Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, duke e gjetur atë të papajtueshëm me Kushtetutën. Ky vendim anulon dekretin e Presidentit për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë dhe lë Veliajn në detyrë
Gjykata Kushtetuese vendosi të hënën të rrëzojë vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Vendimi u bë publik nga Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.
Zaçaj tha se vendimi u mor me shumicë dhe se shumica e gjeti vendimin e Këshillit të Ministrave të papajtueshëm me Kushtetutën. Zaçaj theksoi se qeveria nuk kishte referuar shkelje të rënda të Kushtetutës që do justifikonin shkarkimin.
“Po kështu, Gjykata, vlerësoi, me shumicë votash, se Këshilli i Ministrave, teksa vendosi shkarkimin e kërkuesit nga detyra sipas nenit 62, shkronja “c”, të ligjit nr. 139/2015, nuk e ka justifikuar shkarkimin me shkeljen e rëndë të Kushtetutës dhe të ligjeve, për të cilat ai mund të mbahet përgjegjës. Në këtë pikë, Gjykata theksoi se mbrojtja e interesit publik për të garantuar të drejtën e zgjedhësve për t’u qeverisur nga një organ i zgjedhur drejtpërdrejt nuk mund të justifikojë cenimin e garancive kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Me këtë vendim, i marrë me shumicë votash, Veliaj mbetet kryebashkiak ndërsa anulohet dekreti i Presidentit për zgjedhjet e parakohshme në Tiranë. Zaçaj bëri me dije se një vendim për pezullimin e këtij dekreti mbetej në fuqi deri në zbardhjen e vendimit të Kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese gjeti gjithashtu se vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Veliajt ishte i papajtueshëm me Kushtetutën e vendit. Ndër arsyet kryesore ishte fakti se ishte cenuar e drejta e Veliajt për t’u dëgjuar. “Gjykata, me shumicë votash, vlerësoi se procedura e ndjekur në rastin konkret nga këshilli bashkiak dhe më tej nga Këshilli i Ministrave, duke mos e njoftuar kërkuesin, nuk ka garantuar të drejtën e tij për proces të rregullt në aspektet e së drejtës për t’u dëgjuar dhe për t’u mbrojtur”, thuhet në njoftim.
Veliaj u shkarkua nga detyra me iniciativë të Kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit vuri në lëvizje edhe Këshillin Bashkiak që më pas votoi unanimisht, përfshi opozitën, për shkarkimin e Veliajt.
Në Këshill, Veliaj u shkarkua mbi argumentin e “mosparaqitjes në detyrë për një periudhë 3-mujore”, ndërkohë që ai ndodhet në masën e arrestit me burg që prej shkurtit 2025, për shkak të hetimeve të SPAK-ut për korrupsion
Vladimir Karaj – Reporter

U dhjene dy Nuse mbi te njejtin kale,
njera Rame Ed e tjetra Bame President,
ama na shpetoi ajo shoqe Manastrilija,
tani qe dhe Bella ka pune te Hetuesia.
Hajde Edvino shkarkoje shpejt Gjykaten Kushtetuese! Si guxojne ata plepista te hedhin poshte vendimet e tua?
Tani me kryetarin e bashkis de jure në burg, kryetari de fakto i bashkisë do të jetë kryetari real i të gjithë bashkive të vëndit , kryebashkiaku i nivelit global, Edi Rama. Ky vendim çimenton Edi Ramën si kryebashkiak faktik të Tiranës por shmang edhe humbjen e sigurt të kandidates së ripjelljes socialiste, Djellës Manastirlesh, në qoftë se zgjedhjet do të bëheshin vërtet me drejtuesen politike të fushatës, Belën që nuk nuk mund të aplikoj më në Tiranë strategjin e saj elektorale me gratë e mënçura të Myzeqes dhe burrat e tyre çyrykër, aq më tepër që tani është thirrur në SPAK si xhepistja kryesore e kryekusarit horror kombçfarosës Edi Rama.
SPAK-u do të ndjekë tre shkallët e gjyqsorit, që do të thotë që Veliaj do të qëndrojë me vite në burg, por do të jetë Kryetar i burgosur. Do të jenë banorët e Tiranës që do t’a vuajnë faktin e Bashkisë pa drejtues. Për këtë arsye, mos u gzoni shumë se fitoi Veliaj por humbën banorët votuesit. Nuk është humbje e Ramës, por është humbje e votuesve dhe po doli i “pastër” nga akuzat votuesit do të paguajnë çdo ditë burgu Veliajt nga taksat e tyre. Ata që gëzohen janë dritëshkurtër dhe nuk kuptojnë që po veprojnë në kundërshtim të interesave të tyre!