12 ditë pasi SPAK sekuestroi një tjetër vilë të fshehur në Palasë të Belinda Ballukut, ish-futbollisti i kombëtares Igli Tare është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme bashkë me avokatin e tij.
Kjo është vila e dytë që iu sekuestrua Ballukut, të cilat SPAK dyshon se i kishte fshehur në emër të Tares. Ai po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për pastrim parash.
Vila e dytë e sekuestruar me urdhër të SPAK ndodhet në Palasë. Ajo ka një sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë, dy kate me sipërfaqe totale 271,2 metra katrorë dhe dy garazhe, përkatësisht 20 dhe 40 metra katrorë. Sipas Prokurorisë së Posaçme, vila dyshohet se është përfituar në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Alko Impex General Construction”, e cila u shpall fituese, së bashku me një kompani tjetër, në tenderin prej afro 30 milionë eurosh (me TVSH) për lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës.
Më herët, SPAK kishte sekuestruar një tjetër vilë në bregdetin e jugut, në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, gjithashtu të regjistruar në emër të Igli Tares. Prokuroria e Posaçme dyshon se Balluku e ka përfituar këtë pronë si ryshfet në këmbim të favorizimit të kompanisë së ndërtimit “Eurocol” në dy tenderë për rikonstruksionin e godinës së Albcontrol-it, me vlerë mbi 1 milion euro, në kohën kur ajo drejtonte institucionin.
j.l./ dita

Pse nuk arrestohet nese ka shkelur ligjiet ky futbollisti? I sekuestrohen vilat dhe eshte i lire?!
Sepse keta njihen qe ne 1988.Kane pasur hyrje dalje familjare.
SPAKU te beje nje investigim me Italine te shikojne ku u beri parane ky ish futbollisti se ka qene medioker.
Pergjigje per ty qe je inteligjen… Vetem 15 vjet drejtor tek Laci ka pase rrogen 1 miljon neto ne vjete… Ka lujt futboll ne Gjermani: (Karlsruhe, Kaiserslautern, Dusseldorf) Ne Itali : (Breshia, Bologna, Lazio), Bani llogarite me kalkolatrice se zysha e matematikes te ka deke me koe
Baxhellat bythqirat spiunat dhe vrasesit e shtetit nuk bejne burg.
Ktit kokuqit i bën nderin dhe e bënë komentues futbolli ke Top Channel a thu se skishte hajduta të tjerë më t‘papasur në Shqipni
Kane hyrje dalje familjare.
Kush do t’u pergjigjet pyetjeve te Dekarit,qe eshte edhe ekspert futbolli. Une them qe Top Channel (apo Kryekanali ne shqipe) te marre Dekarin e jo Tarin si analist sportiv.
Igli futbollist i mire? Ku e bazon kete statistik?
Ne nje shtet normal ajo Bela do ishte prej kohe ne burg per ate fature qindra milione Euro te firuara neper kudo ku ka hedhur firme, kurse ky Tare sapo i arrestuar per pastrim parash.
C’fare eshte ky shfajesim “…ata njihen, kane hyrje dalje familjare..”?
Edhe c’dokush qytetar ka hyrje dalje me deputete a ministra por ama jo tapi te vilave te tyre!
Lerini more keto perralla, mos i mbroni keta dy palaco, ate te paren qe vodhi sa plasi ne qeveri e kete te dytin qe pranon tja fshehe vjedhjet nen em,er te tij.
Kur paska me letra dhe Igli 2 vila te Beles…Do dal edhe une njehere nga hipoteka te shoh mos kam ndonje vile te Beles ne pronesi!