Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E dënuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-gjyqtarja e Krujës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > E dënuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-gjyqtarja e Krujës
KronikeKryesore

E dënuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre, lirohet nga burgu ish-gjyqtarja e Krujës

Published: June 12, 2022
Shpërndaje

Është liruar nga burgu ish-gjyqtarja Enkeleda Hoxha. Kujtojmë se të shtunën, Apeli i Posaçëm e refuzoi kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleda Hoxha për lirim nga qelia.

Hoxha është dënuar me tre vjet burg për “korrupsion” dhe kërkonte shuarje të masës “arrest në burg”, pretendim që dje u rrëzua nga Apeli.

Ish-gjyqtarja u dënua nga Gjykata e Posaçme me 3 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfitoi 1/3 e uljes së dënimit.

- Publicitet -

Po ashtu për Hoxhën u dha edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Enkeleda Hoxha u arrestua një vit më parë me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme pasi dyshohet se me 9 persona të tjerë kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale.

Mes të arrestuarve janë, avokati Aldo Tabaku si edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi.

Si funksiononte skema?

Fillimisht, sipas SPAK, të dënuarit zgjidhnin avokat Aldo Tabakun, i cili kishte kontakte të ngushta me gjyqtaren Enkeleda Hoxha.

Nga ana tjetër, sekretarja e Gjykatës bënte të mundur që çështja të kalonte për shqyrtim pikërisht nga gjyqtarja Enkeleda Hoxha, e cila merrte vendim pro kërkuesve.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • labi says:
    June 12, 2022 at 9:26 am

    Po mire qe ta marrim vesh,e njejta gjykate te shtunen e refuzon lirimin e saj dhe te dielen ne mengjez e liron? Cfare llogjike e zbatim ligji eshte ky? Apo Shqiperi hesapi!

    Reply
  • Tironci says:
    June 12, 2022 at 10:55 am

    Kta dhe kur denohen nuk bejn burg futen brenda therrasin gazetaret ta mari vesh ter bota qe jan ne burg han drek ne burg dhe dalin, dhe populli pret qe kta te ven mend , kush nuk do bente nje jav burg per qindra milion lek , burg esht kur futesh denohesh 10 vjet dhe ti hedhin çelsat ne det , njesoj siç ja bejn atyre qe nuk kan kurrfar mbeshtetie qe per nje cigare ashash harroen ne burg , ka disa qe kan hyr qe ne vitin 95 dhe nuk dalin , jo se funksionon drejtesia por se nuk kan mbeshtetje dhe perkrahje nga drejtesia dhe politika si kjo mostra ne fjal , jetojm distem mafjozesh .

    Reply
  • Spak says:
    June 12, 2022 at 11:37 am

    Dicka nuk shkon ne kete lajm! K/redaktori duhet ta rishikoje!

    Reply
  • demo says:
    June 12, 2022 at 12:34 pm

    Apeli ja kundershtoi Lirimin,,Kush e liroi?Kush e dha Vendimin e Lirimit?

    Reply
  • Donat says:
    June 12, 2022 at 12:45 pm

    E beri kohen e burgut,1 vit,aq sa ishte denuar. Dini shqip ju a jo,?

    Reply
  • L beqiraj says:
    June 12, 2022 at 2:21 pm

    Lala kjo asht shum e pa drejt gjyqtar dh prokur bejn krime lirojn kriminel nga burgu kurse nje njeri i thjesht po te kapet me nje thik ose pistolet ja fusin prodhim dhe armbajtje pa leje shtat vjet burg

    Reply
  • XXXL says:
    June 12, 2022 at 2:41 pm

    Nuk po e kuptojme shkrim me keq se nje tallava, apo eshte “perkthyer” nga google.
    Kjo surrogato plehre Enkeleda eshte ne burg apo eshte liruar nga bashkekriminelet e saj ne (Pa)drejtesi?

    Reply
  • Dreqtsia ne dore te arben krajlit ne lalez says:
    June 12, 2022 at 2:43 pm

    Mos u zemroni te dashur bashkatdhjetar,se kjo nuk ka bere dicka me teper nga ata qe jane ne detyre dhe e liruan…
    Nuk ka vjedhur e shkelur ligjin me shume se ata qe ngrihen ne detyre(arben llalla e co)ose si ata qe dhane doreheqjen,ose ata qe vetingu i la te shijojne placken e grabitur…

    Reply
  • Mira says:
    June 12, 2022 at 3:12 pm

    Turpi te mbulofte Shqiperi e gjyqtareve kriminele si kjo Enkeleda!! Tupr per faqen e zeze!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?