Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E BUJSHME: Po mbyllen dyqane CONAD në Shqipëri!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > E BUJSHME: Po mbyllen dyqane CONAD në Shqipëri!
EkonomiKryesore

E BUJSHME: Po mbyllen dyqane CONAD në Shqipëri!

Published: June 30, 2023
Shpërndaje

Dy nga kompanitë që mbartin dhe kanë zhvilluar emrin Conad në Shqipëri papritmas kanë mbyllur dyqanet e tyre.

Pronatyra Treg nga 2009 dhe FOOD & HEALTH–ALBANIA që nga 2012 kanë patur të drejtat e ushtrimit të aktivitetit të tyre përmes markës Conad, në bashkëpunim me kompaninë Conad Albania.

Conad një nga markat e para Italiane të rrjetit modern të supermarketeve ka ardhur në Shqipëri rreth vitit 2008. Në atë kohë shumë prej nesh nuk e kishim hasur një qasje të tillë për blerjet tona, kështu që për rrjedhojë investimi i tyre në vendin tonë u pa si një e mirë që i kishte ardhur koha por edhe i nevojitej  Shqipërisë.

- Publicitet -

Kompania Italiane në vitin 2010 u përpoq ta rriste prezencën e saj me qëllim zgjerimin ne treg, duke i shtuar dyqaneve Conad edhe një tjetër markë që ishte në pronësinë e tyre por që kishte  çmime të lira, Todis.

U duk sikur planet u thurën të mirëmenduara dhe suksesi ishte i  garantuar.

Çfarë ndodhi në të vërtetë është ajo që na rezulton sot, dyqanet Conad u tkurrën ndër vite dhe në 2023 numërohen  rreth 25 supermarkete më pak.

TODIS me 10 dyqane u mbyll perfundimisht, duke dështuar që të pranohej nga konsumatori shqiptar.

Një histori kjo (të paktën deri më tani) aspak e krahasueshme me madhështinë e suksesit të Conad në vëndin e vet, Italinë, ku është edhe një nga rrjetet e para për raportin kualitet-çmim, një parameter ky shumë lehtë i gjykueshëm nga klientët.

Ende nuk ka nje njoftim zyrtar nga drejtuesit e Conad Albania, kompania që edhe bën politikat tregtare duke pasur të drejtën e përdorimit të markës Conad në vendon tonë, për ti pyetur më gjërë për shkaqet e mbylljes së një pjese të mire të rrjetit të supermarketeve tyre.

Mos ndoshta shtrenjtësia e çmimeve që ata vendosin gati të papërballueshme për shqiptarët , mos ndoshta inflacioni i rritur i këtij viti të vështirë, mos ndoshta mosmarrëveshje midis tyre, këtë do duhet ta imagjinojmë, tani për tani, të dashur lexues.

Fakt është që sot Conad në Shqipëri  ka probleme.

Nga redaksia Dita Online

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
18 Comments
  • Coop says:
    June 30, 2023 at 8:30 am

    Rrjeti i vertet Conad nuk operon ne Shqiperi qe ne vitin 2012 (kontrata u prish per mos pagesa) tani qe Conad i vertet sjell prokurorine Italiane ne Shqiperi keta pirate ja fusin vrapit dhe mbyllin cdo gje. Beni nje kerkim te thjeshte o gazetar. Conad ne Shqiperi eshte njelloj si tabelat e McDonalds te vena neper sufllaqtore fshati. Nuk kishin me te drejte as te perdorin emrin, se produkete jo e jo. Produkete e skaduara te Conad Italia ripaketoheshin dhe shiteshin ne vend. Dikush duhet te mbaj pergjegjesi per kte mashtrim 10 vjecar.

    Reply
  • Asd says:
    June 30, 2023 at 8:51 am

    Shqiptaret nuk kane bythe te zhvillojne nje marke; Arsyeja eshte qe duhet integritet, politike ekonomike dhe repektim kontrate. Jemi akoma ne kohen “kap c’te kapesh”, “falsifiko” dhe “hidhja kujt te mundesh”. Nga ana tjeter as shteti nuk ka ditur te stimuloje veprimtarite pozitive dhe më te ndershme me konsumatorin, por e mjaftohet me kontrolle te siperfaqshme, te korruptuara dhe qe mjaftohen me pagesen e disa gjysmë taksave. Eshte koha per revolucion ne rregullimin e marredhenieve tregtare dhe kontrollin e tyre.

    Reply
  • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi says:
    June 30, 2023 at 9:32 am

    Asgje e bujshme, eshte Fukaralleku i ulur kembekryq (me VKM) qe i mbyll ato dyqane ashtu si shume bisnese ne kete Shqiperi qe varferohet perdite si nga ekonomia si nje rinia qe po e braktis.

    Reply
  • demo says:
    June 30, 2023 at 9:45 am

    Keta Ekonomatet e Bankave BKT,BKM,BKLetj thone qe ka flux te jashtzakonshem valute drejt shqiprise,.
    Bossat e Droges sjellin para per Ndertime Strategjike,,Cerrat e Droges blejne apartamentet dhe mejhanet strategjike. Keta nuk blejne ushqimore,,
    Populli qe blen miell,oriz,qepe,majdanoz,,eshte si katundari ne Rinas,qe numuron Avionat me pare qe ulen dhe ngrihen.

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    June 30, 2023 at 10:56 am

    Conad ne Shqiperi cmimet e cilesine i ka pasur shume me keq se ne Itali.Ky eshte fundi hileqarve ne kapitalizem!

