Këtë të premte është zhvilluar një takim online mes liderëve të Ballkanit të Hapur.
Kreu i qeverisë maqesonase Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama, ranë dakord për krijimin e grupeve të përziera ndër-sektoriale të punës për temat e krizës dhe me qëllim krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur.
Në fillim të takimit, Kovaçevski falënderoi për mbështetjen e hapur presidentin Vuçiç dhe Ramën dhe theksoi se propozimi francez për veton me Bullgarinë, i është përcjellë kuvendit.
Ndërsa, Rama dhe Vuçiç veçmas përsëritën mbështetjen e tyre për aktivitetet e ndërmarra nga Kovaçevski dhe theksuan se e ardhmja evropiane e rajonit është e vetmja mundësi e mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë.
Në takimin e sotëm, liderët e nismës Ballkani i Hapur theksuan rëndësinë e aktiviteteve të ndërmarra për të shfrytëzimin e lidhjes rajonale dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, e cila tashmë ofron përfitime ekonomike për të gjithë qytetarët.
Ata konkluduan se përgatitjet për panairin e madh të verërave, ushqimit dhe turizmit në Serbi po shkojnë mirë, në të cilin kantinat dhe prodhuesit e verës nga të tre vendet do të kenë mundësinë t’i prezantojnë produktet e tyre para mysafirëve nga rajoni dhe Evropa.
o.j/dita

Ou ou ou, tani gjithe investimet e BE do i marri Srbia, ne emer te Shqiperise se Hapur.
Grupet nder – sektoriale. me vize ne mes.
Nuk mbaron galeria e palacolleqeve dhe putaneria e shitjes se Shqiperise me grupe – nder-sektoriale
Si puna e grupit te shitjes se Detit. Grup negociatior i thoshte.
Qelbesira te ndyra
Aldrin debili me gjuhe rrugaci:
Investimet nga BE nuk jane bamiresi komuniste per investimet duhen projekte serioze, keto projekte miratohen nga komisionet perkatese te BE dhe pasi kalojne ne filtra jepen si lote me pas vazhdon kontrolli i zbatimit, me sa di une Rilindja nuk ka paraqitur ne BE asnje projekt, nderkohe qe Serbia vetem muajin e fundit ka derguar mbi 20 projekt-investime, por fuqia e Serbise nuk vjen vetem nga pergatitja intelektuale, kjo fuqi vjen nga lendet e para kryesisht si karburante dhe gaz natyror e drithera qe Serbise Putini ja jep me cime te ulura, pothuaj badiava dhe kjo e ben Ballkanin e Hapur nje grope septike per vendet e tjera qe duhet te orientojne ekonomite e tyre sipas oreksit te Vucicit dhe bosit te tij sovjetik Putinit te Rusise. Edi Rama ne vend te shkoje si vasal i Vucicit te Serbise, duhet te ndaloje t’i hedhe benzine zjarrit maqedonas duke mallkuar Bullgarine si nje yshtje per te ngritur moralin e spiuneve te UDB qe komandojne opoziten agresive ne kete vend artificial te krjuar nga Stalini, Tito dhe Dimitrovi dhe te nderprese cdo tentative antishqyptare me Ballkanin e Hapur qe i sherben vetem George Sorosit dhe Putinit te Rusise.
Ec përpara Edi Rama.Kush nuk e kupton OPEN BALKAN..ti bjere cylës-fyellit me nië vrimë.
Unë dua që qyteti im Fieri,Shqipëria të mos vuaj nga furnizimet e çdo asortimenti.
-Lutem,meqënse deputeti që unë kam votuar E.Braçe po bën OPOZITARIN sidomos ndaj bujqësisë..GRADOHENI MINISTËR TË BUJQËSISË dhe le ta shohim se çdo bëjë.
-Më kujtohet një rast 40 vjet më parë: Kur Zv/Ministri kritikoi Ministrin për do punë që Atij nuk i pëlqenin..KM e gradoi Ministër..duke i qëndruar afër..Dhe dihet se si përfundoi..! Kohë socialiste..
O Lale mallakastre:
Lalucet e Fierit do te ecin perpara vetem kur te ulen dhe te shkruajne projekte per zhvillimin e bujqesise myzeqare dhe te bejne lutje Zotit qe t’i beje zap spiunet e Vucicit ne Maqedoni qe te ulin koken dhe te pranojne oferten franceze te Macronit qe Shqypnia te hyje ne BE dhe te fitoje fondet e bashkimit, ndryshe te presesh bamiresi sovjetike nga Ballkani i Hapur i Edvinit eshte:
PRIT GOMAR TE MBIJE BAR!
Marrezite e marrezive nuk kane fund, vazhdon shitja e interesave dhe e sovranitetit te popullit shqiptar.
Ballkani i hapur ose konfederata ballkanike per her te pare permendet ne vitin 1860 nga mbreti serb, svetozar markovic, dhe atij bullgar harkov per krijimin e serbis se madhe si ide ruse. per dalje ne detin adriatik dhe jon. mbas ketij projekti rus u okupua kosova dhe shqiperia nga serbet. prandaj sot kem te njejtit aktor serb dhe bullgar per okupimin e kombit shqiptar . zotri kryeminister a nuk ke turp mu rradhit me milloshevicin putinin e lukashenkon.