Gazetari Mero Baze, i është përgjigjur Sali Berishës, pasi ky i fundit, në një takim elektoral në Këlcyrë, ka thënë se Mero Baze po privatizon ujin e Mezhgoranit.
Baze, dikur nga njerëzit më të afërt të Berishës, i ka kujtuar atij se ka 33 vjet që nuk shkel në Tropojë për shkak të një inçesti dhe vrasjeve që ka shkaktuar.
Postimi i Mero Bazes:
“Një përgjigje për njeriun që ka makth nga vendlindja e tij:
Këta njerëzit që shoqërojnë Saliun në Jug, është mirë t’i sqarojnë gjeografinë kur e shoqërojnë. Ja ç’paska bërë sot: Ka sulmuar kandidatin e PS në Këlcyrë, duke më “akuzuar” mua se dua t’i marrë ujin Mezhgoranit?!
Këlcyra është Bashki më vete, dhe i takon ish Rrethit të Përmetit, Mezhgorani është fshat i Tepelenës, ndërsa vendlindja ime është në Peshtan.
Të vetmin kandidat që kam të afërt në Këlcyrë, është ai i Saliut, pasi fëmijët e tij janë nipa e mbesa të mij. Meqë Saliu mendon se po u identifikua me mua, humbet, shpresoj të jetë ashtu.
Nuk kam ndonjë biznes, as fantazmë, as real, në vendlindjen time, përveç shtëpisë sime. Nuk më ndalon njeri të bëj biznes po të dua, por nuk kam ndërmend.
I vetmi makth i Saliut është fakti që nuk shkon dot në vendlindjen e tij. Madje as kur ka pasur nënën gjallë.
Atëherë nuk shkonte dot për shkak historive të inçestit, tani nuk shkon dot se ka 72 varre që e presin, që i ka hapur me vrasësit me pagesë në Tropojë duke shfarosur vendlindjen e tij.
Ndryshe prej tij unë shkoj çdo fundjavë në shtëpinë ku kam lindur dhe ndihmoj sa mundem njerëzit në gjithë zonën.
Kjo është diferenca mes njerëzve që e ndërtojnë jetën mbi inçeste, vrasje dhe hakmarrje në vendlindje, për shkak të inferioritetit të tyre dhe të tjerëve që e ndërtojnë mbi dashurinë për vendlindjen”.
Baze e ka përmendur edhe më parë historinë e një incesti.
Në qershor 2016 gjatë një replike të ashpër lidhur me akuzat e Berishës se ministri Tahiri ishte përgjuar në skena seksuale në zyrë, Baze shkruante se “fëmijëria e tij e hidhur, ka po ashtu një rast përgjimi dhe dëshmie incesti pas frëngjisë së kullës, që e ka bërë atë t’i rrijë larg asaj kulle dhe prindërve të tij, që nga vitet ‘60. Dhe vesi del bashkë me shpirtin”.
“Kompleksi i Berishës për të përgjuar kundërshtarët është epik. Prej vitit 1992, ai ka qenë dhe investimi i tij kryesor ndaj kundërshtarëve politikë, çfarë ka kulmuar në vitin 2011 deri në vitin 2013, ku na ka përgjuar dhe sa herë kemi shkuar në tualet. Fëmijëria e tij e hidhur, ka po ashtu një rast përgjimi dhe dëshmie incesti pas frëngjisë së kullës, që e ka bërë atë t’i rrijë larg asaj kulle dhe prindërve të tij, që nga vitet ‘60. Dhe vesi del bashkë me shpirtin.
Në fund, për aq sa e njoh Berishën, dua të them se ai nuk ka asnjë video, për një arsye që lidhet me vetë karakterin e tij. Video mund të ketë plot për politikanë, gazetarë apo biznesmenë. Ato mund t’i kenë rivalët e tyre, të dashurat e tyre, gratë e tyre, apo gjithkush tjetër. Mund të ndodhë dhe t’ia çojnë Berishës, por nuk duket se kjo ka ndodhur. Ai përveçse nuk është një tip racional që të dijë të përdorë fakte apo të planifikojë strategji ndaj kundërshtarëve, ka dhe një kuriozitet pervers për seksin dhe pornografinë, sa nuk duron dot as 5 minuta për ta publikuar. Mbaj mend të ndjerin Olldashi sa shumë u lodh që fotot nudo të Edi Ramës, që ja dërguan në rrugë anonime, t’i mbante larg tij në fushatën e vitit 2007. Në një farë mënyre ja doli t’i mbante së paku një javë, derisa në fund ai përdori Fallziçin, thjesht për t’i parë të skanuara dhe i postoi menjeherë në një listë adresash nga e cila u peshkua gazeta “Sot” dhe të nesërmen e botuan gjithë gazetat. Rezultati ishte që Rama e ktheu atë në favor të vet, por ajo që dua të them është se Berisha nuk duron dot të mbajë një video ndaj kundërshtarit, duke pritur një “kohë të përshtashme”. Edhe në rastin e Ramës, sapo botoi fotot, filloi të flasë se ka dhe një video, me idenë se terrori mund ta gjunjëzonte kundërshtarin, që në fakt e forcoi” – shkruante asokohe Baze.
i.b. / dita

Mero gelbaza= asfalia greke
Mero eshte krenar se ka hapur mijera varre me “eshtra te ushtareve greke”. ose me sakte “heronj greke”, eshtrat e te cileve vazhdojne e bien me shiun nga malet direkt e ne Peshtan
Ca te presesh nga ty 33 vjet i ndave gjysmen hengre me saliun tani me kristaqin.sahan lepires
Meros ju nuk i vini as te bishti. Saleh Bej cakerri po shkon me shpejtesi drejt rruges se m….