Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dyshime në Hungari për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit nga Moska, për të ndihmuar Orban në zgjedhje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dyshime në Hungari për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit nga Moska, për të ndihmuar Orban në zgjedhje
AktualitetBote

Dyshime në Hungari për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit nga Moska, për të ndihmuar Orban në zgjedhje

Published: April 7, 2026
Shpërndaje

Një javë para votimit vendimtar në Hungari mund të ketë ardhur false flag që shumë e prisnin. Një lajm, pra, i montuar me qëllim për të ndikuar votën dhe për të ngritur autokratin hungarez Viktor Orban në sondazhe, të cilat e japin rreth 15 pikë pas rivalit Peter Magyar.

Policia serbe do të kishte gjetur “dy pako të mëdha eksplozivësh me detonatorë” në komunën e Kanjiza, në Serbi, pra “disa qindra metra larg gazsjellësit” Turkstream që transporton gaz nga Turqia përmes Serbisë në Hungari, njoftoi dje Aleksandar Vucic. Lajmi i supozuar, i komunikuar nga kryeministri filorus serb, erdhi pasi Orban kishte bërë të ditur se një atentat ishte parandaluar ndaj një “infrastrukture kritike” që lidhte dy vendet. Aq sa hungarezët mblodhën dje pasdite Këshillin e Sigurisë. Kryeministri më pas tha se “një hetim është në zhvillim” dhe pas fushatës së ashpër të Orban kundër Ukrainës, mund të imagjinohet cili do të ishte rezultati “i hetimit”.

Dyshimet për një sabotim të rremë të ideuar nga Moska

- Publicitet -

Komentimi në X i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm polak Radoslaw Sikorski përmbledh reagimin e pjesës tjetër të Evropës: “Një kohë e përshtatshme dhe e dyshimtë”. Siç kujtoi dje gazetari investigativ Szabolcs Panyi, “ajo që të gjithë kishim frikë po ndodh: eksperti i Rusisë Andras Racs kishte shkruar tre ditë më parë se do të kishte një false flag në Serbi mbi gazsjellësin”. Gazetarë të ndryshëm hungarezë, përfshirë Panyi, kanë paralajmëruar javët e fundit se Kremlini do të ndërtonte një lajm të rremë për të ndikuar tek opinioni i hungarezëve, duke ushqyer një klimë të dhunshme, filoruse dhe anti-ukrainase që ka karakterizuar të gjithë fushatën e Orbán. Kryeministri vizitoi dje pjesën hungareze të gazsjellësit pas tentativës së supozuar për sabotim dhe lëshoi alarmin: “Jemi në gjendje alarmi maksimal, nëse ky gazsjellës bllokohet, ndalet ekonomia hungareze”.

“Shërbimet e Moskës kanë sugjeruar inskenimin e një atentati të rremë ndaj kryeministrit”

Washington Post ka zbuluar dy javë më parë se shërbimet sekrete të Vladimir Putinit do t’u kishin sugjeruar hungarezëve madje të inskenonin një atentat të rremë kundër Orbán për ta rikthyer në garë kundër Peter Magyar. Sipas Szabolcs Panyi, mbi valën e alarmit të supozuar për bombë në gazsjellësin Turkstream, kryeministri hungarez “mund të shpallë gjendjen e emergjencës, duke ndikuar ndjeshëm fushatën zgjedhore, që po e humb dhe duke minuar potencialisht organizimin e zgjedhjeve të 12 prillit”. Edhe rivali i autokratit dhe favorit në sondazhe, Peter Magyar, ka denoncuar false flag që mund të jetë ndërtuar nga Kremlini dhe dy qeveritë më të prira ndaj Putinit, Hungaria dhe Serbia, për të shpëtuar Orbán. Ai i ka bërë thirrje kryeministrit të “ndalojë së përhapuri panik dhe duke shkaktuar konfuzion, siç është planifikuar nga këshilltarët e tij rusë”. / La Repubblica

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • Remo says:
    April 7, 2026 at 1:16 pm

    Perpara Viktor Orban, kunder koleres islamike ne Europe!

    Reply
  • huka says:
    April 10, 2026 at 1:29 pm

    Si lajmi per gazsjellsin Nordstreem qe minuan rueset? Ai qe pjerdh nje here do pjerdhe gjithmone. Ruajeni se gati eshte Zelua….

    Reply
  • Artan says:
    April 10, 2026 at 11:25 pm

    Petpara Orban,putana e Putanes ne Evrope,si edhe Rwmo.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • ‘Tak-tak! Hape derën se jam SPAK!’ Pankarta në ditën e 18-të të protestës
  • ‘Jemi protestuese strategjike’, tufa e dhive i bashkohet tubimit para kryeministrisë
  • 18 qershor 2026

Komentet e Fundit

  1. demo on Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  2. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. demo on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  4. demo on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Koçeku nuk permbush kushtet e sektit on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?