    Reply
  • demo says:
    June 30, 2023 at 12:23 pm

    ore po runi njehere andej nga zall Dajti,nga Brari,Surreli,nga Shengjergji, mos kane zbuluar ndonje minjere Ari dhe nuk tregojne?.Shqipria ja coi vleren Euros ne fund te kembeve.Me gjithe Dollarin.As fabrika,as kombinate,as nafte,as qymyr,As Prodhim,Emigrante kane gjithe jevgjeria ish komuniste!Ca me shume se ne. Jaaalla o Brace!Shalqiri Divjakes po ja heq breket Euros dhe Dollarit
    Gjalle eshte Sude Kadena,? cfare po ndodh Kopetentiiii!

    Reply
  • Kon Suma Tori says:
    June 30, 2023 at 1:29 pm

    Zgjedhin Shqiperine per tjafutur dhe ja kane futur, por kohet e fundit shqiptaret (administratoret ekonomik) po kuptojne se ne vend qe te perfitojne italianet pse te mos perfitojne “adminstratoret” ekonomik te buznesit vendas! Ai qe e ha eshte gjithmone konsumatori

    Reply
  • Gerti says:
    June 30, 2023 at 2:17 pm

    Shyqyr se na vodhen manaxherat shqiptar te conadit i vinin çmimet si donin ata nje artikull 7 euro ne itali ketu e benin 25milek Njerez pa cip menaxherat e Conadit.

    Reply
  • Lasgushi says:
    June 30, 2023 at 3:01 pm

    Me cilësinë e mallrave në njësitë CONAD në Shqipëri dhe raportin e cmimit më të ( që është skandal dhe vjedhje e hapur)
    Në Itali,po të ndodhte ky fenomen.Pronari,brënda ditës do arrestohej e futej në burg.
    Por skane faj,këtu tek ne nuk ka shtet por vetçm korupsion.

    Reply
  • Po says:
    June 30, 2023 at 3:03 pm

    Me keqardhje po skemi ne buxhet te perballojm Conad,-Dehlez-carfour e co
    E thjesh. Nuk rrin keto kompani se do blej vetem Rama dhe Saliu.

    Reply
  • Migena says:
    June 30, 2023 at 3:20 pm

    Po Conad ne Shqipri i ka cmimet me te shtrnjta se ketu ne itali ,normal qe do falimentoje bile ka zgjat shume ..plus mallrat e skadume te conadet e italise i sjellin tek ne..shum mir qe te largohen..

    Reply
  • Migena says:
    June 30, 2023 at 3:27 pm

    Coop e ke gabim …asnje nuk mund te perdori logon Conad dhe ta hapi ne Shqipri e ke gabim..Conad te denancon Brenda 24 oresh dhe te heqin me sekonda e Jo me ne Shqiperi qe ka shum supermarkete conad dhe ksn vite aty ..mos ja fut kot

    Reply
  • Barzagli says:
    June 30, 2023 at 7:14 pm

    Populli shqiptar fatkeqesisht asht shume ma i varfer se ai i Italian, ne shqiperi Conad i veshin cmimet si ne Itali, shto edhe kulturen tone, manipulimet , pisllicet, me nje fjal bir Selman i nanes Ca me vajtu ma par.

    Reply
  • Astrit Lamçe says:
    July 1, 2023 at 6:52 am

    Mallra te prokuruara ne nje treg te pasur (cilesi rregulla etj. )nuk eshte e lehte ti shesesh ne nje treg te varfer.
    Iku ajo kohe qe me eskluziva ne perendim beje biznes kollaj ne Shqiperi. Tani per te shitur duhet mund i papare si dhe te “kapercesh ylberin”
    Astrit Lamçe

    Reply
  • Françesko says:
    July 1, 2023 at 7:05 am

    Në pith ropve të vej Conad na shkatërroj nga ekonomia me çmimet e saj shumë të papërballueshme për familjet shqiptare çik shteti që po na rrejp por edhe dyqane si Conad po na shkatërron ekonominë e popullit shqiptar

    Reply
  • R says:
    July 1, 2023 at 2:13 pm

    Çpaskeni qenë more popull ngelët duke thënë na shkatërroj nga ekonomia , sikur ka qenë conad monopol dhe ju nuk kishit ku shkonit e blinit tjetër

    Reply
  • Sofie says:
    July 2, 2023 at 7:10 am

    Conad vetem emrin kishte te gjitha artikujt ishin te marketeve tona dhe cmimet ishin te larta dhe pervec kesaj malli qe nuk shiteshe kthehesh prap tek conad nuk hidheshe

    Reply
  • Shpetimi says:
    July 2, 2023 at 10:52 am

    Conad është një zinxhir supermarketesh, i cili përjeton rritje nga njëri vit në tjetrin. Ajo që ju quani mbyllje nuk është asgjë tjetër veçse heqje e të drejtës së përdorimit të logos Conad, nga drejtuesit e kompanisë, atyre dyqaneve Franchise që nuk respektojnë standartet e Conad-it. Këto dyqane në të vërtetë nuk ka si të mbyllen, pasi nuk janë pronë e Conad, por ato vazhdojnë aktivitetin, pa lidhje me Conad-in. Ndërkaq, kompania Conad ku ka këtë kohën e duhur për përshtatjen e tyre në raport me standartet e Conad, e kur kjo nuk është bërë, atëhere është vendosur ndërprerja e bashkëpunimit nëpërmjet heqjes së logos dhe mosfurnizimit. Pra, është një tregues i mirëfunksionimin të Conad-it dhe jo ashtu sikundër aludon ju. Sa për përfilljen e konsumatorit, treguesi më i mirë është aktiviteti në vlerë dhe përfitueshmëria e kompanisë, tregues këto që janë në rritje nga njëri vit në tjetrin. Edhe në vitin 2022, krahasuar me vitin 2021. A tregon ulje apo ngritje interesi nga ana e konsumatorëve një dinamikë e tillë ku sundon rritja?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?