtetarë i thërrisni mendjes sa nuk është vonë!

    Reply
  • Mali says:
    July 21, 2026 at 6:35 am

    Normal Normal ✋

    Reply
  • Anonymous says:
    July 21, 2026 at 9:37 am

    Ky gjoja politikan eshte thjesht nje injorant me shume ne qeveri. Krahasimet e tij me vitet e komunizmit me kujtojne krahasimet qe beheshin ne ato vite me periudhen para pushtimit italian, pikerisht me vitin 1938.
    Harron zv/ministri qe kane kaluar 36 vite, qe shumica e familjeve ne fshatra e provinca mbijetojne fale parave nga emigracioni dhe se rrogat e pensionet, pervec atyre te “kuadrove socialiste” ne administrate, nuk dalin per te mbyllur muajin.
    Ky lloj politikani eshte deshmi e mjerimit intelektual te qeverise dhe nje satire e bukur per pankartat ne protesten gati dymujore.

    Reply
  • Namik Mehmeti says:
    July 21, 2026 at 10:39 am

    Jetojme ma mire se ne kohen e diktatures,por jo ma mire se ne kohen e Monarkise ZOGISTE.

    Reply
  • capi says:
    July 21, 2026 at 12:11 pm

    Po me mire krahasohe me 1938 sic bente xhaxhi ne cdo kongres. Do e shikosh qe arritjet jane shume here me te larta.

    Ka rene vlera euros. Perse? Forcimi i ekonomise dhe turizmi do te thote piktori qe studion financat per hobi ne kohen e lire.

    Por me qe je i kesaj fushe, cfare ndikimi ka mbivleresimi i lekut ne eksport, turizem (forme eksporti) apo ne interat e kredive ne lek?

    Reply
  • xxx says:
    July 21, 2026 at 1:03 pm

    Sa e keni cuar borxhin mer PiSa
    Qe ia keni shitur cifutit …

    Na llogarisni pak sa te vdekur nga vrasjet emigrimi e mungesa e shendetsise, pas renies komunizmes, mer ballistat e Edvinit.
    Llogarisni te burgosurit shqipare ne burgje jashte e brenda vendit mer kryekriminelat me pushtet

    Reply
  • Bernd says:
    July 21, 2026 at 4:11 pm

    Cfarë krahasimi delirantësh! Sistemi socialist dhe pse në kohën më të keqe të tij, krize ushqente 3,7 milion njerez dhe pse me tollona! Sot ke vetëm 2 milion njerez në shqipëri se 2,5 milion janë jashtë dhe ushqejnë pjesën e mbetur në shqipëri! Imagjinoni sikur mos të kishte emigracion në shqiperi do vdisnin urie 1 milion njerëz! Kështu bëhet llogaria se mjaft mashtruat tërë kohës!

    Reply
  • myslzmanizmi mallkim i shqiperis,ortodoksizmi vari i shqiptaris says:
    July 21, 2026 at 7:26 pm

    XXX,ballistat ishin ajka e kombit,njerezit dhe fiset baze e kombit shqiptar.Pse nuk kishte me ballin nga pakicat kombetare?Pse per Partine Komuniste baza ishin grekerit ,maqedonsit,vllehet,serbomalazezet dhe harbuteria shqiptare? Pse sot mbi 80%e ish komunistave jane deklaruar me kombesi jo shqiptare dhe ish ballista mund te jene deklaruar vetem 001% me kombesi jo shqiptare?

    Reply
    • Aldrin says:
      July 22, 2026 at 1:32 pm

      Ik mer plere, mos e krahaso veten me komunistet.
      Komunizmin e mbeshteti gjithe populli shqiptar, ndaj ha mut Berisha me kasten Balliste qe e mbeshtet.
      Ska per ta marre kurre voten, se nuk e do populli i majte shqiptar.
      Ndaj rron dhe Rama, se e mban e majta qe e ka varur veten te ballistet e rinj. Ndaj vuan ky vend,
      Nga ballistizimi i PiSave te Ramutit
      Eshte mjeti me i mire per te vjedhur

