Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dyshohet se u vra me urdhër të “Zotit të drogës” Demçe, telefonata e fundit me gruan e narkotrafikantit italian: Amanet fëmijën!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dyshohet se u vra me urdhër të “Zotit të drogës” Demçe, telefonata e fundit me gruan e narkotrafikantit italian: Amanet fëmijën!
AktualitetKronike

Dyshohet se u vra me urdhër të “Zotit të drogës” Demçe, telefonata e fundit me gruan e narkotrafikantit italian: Amanet fëmijën!

Published: March 20, 2023
Shpërndaje

Hetimet për dy nga kartelet shqipfolëse të krimit dhe drogës në Itali, ku të implikuar janë dhe vendas, kanë nxjerrë në pah detaje të reja nga dosja e bujshme, me sagë të përgjakshme dhe shumë viktima. Një telefonatë para se të vdiste, zbulon vdekjen e narkotrafikantit italian të drogës, Francesco Vitale, i cili u gjet i pajetë në rrethana të dyshimta, mëngjesin e 22 shkurtit.

Mediat italiane kanë publikuar bisedën e tij të fundit përpara se të gjendej i vdekur, ku mësohet se bisedoi me bashkëshorten mbrëmjen e datës 21 shkurtit. Ai i ka lënë fëmijën amanet së shoqes, duke nxitur dyshimet tek autoritetet italiane, se dikush e ka shtyrë nga ballkoni. Vitale u rrëzua nga kati i pestë i një pallati, në rrugën Pescaglia alla Magliana, në qytetin e Romës.

“Dashuria ime, gjithçka ka marrë fund. Kujdesu për veten dhe për fëmijën tonë”, i tha Vitale gruas së tij në telefon.
Karabinierët dyshojnë se Vitale është shtyrë nga dritarja, ose është hedhur vetë për t’i shpëtuar rrëmbyesve që e torturuan për më shumë se dymbëdhjetë orë. Rrëmbimi i tij, sipas hetimeve, është kryer për një borxh ende të pashlyer, që kapte shifrën 500 mijë euro që u kishte grupeve kriminale. Borxhi mendohej të jetë një ngarkesë kokaine, e papaguar. Vdekja e Vitales është plot mister, raportojnë mediat vendase, pasi rrëmbyesit kontaktuan familjen e tij edhe pas vdekjes, duke i kërkuar shlyerjen e borxhit dhe shpërblimin për lirimin e tij.

- Publicitet -

Një ditë para se të vdiste, Vitale kishte shkuar nga Bari në Romë me të fejuarën e tij, për të takuar personat të cilëve u detyrohej për borxhin. Megjithatë, takimi u kthye në një rrëmbim, duke e dërguar në banesën ku ai u gjet i vdekur. Pista e hetimeve kanë përmendur disa persona të dyshuar për krimin, por gjithsesi dyshimet janë për Elvis Demçen. Mediat italiane shkruajnë se pas vrasjes mund të fshihet krimineli shqiptar. Kujtojmë se Demçe aktualisht ndodhet në burg për një sërë veprash penale dhe njihej si “Zot i trafikut të drogës” dhe veprimtarive të tjera kriminale në Romë.

Mediat italiane i kanë bërë jehonë aktivitetit kriminal të Elvis Demçes në Romë. Përmes një artikulli me titull; “Droga, mbledhja e borxheve, egërsia. Kështu bota e krimit shqiptar hëngri Romën”, “La Republica” shkruante disa muaj më parë historinë e bandave kriminale të Romës, që mbushën me drogë kryeqytetin italian. Grupi i shqiptarëve, drejtuesit e bandës Arben Zogu, Dorian Petoku dhe Elvis Demçe, evidentohen si sigurues të vendi të rëndësishëm në tavolinën e mafias italine.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim i fuqishëm në një apartament në Elbasan, një viktimë dhe disa të dëmtuar
  • Gazetari i njohur: Toni Gogu i doli garant Ramës për dorëzimin e bashkisë nga Veliaj në këmbim të kandidimit të tij për Tiranën
  • Tragjike në Bulqizë, 29-vjeçari vritet me çifte gjatë gjuetisë
  • Shtyhet Panairi i Librit në Tiranë, zbulohen datat kur do të mbahet
  • Progres-Raporti 2026, Komisioni Europian vë Shqipërinë përballë kritikave

Komentet e Fundit

  1. Otto on Marta Kos: Mali i Zi, në BE në 2028. Çfarë thotë për Shqipërinë
  2. Dudumi on Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit
  3. Zgjohuni or mij kenetash. on Dy botë në një shesh
  4. Patriot on Një ndëshkim historik dhe mësimet që dalin prej tij: Çfarë pritet të ndodhë tani në SHBA
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?