SPAK ka tërhequr kërkesën për gjykim për dosjen e Erjon Alibejn, i akuzuar si porositës i vrasjes së Emiliano Ramazanit dhe Regis Runajt duke kërkuar më shumë kohë për hetimet.
Vendimi i SPAK erdhi pas administrimit të dëshmisë së të penduarit Nuredin Dumani, thëniet e të cilit binin në kundërshtim me ato të të penduarit të dosjes së Alibeajt, Euglen Halilajt.
Prokurori i çështjes Behar Dibra, në seancën e kësaj të marte, i kërkoi gjykatës, që të tërhiqte dosjen hetimore vetëm për Alibejn.
Sipas tij, ky i pandehur po hetohet edhe për disa vrasje të tjera, që janë të lidhura zinxhir me ekzekutimin e Ramazanit dhe Runajt.
Përveç Alibejt, për këtë çështje po gjykohen edhe Euglen Halili e Xhuliano Hoxha.
Dy ngjarjet për të cilat akuzohen, kanë ndodhur të dyja në vitin 2020 dhe po hetohen të veçuara në Elbasan.
Bazuar në deklarimet e mëparshme të të penduarit të drejtësisë, Euglen Halili, dhe provave të tjera, prokuroria besonte se porositës dhe organizatori dy krimeve, ishte Erion Alibej, pas dyshimeve se ata ishin përfshirë në vrasjen e vëllait dhe xhaxhait të tij në ngjarjen e njohur si “masakra e Bradasheshit”.
Emri i Erjon Alibej, nuk ka dalë vetëm në dëshminë e Euglent Halilit, por dhe tek dëshmia e Nuredin Dumanit, i cili tregon për një takim mes tij, Alibej dhe kunatit të këtij të fundit Arjan Spahiu.
Alibej akuzohet si porositësi i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe mikut të tij Regis Runajt në korrik të vitit 2020 në Elbasan, me dyshimin se kanë bashkëpunuar me persona të tjerë për vrajen e vëllait të tij, Indrit Alibej.
Në lidhje me këto krime, policia arrestoi fillimisht në atë kohë Xhuljano Hoxhën dhe Eugen Halilin, si ekzekutorët e Ramazanit dhe Runajt në 20 dhe 27 korrik 2020.
Ndërsa në shtator 2020, Policia e Elbasanit deklaroi se porositës i dy vrasjeve ishte Erjon Alibej. I njohur edhe me emrin Andrea, ai u arrestua më 18 shtator me akuzën vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim.
Erjon Alibej është vëllai i Indrit Alibejt, të ekzekutuar në Elbasan në dhjetor të 2018-ës. Seriali i ngjarjeve dyshohet të ketë ndodhur për prishjen e pazareve të drogës.
Regis Runaj u gjet i masakruar me thikë pranë varrezave të Elbasanit, mbrëmjen e 29 korrikut 2020.
Regis Runaj dhe Emiljano Ramazani ishin miq të ngushtë me njëri-tjetrin, ndërsa u vranë njëri-pas tjetrit brenda 9 ditësh në Elbasan.
a.m/dita

Shkrim shume i dobet, pereseriten gjerat nga 3-4 here.
Ne e dime qe kudo behet “Copy” and “Paste”, por kjo qenka dobet fare.