      Reply
  • chp says:
    July 22, 2026 at 1:39 am

    Zoti zëvendësminister Musabelliu po tregohet se i perket kavieve antikamuniste dhe të detyron ta urresh per gafat që bën.
    –
    Përsa i përket standardit të jetesës në kohën e socjalizmit 1945-1990 ( qe gabimisht dhe kriminalisht e quajne koha e kamunizmit) brezi i sotem i 30-40 vjecarëve si Musabellinjtë e Ramës duhet të mesojne se ne ate periudhe pati nje diagrame te tille………………… qe ne vitet 1945-1955 ishte kohe krize jo vetem ne Shqiperi per pasoje e L2B..pati nje permirsim gradual 1955-1975 dhe ne periudhen 1975-1990 u vu re nje pikiade e frikeshme deri sa erdhen dhjetoristet e dhjere te dhjetorit pjesa me e madhe e te cileve ishin nga familje kamuniste…Musabellinjtë e Ramës dhe shumica e Flamingasheve dhe Shpend Gasheve te Berishes nuk e dine se le te marrim vitet 1970-1972 qe ishin ne nje fare menyre GOLDEN TIME per standartin e Shqiperise…….Pse keto Musabellinj duhet te marrin si shembull standartin e jeteses ne vitet e trisketimit te 50-ës apo vitet 1985-1990 kur ekonomia shqiptare ishte ne kolaps
    –
    Vitet 1992-2026 qofte nga dinjiteti kombetar qofte nga ekonomia do ti quaja periudha me zeze e historise se Shqiperise…qe per aresye kohe dhe etike nuk do ti argumentoj ne kete koment…Po marr vetem nje argumentim ( nga dhjetra te tille) per te vertetuar cfare kam thene me siper…
    –
    Eshtë qeveria më me fat në botë ( e Ramë Berishajve) që ka gjysmen e fuqise puntore dhe intelektuale jashte vendit prurjet monetare te te cileve janë shifra te pabesueshme qe e mbajnë gjallë atë vend.( llogaris dhe kohen e qendrimit te tyre si turista)
    ..sepse Shqiperia e Ramë Berishajve është vëndi i vetëm në Ballkan qe nuk prodhon asgjë…
    –
    Musabellinjtë e Rom B’rishës
    Lozin dhe kuvendojnë
    Pika që nuk ju bie
    Se nga emigracioni rrojnë.
    Turp !

    Reply
    • ¿? says:
      July 22, 2026 at 4:01 pm

      Ky Musabelliu eshte koqe kandari, po kur del nje tjeter koqe kandari, dmth chp i njohur edhe si yçi me nente , ta kritikoje kete tjetrin behet fare katrahure. Jo per gje po sado mut te jete tashti, dhe eshte mut, prape se prape eshte shume me mire se ne kohen e Enver Bastardit. Ky eshte fakt. Tashti eshte me mire se sjellin para emigrantet, apo per arsye te tjera, nuk po zgjatem ne kete koment, midis te tjerave edhe per arsye ETIKE ( po tall pak menderen me etiken e ketij Kripto_Enveristit te flaket, qe megjithae i vjen turp ta pranoje qe eshte Enverist). Eshte e vertet qe Shqiperia nuk prodhon me as çadra Gjirokastre, po sidomos furnella me vajguri qe ne vitet 1970 – 1972 ishin kulmi i perparimit socialist, sidomos kur hapje nje zgafelle ne murin e halese per te zjere fasulet ne to. Prandaj ti o Enveristi i dhjere qe te duket se ke bere nje zbulim te madh me antikAmunizmin tat, mos ha kot ate gjene qe nuk thuhet se je komplet gabim. Ta kam thene e po ta perseris, sot ka mut sa te duash se nuk kemi arritur te pastrojme mutin qe na la komandanti trashegim, perfshire edhe koqet e kandarit si puna jote.

      Reply
  • Dajti says:
    July 22, 2026 at 1:03 pm

    Ky eshte debil i lindur. Zgjedhjet e Rames jane te gjitha deshtime. Ai zgjedh vetem eunuke, bythelepirsa, injorante!

    Reply
  • Aldrin says:
    July 22, 2026 at 1:35 pm

    Me keto projeksionet makroekonomike te thajne piten per te vjedhur keta.
    E mat ekonomine e sotme me sistemin e djeshem.
    Ca do beje ti mor PiS, po te ishe nje mesues i thjeshte.
    Se, qe e ke doren ne Tepsi, kjo eshte e qarte.
    Rron mire ti dhe pellgu i plerave te Politikes, dhe kujton se rron ashtu dhe populli shqiptar.
    te mos iknin shqiptaret, atehere do flisnim ndryshe
    Te shikoje me cfare monedhe do e krasoje euron.
    Cudi ky krahasim. Ku ka shume thote, bie.
    Po Leku eshte pak apo shume?
    Ca ka me shume leke, apo euro?
    Pse nuk ka leke po ka euro?
    Cila eshte njesia matese e ekonomise shqiptare? Gazetaret?

