Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka pranuar padinë e kryeministrit Rama për rastin “Balluku” duke e kaluar çështjen për shqyrtim.
Ndërkohë vijon mbledhja në Kolegj, pasi po shqyrtohet kërkesa e dytë e qeverisë, ajo e pezullimit të vendimit të GJKKO deri në marrjen e një vendimi final nga ana e kësaj gjykate. Për këtë pikë po diskutohet dhe pritet një vendim në vijim.
Pas vendimit të GJKKO për pezullimin e zv/kryeministres nga detyra, pati një ankimim në Kushtetuese nga ana e qeverisë, ku kryeministri pretendon se vendimi i gjykatës është antikushtetues, pasi ka ndërhyrë në kompetencat e tij.
Gjykata u mblodh fillimisht të enjten e javës që lamë pas, por mbledhja e Kolegjit u shty për sot. pas diskutimeve, padia u pranua dhe do të ketë një shqyrtim në seancë plenare ku do të vendoset nëse është apo jo i drejtë pezullimi i zonjës Balluku.
Në kërkesën e dërguar në Kushtetuese Këshilli i Ministrave thotë se vendimi i Gjykatës së Posaçme për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres të Infrastrukturës dhe Energjisë ndërhyn drejtpërdrejtë në kompetenca e 3 organeve të shtetit: kryeministrit, Presidentit dhe Kuvendit.
“Pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakuum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së”, arsyeton Këshilli i Ministrave.
Sipas qeverisë, Belinda Balluku nuk mund të pezullohej nga detyra, pasi në cilësinë e anëtares së qeverisë gëzon të drejtat si deputete.
Qeveria në argumentet e saj i referohet nenit 103 të Kushtetutës, ku shprehimisht thuhet:
1. Ministër mund të caktohet kushdo që ka cilësitë për deputet.
2. Ministri nuk mund të ushtrojë asnjë veprimtari tjetër shtetërore dhe as të jetë drejtues ose anëtar i organeve të shoqërive fitimprurëse.
3. Anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit.
Vijon

Pas vendimit Kushtetueses (nese ajo do i jape te drejte Rames), SPAK do sjelle ne parlament kerkesen per heqje imuniteti per Ballukun.
Asaj si do ja beje Rama pastaj…do marre serish plancin mbi surrat e do perdore kartonat e deputeteve te tij per ta mbrojtur pas vehtes? Edhe mundet, por ashtu do dale vete serish bythjashte si dikur ne ato fotot ne plazh publik e nuk do kete ku ta fshehe dot Belen ….
Me sistemin e drejtesise eshte bere nje MUT i madh! Jane propozuar nga partite politike! Pra qe ketu sistemi i jone i pa-drejtesise ka rene!Vetingu qenka bere nga politika,qe do te thote se nuk ka drejtesi me! Drejtesine sot e bejne disa TV te blera dhe dise analiste e gazetare te tredhur! Moderatore, qe kane probleme me ligjin, na bejne moral! Medioker dhe idiote te ditur dhe te njohur si dinake, Ish njerez te sistemit komunist punojne ne SPAK! Njerez jo te duhur jane zgjedhur ne keto organe! Metoda jo ligjore perdorin keto organe! Masa ne burg eshte e zakonshme! Por une nuk pres qe bashkejetuesja e ALibeajt apo gruaja Bejtjes te bejne drejtesi!
O kajmakëria spermë berishiane ha mut ha se ka sa të duash .