    Reply
  • M Hati. says:
    July 22, 2026 at 4:36 pm

    Nji mut jeni ma mire ne te ushqyer se ne monizem.Mungese garancie ne cilesin e produkteve.Djathe me nisheste,qumesht me shurre bagetiet.Mishi dhe produktet e tije aspak ne nivel organike.Bota perendimore iu kane blloku me raste produktet bujqesore aspak me cilesi ushqyese me kontrollin aty ne vend organoleptike dhe me kontrollin laboratorike.
    Kontrolli final.Ne monizem kuptohesh duke kaluar rruges,prane shtepiave cfare gatuhesh ne kushina,apartamente.Tashti fute koken brenda vegshit dhe nuk kupton cfare gatuhet.

    Reply
    • Xoni says:
      July 22, 2026 at 8:54 pm

      Dy gjona per ty Zotni Hati, e para athere qi thu tina ene uria ishte organike, ene qumshti ishte organik po per me mor nji liter duhesh me bo harom gjumin, e dyta kuptojshe i mut çër po gatuhej naper guzhina se shume rrall kisht noi gjo me gatu, pranej kot e ha organoleptike ne me laboratorike

      Reply
  • chp says:
    July 22, 2026 at 8:42 pm

    Kur flasim për STANDART JETESE në Shqipëri keto Musabellinjtë e Ramës dhe B’rishës duhet të kenë kujdes kur krahësojne kohën e socjalizmit me kete DEMONKRATUREN e sotme se brezi i vjeter i mban mend ato kohë.Bej pjese te ata shqiptare qe mendojne se periudha 1945-1990 nuk meriton medalje nderi..por as te shumzohet me zero cdo gje sepse ka patur disa arritje te medha qe dhe vende te industrializuara kane dashur dekada per realizimin e tyre.
    _
    Kam marr pjese ne aksionin per elektrifikimin e vendit ne vitet 70′ dhe besoj qe brezi i ri i patatinave dhe flamingove nuk e dine se ne ato vite perdorej me shume nga gjysma e popullsise pisha,bishtuku dhe kandili perfshire dhe katundin Viqidol te Sali Arushes Zgjebosur….Pra ne ate kohe standarti jeteses kaloi nga mesjeta e herëshme në një standart te pranueshëm per kohën ..
    –
    Sepse mbas shume shekujve errësirë me një punë titane u arrit që në 1970, te perfundonte elektrifikimi i gjithë Shqipërisë.Dhe sot pas gjysem shekulli askush nuk thotë asgjë. Pasi politika parazitare dhe kriminale e Musabellinjtë te Ramës dhe B’rishës jane njëkohësisht është shkruese e përkohëshmë e historisë së shkuar ka mohuar dhe politizuar ekstremisht cdo gjë të së kaluarës deri dhe poshtrim te punes kolosale te brezave atehere ne ate kohe…etj etj
    Jepini Cezarit ate qe i takon atij !

    Reply
    • Vlora 97 says:
      July 22, 2026 at 8:55 pm

      Ngatarron Musain me Hasanin ti o profesor

      Ngaqë je shumë i informuar ndaj

      Reply
    • ¿? says:
      July 22, 2026 at 11:07 pm

      Ja edhe perpjekjet e Enveristit elektrifikues chp, i njohur me shume si Yçi me nëntë. Elektrifikimin nuk e beri Enveri or teveqel, Enveri futi ne pune sklleverish miletin qe t’u mbushte edhe mendjen se po bente gjera te medha. Sklleverit ndertonin edhe piramidat po meritat i merrnin Faraonet. Po ti paske punuar ne elektrifikim e te paska hyre aq thelle atehere sa akoma nuk te del dot. Po a te kujtohet ty sa duroi ai elektrifikimi i sklleverve sa filluan te gatuajne me korent qe e harronin vajgurin?

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Personazhi pas kapelës së kuqe: Kush është 87-vjeçari që bleu Ferrari-n e parë elektrik për… 40 milionë dollarë
  • Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, komandohet drejtori i ri i Përgjithshëm i Zjarrëfikësve
  • Aksident në Unazën e Madhe, përmbyset automjeti bashkë me një fadromë, një i plagosur
  • FOTO: Betonizimi masiv prek edhe Radhimën, miratohet leje për kullë 17-katëshe në vijën bregdetare

Komentet e Fundit

  1. Pizeveng on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. K R on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  3. leu on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  4. demo on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale
  5. 1thundrak on Hulumtuesi amerikan zbulon se bot-i antikorrupsion “Diella” është thjesht një guaskë e zbrazët dixhitale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?